Si të sillemi në rrjetet sociale?

Shikuar nga prizmi i Sheriatit islam, dijetarët myslimanë kanë lejuar për dorimin e rrjeteve sociale, me kusht që përdoruesi t’ju përmbahet rregullave dhe bontonit islam. Shfrytëzimi për të mirë dhe përdorimi i drejtë i rrjeteve sociale konsiderohet vepër e mirë dhe sipas rregullave të jurisprudencës islame, hynë në kategorinë e mubahit (të së lejuarës).(1) Kurse esencën e mubahut e paraqet vetë Allahu i Lartë në Kuranin ?snik, ku thotë: “Të pyesin ty se ç’është e lejueshme, thuaju: “Ju lejohet juve çdo gjë që është e mirë...”(2) Në vazhdim, në disa pika, do të sjellim disa mësime për një përdorim të lejuar, hallall, të këtyre rrjeteve sociale:

Qëllimi i mirë dhe i sinqertë për përdorimin pozitiv të rrjeteve sociale

Dije se për të gjithë veprimtarinë, qo?ë fetare apo të natyrave profane, nijeti i sinqertë është parakusht për pranimin e veprës. Pra, që vepra të konsiderohet e hairit, pozitive dhe e pranuar te Zoti, kërkohet qasja korrekte dhe qëllimi i pastër i përdorimit të këtyre rrjeteve. Në hadi-thin e Muhamedit a.s. thuhet: “Vërtet, veprat vlerësohen sipas qëllimeve (nijeteve) dhe çdo njeriu i takon ajo që ka pasur për qëllim.”(3)

Ruajtja e devotshmërisë dhe bindja se allahu sheh dhe dëgjon

Personi i cili i frikësohet Zotit, i respekton rregullat e vendosura prej Tij. Zoti në Kuranin famëlartë thotë: “Më i ndershmi prej jush tek Allahu është ai që i frikësohet më shumë Atij. Vërtet, Allahu është i Gjithëdijshëm dhe për Atë asgjë nuk është e fshehtë.”(4)
Një mysliman që është i vetëdijshëm për Allahun xh.sh., i Cili është i Gjithëditur dhe me Diturinë e Tij e ndjek atë në çdo situatë, e ka të vështirë që rrjetet sociale t’i përdor për qëllime të këqija dhe negative kur ai të jetë i vetmuar dhe larg njerëzve. Zoti i Madhërishëm thotë: “Ne e kemi krijuar njeriun dhe dimë se ç ‘pëshpërit ai në vetvete dhe Ne jemi më afër tij se damari i qafës së tij.”(5)

Dyshimi ndaj të tjerëve pa ndonjë dëshmi të qartë

Një nga rregullat e jetës, por edhe të ?khut islam thotë: “Njeriu është i pafajshëm, derisa të vërtetohet e kundërta, gjegjësisht derisa të vërtetohet fajësia.” Faji në jurisprudencën islame mund të ngritët vetëm përmes dëshmisë të qartë. Askush nuk mund të fajësohet me diç që është e dyshimtë apo pa ndonjë dëshmi 100% të sigurt. Interneti dhe rrjetet sociale janë vendi ku mund të rrjedhin një mori informacionesh pjesërisht të veri?kuara. Në mesin e këtyre informacioneve, ka që janë të paqarta, të pasigurta dhe të dyshimta, të cilat mund të konsiderohen si të gjymta dhe jo të plota. Ekzistojnë grupe të caktuara që plasojnë me qëllim informacione gjysmake, në mënyrë që të shkaktojnë huti dhe dyshime, si dhe të terrorizojnë intelektualisht kundërshtarët e tyre. Për këtë arsye, besimtari duhet të ketë kujdes dhe t’ju shmanget këtyre dyshimeve në rrjetet sociale, ashtu që të mos bëhet pjesë e fushatës virtuale që përhap mundim dhe terrorizëm intelektual. Allahu i Madhërishëm në Kuranin ?snik thotë: “O ju që keni besuar, largohuni prej dyshimeve të shumta, meqë disa dyshime janë mëkat.”(6)

