Një grua lind një fëmijë në oborrin e xhamisë së Pejgamberit (paqja qoftë mbi të) në Medine pasi kishte pasur dhimbje të papritura të lindjes.
Drejtori i Përgjithshëm i Autoritetit të Gjysmëhënës së Kuqe Saudite të degës së Medinës, Dr. Ahmed bin Ali Al-Zahrani tha se ekipi vullnetar i SRCA i bashkangjitur në qendrën e ambulancës në ambientet e Al-Haram e ndihmoi gruan të lindte foshnjën në mënyrë të sigurt.
Sipas raportimeve, Al-Zahrani tha se kur ekipi mjekësor mbërriti në ambientet e lokalit e gjeti gruan në gjendje kritike dhe ajo ishte gati të lindte. “Gruaja po përjetonte kontraktime, gjë që tregonte se ajo ishte në lindje”, tha ekipi i SRCA.
Ekipi e mori me shpejtësi dhe ndoqi protokollin e rreptë dhe e asistoi gruan të lindte. Ndihmë ofroi edhe një mjek i cili ishte i pranishëm në këtë moment .
Nëna dhe foshnja u transferuan në spital të sigurt pas lindjes. Dr. Al-Zahrani thotë se raste të tilla kërkojnë kujdes intensiv mjekësor. Sipas tij, foshnja u lind në mënyrë të sigurt për shkak të trajnimit të specializuar të stafit mjekësor që kishin marrë si mjeke.