Spiunimi i të tjerëve dhe gjurmimi i të metave të tyre

Rregullat dhe standardet që vlejnë dhe respektohen në jetën reale, në përditshmëri, për të mos spiunuar dhe për të mos gjurmuar e hulumtuar për të metat e të tjerëve, nuk zbatohen siç duhet edhe në botën virtuale. Përkundrazi, duhet pasur më shumë kujdes në respektimin e rregullave të mirësjelljes, sidomos në botën virtuale, digjitale, pasi që shpejtësia e lajmit dhe e komunikimit në rrjetet sociale mundëson qasjen e lehtë deri te të dhënat personale dhe private, me ç’rast ka mundësi më lehtë të vije deri tek abuzimi dhe keqpërdorimi i tyre. Allahu i Lartë në Kurani ?snik për spiunimin thotë: “...dhe mos e spiunoni njëri-tjetrin.”(7) Po ashtu, Muhamedi a.s. në lidhje me gjurmimin dhe zbulimin e të metave të të tjerëve është shprehur: “O njerëz, ju që keni besuar vetëm me gjuhë dhe imani juaj akoma nuk ka depërtuar në zemër, mos përgojoni myslimanët dhe mos kërkoni të gjeni të metat e tyre, sepse nëse dikush mundohet të zbulojë të metat e tyre, Allahu do t’ia zbulojë atij të metat e veta dhe nëse Allahu i zbulon të metat e dikujt, Ai e turpëron atë publikisht që ta shohë kushdo, edhe nëse ai e ka fshehur atë në pjesën më intime të shtëpisë së tij.”(8)

Përgojimi dhe bartja e fjalëve nga të tjerët

Përgojimi (gibeti) nënkupton sjelljen e individit që përcjell dhe rrëfen detajet dhe sekretet e të tjerëve, si dhe diskuton me palën e tretë për problemet që nuk u përkasin atyre. Këtu përfshihet edhe përcjellja dhe bartja e fjalëve të huaja. Sa u përket rrjeteve sociale, kjo ndodh kur njerëzit tallen dhe përfolën nëpër mure të pro?leve, në faqe interneti, portale, grupe dhe biseda etj.. Nuk kursehen nga përgojimi pjesëtarët nga rrethi i ngushtë shoqëror e familjar, por edhe njerëz dhe e personalitete publike, duke harruar se kjo i dëmton rënd, si në personalitet, ashtu edhe në imazh dhe, më e keqja, humbet kohë e vlefshme me gjëra të tilla të ulëta. Allahu i Madhërishëm ka paralajmëruar se një veprim i tillë është i shëmtuar dhe ka kërkuar që të hiqet dorë nga thashethemet dhe përgojimi, duke thënë: “Mos e spiunoni dhe mos e përgojoni njëritjetrin! Mos vallë dëshiron ndokush prej jush të hajë mishin e vëllait të vet të vdekur?! Sigurisht që ju do ta urrenit këtë! Kijeni frikë Allahun!”(9)

Zilia për suksesin e të tjerëve

Zilia apo smira vjen si rezultat i mosdurimit dhe mos akceptimit të suksesit të tjetrit. Tashmë, zakonisht, në rrjetet sociale njerëzit publikojnë dhe shpërndajnë lajmet, aktivitetet dhe sukseset e tyre me miqtë virtualë. Besimtari mysliman e ka të ndaluar që të ketë zili për suksesin e tjetrit, për atë që sheh dhe lexon në muret e pro?leve të njerëzve të tjerë. Ai e di se një gjë e tillë është e ndaluar dhe se i Dërguari a.s., në lidhje me këtë temë ka thënë: “Mos jini ziliqarë për njëritjetrin.”(10) Po ashtu, ai ka thënë: “Ruajuni zilisë! Ajo i djeg të mirat, ashtu si i djeg zjarri drunjtë!”(11)

Debatet dhe diskutimet e panevojshme

Në rrjetet sociale duhet të shmangen të gjitha diskutimet që nuk ofrojnë zgjidhje të përbashkëta dhe që nuk sjellin përfundime të vlefshme e të dobishme, pavarësisht natyrës së temës për të cilën diskutohet apo debatohet, qo?ë ajo fetare, politike, kulturore, shoqërore apo ekonomike. Diskutimet e këtilla, pa një qëllim sqarues dhe pa një edeb në qasje, janë të panevojshme dhe të pafrytshme. Në lidhje me këtë, Muhamedi a.s. na ka mësuar kështu: “Mos u grind me vëllain tënd.”(12)
Në raste debati dhe diskutimi, si nëpër media vizive, ashtu edhe në ato të shkruara dhe rrjete sociale, duhet të tregohet një kulturë e lartë mirëkuptimi, me mundësinë për t’i dhënë edhe përparësi tjetrit dhe për t’ia respektuar mendimin. Zoti i Lartë thotë: “Kush bën durim dhe falë, s’ka dyshim se ajo është virtyti më i lartë (i lavdishëm).”(13)

Sharja, përdorimi i fjalëve bastarde dhe nxitja e urrejtjes

Një person me moral dhe sjelle të bukur kujdeset për fjalorin që përdor me secilin njeri dhe në secilën situatë, madje edhe gjatë përdorimit të rrjeteve sociale. Nuk ka dyshim se Islami, si një fe e moralit dhe mirësjelljes, i ka ndaluar sjelljet e pahijshme dhe të neveritshme, në mesin e të cilave bënë pjesë mallkimi, sharja, ofendimi, nënçmimi i tjetrit. Të gjitha këto gjëra konsiderohen mëkat. Muhamedi a.s. në një hadith ka thënë: “Sharja e myslimanit është një mëkat i madh (fusuk).”(14) Ja edhe dy hadithe të tjera që ?asin mbi këtë temë:
“Besimtari nuk është mallkues, as ofendues dhe as i pistë me gjuhë.”(15) Po ashtu: “Besimtari nuk është njeri që i lëndon të tjerët me fjalë, as nuk mallkon e as nuk shan. Ai nuk është gojëndyrë.”(16) Si përdorues të internetit, bartim përgjegjësi që hapësirën ku veprojmë ta bëjmë të sigurt, pa postime dhe komente të dhunshme, diskriminuese dhe fyese. Në raste të këtilla, duhet të raportohen përmbajtjet e tilla te përgjegjësit e platformave.(17)

Të qëndruarit larg imoralitetit

Shoqëria bashkëkohore vlerësohet si një shoqëri kryesisht materiale, ku dominojnë pasionet dhe dëshirat, andaj dhe nuk duhet habitur se përse rrjetet sociale janë të vërshuara me përmbajtje të pamoralshme (imorale). Për më tepër, zhvillimi i internetit ndihmoi në rritjen dhe zhvillimin e industrisë pornogra?ke. Ky biznes, pra me përmbajtje devijante dhe të pamoralshme, u zhvillua aq shumë dhe pati ?time të mëdha, saqë, revista e famshme “Forbes”, e shpalli vitin 2018, si vitin e industrisë pornogra?ke, e cila vlente më shumë se 100 miliardë dollarë.(18) Pasur parasysh këtë, për një besimtar dhe besimtare, është detyre fetare dhe morale që të qëndrojë larg këtyre materialeve devijante, të cilat mund të postohen në pro?le, grupe apo faqe të ndryshme të rrjeteve sociale. Ajo që duhet bërë është pastrimi i listës së miqve dhe të faqeve që frekuentohen, e që përmes tyre ka mundësi të vihet në kontakt me përmbajtje të tilla. Po ashtu, duhet të ketë sa më shumë frekuentim të faqeve me përmbajtje edukative, morale dhe kulturore. Sot në rrjetet sociale i ke hapur të gjitha dyert, si të udhëzimit, ashtu edhe të devijimi. Kurani ?snik na thërret të qëndrojmë larg rrugëve që shpijnë në amoralitet dhe devijimit. Ja se çfarë thotë Allahu xh.sh.: “Dhe mos iu afroni imoralitetit (zinasë), sepse vërtet ai është vepër e shëmtuar dhe është një rrugë shumë e keqe.”(19) E, Muhamedi a.s. na ka mësuar se edhe syri bën mëkat, edhe veshi bën mëkat, sikur edhe organet e tjera që nuk kursehen nga këto materiale dhe objekte imorale.(20)

Gënjeshtra dhe paraqitja me profile të rrejshme

Gënjeshtra në Islam është rreptësisht e ndaluar dhe kundërshtohet plotësisht me të vërtetën. I Dërguari i Zotit, Muhamedi a.s., në shumë hadithe ka theksuar se, assesi, nuk mund të bashkohet Islami me gënjeshtrën dhe mashtrimin. Në një prej haditheve të tij thuhet: “Shenjat e myna?kut (dyfytyrëshit) janë tri: Kur ?et gënjen, kur premton, nuk e përmbush premtimin dhe kur i besohet diçka, tradhton.”(21)
Kur bëhet fjalë për rrjetet sociale, mënyra më e përhapur e gënjeshtrës dhe e mashtrimit shfaqet përmes paraqitjes së njerëzve me pro?le jo të sakta. Nga të dhëna zyrtare, njo?ohemi se vetëm në Facebook ekzistojnë rreth 4% e pro?leve ?ktive, që i bie rreth 88 milionë pro?le. Arsyet se pse krijohen këto pro?le mund të jenë të natyrave të ndryshme, por kryesisht dominojnë ato për qëllime të komunikimit anonim, për t’u zbavitur me lojërat online, për t’ju shmangur përgjegjësisë, për shfaqje të reklamës, propagandës, spiunimit, tradhtisë, etj.. Paraqitja e rrejshme në rrjetet sociale, duke krijuar pro?le ?ktive, është një akt mashtrimi dhe bie ndesh me bontonin islam dhe edukatën që promovoi Muhamedi a.s., i cili, për mashtrimin, thotë: “Kush na mashtron, ai nuk është prej nesh.”(22) Më e keqja ndodh kur dikush, në emër të fesë dhe të thirrjes islame, paraqitet me emra dhe pro?le të rrejshme!

Verifikimi i informacioneve

Informacionet që qarkullojnë në internet dhe sidomos në rrjetet sociale ka mundësi që të jenë të sakta dhe të pasakta. Për këtë arsye, informacionet të cilat i marrim nga rrjetet sociale dhe që nuk jemi të sigurt për saktësinë e tyre, duhet të shikohen dhe të veri?kohen mirë, pavarësisht sinqeritetit dhe besueshmërisë së personit që bënë transmetimin e tyre. Personat e tillë mund të jenë të drejtë dhe të sinqertë, por mund të jenë edhe mashtrues dhe jo të sinqertë. Sa për ata që mashtrojnë dhe janë të pandershëm, për lajmet e tyre, Zoti urdhëron dhe thotë: “O ju që keni besuar! Nëse ndonjë njeri i pandershëm ju sjell ndonjë lajm, sigurohuni mirë (në është i vërtetë), për të mos i bërë dëm ndokujt pa dashje, e të pendoheni pastaj për atë që keni bërë!”(23) Ndërsa, arsyeja se pse duhet të veri?kohen lajmet dhe informacionet që na vijnë nga persona të besueshëm dhe të ndershëm është se këta, ndoshta nga injoranca dhe nga pa vetëdija, apo edhe të ndikuar nga vërshimi i madh i informacioneve në botën virtuale, mund t’i transmetojnë dhe t’i ndajnë me të tjerët.

Postimi i detajeve nga jeta private personale dhe familjare

Rrjetet sociale sot, për shumë përdorues të tyre, janë kthyer në “dritare të hapura”, ku të tjerët mund të shikojnë më shumë se sa duhet nga jeta jonë private, familjare dhe shoqërore. Intimiteti familjar dhe shoqëror ka më pak rëndësi se sa për?timi i disa llajkave dhe shikimeve. Një numër i madh i përdoruesve të rrjeteve sociale, pa i llogaritur mirë pasojat, postojnë dhe ndajnë me të tjerët detaje nga jeta e tyre private, duke postuar ushqimin e mëngjesit, pastaj të drekës e të darkës, ndejat dhe shëtitjet familjare, madje edhe punët dhe sexhdetë e bëra për hir të Zotit. Shikuar nga prizmi dhe bontoni islam, kjo çështje nuk duhet të merr përmasa të tilla, sa që edhe çështjet private të dalin nga “katër muret” e shtëpisë dhe ambientit familjar. Janë disa aspekte jetësore që duhet të mbeten në domenin privat, brenda intimitetit familjar e shoqëror dhe mos të publikohen pa nevojë në rrjetet sociale. Në lidhje me këtë, Muhamedi a.s. na mëson: “Publikimi i detajeve nga jeta private është e ndaluar (haram).”(24)

Kalimi i kohës në rrjetet sociale

Shfrytëzimi dhe përdorimi i rrjeteve sociale për qëllime të mira dhe pozitive, sipas këndvështrimit islam, bie në kategorinë e veprave të lejueshme (mubah), sikurse është dëgjimi i radios, gjumi, ngrënia, shëtitja, etj.. Mirëpo, nëse përdoruesi i rrjeteve sociale e tepron, duke harxhuar kohën pa masë apo duke lënë pas dore disa detyrime të tjera (farz), sikur që janë namazet ditore, detyrimet familjare apo puna, atëherë përdorimi i tyre shndërrohet në vepër të ndaluar (haram). Zoti i Madhërishëm në Kuranin ?snik urdhëron e thotë: “Dhe mos e teproni, se Allahu nuk i do ata që e teprojnë!”(25) Pra, myslimani i vërtetë i shfrytëzon në mënyrë racionale të gjitha të mirat dhe veprat e lejueshme (mubah), në këtë rast edhe rrjetet sociale, me bindjen se në Ditën e Llogarisë do të pyetet për secilin moment të jetuar në këtë botë. Pejgamberi a.s., në një prej këshillave të tij të bukura, thotë: “Shfrytëzoi pesë gjëra para pesë të tjerave: Rininë para se të arrijë pleqëria, shëndetin para se të arrijë sëmundja, pasurinë para se të vijë varfëria, kohën e lirë para se të zihesh me punë dhe jetën para se të vijë vdekja!”(26) Është e mirë që herë pas here të bëhet një tërheqje nga rrjetet sociale dhe të bëhet një plan i matur mbi kohën që do të kalohet në to. Nuk është e thënë që çdo ditë, në çdo moment, të shqetësohemi me fotogra?të apo mendimet e të tjerëve!(27)
Këto ishin disa udhëzime në lidhje me përdorimin e drejtë të rrugëve moderne të komunikimit, respektivisht të rrjeteve sociale. Njëkohësisht pamë pikëpamjen islame për atë se cila është dispozita fetare e rrjeteve sociale, e komunikimit virtual. Gjithashtu, qëllimi ynë nuk ishte që të ngremë gishtin tregues lart, në shenjë qortimi apo kërcënimi, për të bërë që ju të hidhni mënjanë përdorimin e këtyre mjeteve, por deshëm të japim disa këshilla dhe të sinjalizojmë drejt një përdorimi më të shëndoshë dhe të arsyeshëm të rrjeteve sociale.


_________________________
1. Jusuf Dza?c, “Islam i društvene mreže”, publikuar në revistën periodike “Muallim”, nr. 74, viti 2018.
2. El Maide, 4.
3. Imam Buhari, Es-Sahih, nr. 1.
4. El Huxhurat, 13.
5. Kaf, 16.
6. El Huxhurat, 12.
7. El Huxhurat, 12.
8. Ebu Davudi, Es-Sunen, nr. 4880.
9. El Huxhurat, 12.
10. Hadith më i gjatë, shih Buhari, Es-Sahih, nr. 6064-6066.
11. Ebu Davudi, shih në: Rijadus-salihin, nr. 1569 (versioni elektronik).
12. Hadithin e shënojnë imam Tirmidhi, Es-Sunen, nr. 1995; Buhari, El-Edeb el-mufred, nr. 394. etj.
13. Esh Shura, 43.
14. Ahmed, El-Musned, nr. 3647, 3903, 4126, 4345; Buhari, Es-Sahih, nr. 48, 6044, 7076.
15. Ahmedi, Taberani; shih në veprën dr. Muhamed Ali el Hashimi, “Muslimani Ideal”, Prishtinë, 2008, f. 237.
16. Buhari, El-Edeb el-mufred, nr. 395.
17. “Ein gesunder Umgang mit Social Media”, publikuar në linkun: https://
magazin.sofatutor.com/schueler/ein-gesunder-umgang-mit-socialmedia-so-klappts/ (Tetor, 2022).
18. Ibid., Jusuf Dza?c, “Islam i društvene mreže”.
19. El Isra, 32.
20. Shih tek Imam Muslimi.
21. Buhari, Es-Sahih, nr. 33; Muslim, Es-Sahih, nr. 219-221;
22. Ahmed, El-Musned, nr. 5113; Muslim, Es-Sahih, nr. 294.
23. El Huxhurat, 6.
24. Ahmed, Musned, nr. 11235; El-Bejheki, Es-Sunen, nr. 14099.
25. El En’am, 141.
26. Nesaiu, Es-Sunen, nr. 11832; Hakimi, El-Mustedrek, nr. 7846.
27. Shih në “Ein gesunder Umgang mit Social Media”, linku i lartshënuar.


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Dr. Violeta Smalaj - Prindërimi