Të tjetërsuar në masë të konsiderueshme nga qenia e tyre shpirtërore dhe të nxjerrë nga ekuilibri natyror i proceseve normale psikobiologjike dhe shoqërore, populli ynë për dekada të tëra, është duke përjetuar vështirësi të theksuara në përpjekjet që të adaptohet në realitete vazhdimisht të rënda.
E zënë në kurthën e individualizmit dhe aspiratave megalomane egocentrike të natyrës materiale; një pjesë e madhe e popullatës së Kosovës është bërë viktimë e dështimeve dhe dëshpërimeve të njëpasnjëshme, në përpjekjet e pasuksesshme për t’i realizuar ato.
Spiralja vetëshkatërruese e shpenzimit joracional të energjisë psiko fizike, pa mbështetje në sistemin e vlerave të mirëfillta dhe të qëndrueshme etike e morale, duket thuajse nuk ka të pushuar. I përmbytur në vorbullën e aspiratave materialiste, me mentalitet gjithnjë e më konsumator dhe hedonist (i prirë vetëm nga arritja e kënaqësisë), shqiptari "bashkëkohor", duket sikur një balenë e madhe që e lëviz era në mënyrë të pamëshirshme në drejtime të ndryshme, duke i shkaktuar ankth, frikë, pasiguri, jostabilitet dhe dezorientim, të cilin mundohet ta mëshehë pa sukses. Njëmbëdhjetë muaj në mënyrë të pamëshirshme e konsumojmë veten, si në rrafshin trupor ashtu edhe në atë shpirtëror. Pasojat për shëndet janë evidente.
Megjithatë, me dijen e tij gjithëpërfshirëse për dobësitë e njeriut para sfidave të botës materiale, Allahu i Madhërishëm, me mëshirën e tij të pakufishme, në mënyrë të vazhdueshme na ofron mundësi që të riorientohemi dhe të rivendosim ekuilibrin e humbur shpirtëror-biologjik dhe shoqëror, duke i dhënë kuptim të plotë jetës sonë. Një prej këtyre mundësive është muaji i bekuar i Ramazanit. Me kodeksin e rregullave precize të të menduarit, të përjetimit, të sjelljes dhe të të ushqyerit, ky muaj paraqitet si shërues i padukshëm i mendjes, ndjenjave, vullnetit, percepcionit dhe epsheve tona;
si ripërtëritës i rendit fiziologjik në trupin dhe mendjen tonë; dhe si burim i energjive krijuese, në rrafshin individual dhe kolektiv.
Si një kirurg i përkryer, që largon nga trupi dhe mendja gjithë atë që rëndon proceset fiziologjike të organizmit dhe që degradon sjelljen tonë shoqërore në njëmbëdhjetë muajt paraprak; muaji i bekuar i Ramazanit është dhuratë e mrekullueshme e Krijuesit tonë e pakrahasueshme, dhuratë, për gjithë njerëzimin.
Me norma të qarta në rrafshin trupor, psikologjik, shoqëror dhe shpirtëror, muaji i Ramazanit është spirancë e fuqishme për organizmin dhe personalitetin e lodhur të njeriut në valët e jetës së përditshme stresuese, si parandalues i çrregulllimeve të reja; dhe si burim i stabilitetit, duke na e kujtuar atë për kuptimin e vërtetë të jetës.
Për pohimet e sipërpërmendura ekziston argumentim i bollshëm shkencor. Në rrafshin e sistemeve të organeve konstatohen procese gjithëpërfshirëse të pushimit, relaksimit, ripërtëritjes dhe regjenerimit, në të gjitha nivelet:
- stabilizohet ritmi cirkadian i prodhimit të hormoneve, në veçanti hormonit të megatoninës që është ¬inicues i proceseve në gjëndrat me tajim të brendshëm, nëpërmjet rivendosjes së ritmit të natyrshëm të ditës e natës - zgjimit dhe gjumit;
- ripërtëritet mukoza e lukthit dhe e traktit të tretjes në përgjithësi, si rezultat i mosngacmimit me ushqim gjatë ditës;
- fuqizohet sistemi imunologjik (mbrojtës) i organizmit nëpërmjet zvogëlimit të stresit dhe uljes së prodhimit të hormoneve të kores së gjëndrës mbiveshkore,
- rritet prodhimi i proteinave me riorientimin e proceseve metabolike nga proceset glikolitike nga procescet lipolitike dhe sinteza e proteinave;
- ulet metabolizmi bazal dhe shpenzimi i energjisë së përgjishme;
- stabilizohet metabollzmi i glukozës (sheqerit);
- "shkrihen" indet e tepërta yndyrore duke e pastruar trupin nga toksinat (helmet) e ambientit të¬deponuara në to;
- stabilizohet tensioni sistolik i gjakut nëpërmjet uljes së vëllimit minutor të zemrës;
- zvogëlohet prodhimi i ensimeve për tretjen e ushqimit në lukth, në pankreas dhe në mëlçi;
- ulet funksioni filtrues i veshkëve, etj ..
Dobitë psikologjike dhe shoqërore të agjërimit
Në rrafshin psikologjik, dobitë janë po ashtu shumë të mëdha. Ato, në radhë të parë, janë rezultat i rikujtimit dhe vetëdijësimit të njeriut për qenien e tij shpirtërore. Te qartësuarit e marrëdhënieve ndërmjet funksioneve psikike, si aspekte materiale të funksionimit mental të njeriut, dhe funksioneve shpirtërore, si kategori metafizike e vërtetuar nga të giithë librat e shenjtë, e ndihmon njeriun që, nëpërmjet kultivimit të lidhjes së drejtpërdrejtë me Krijuesin të arrijë kënaqësinë shpirtërore, duke ulur ankthin, frikën ekzistenciale e pasigurinë, dhe duke shtuar vetëbesimin dhe vetërespekin.
Në këtë funksion janë edhe: (1) mbizotërimi i epsheve nga vullneti i motivuar; (2) normalizimi i kërkesave që ego-ideali ia vë personalitetit në kuptim të korrigjimit të ambicieve joreale; dhe (3) përkrahja e mekanizmave të pjekur mbrojtës të personalitetit, siç janë sublimimi dhe altruizmi (përkushtimi për të bërë vepra të vlefshme shoqërore). Veç këtyre, si rezultat i fuqizimit të Un-it, lirohen edhe energjitë krijuese intelektuale, zvogëlohet ndjenja e fajit dhe zbehet kompleksi i inferioritetit. Personaliteti i njeriut pozicionohet më mirë ndaj presioneve psikologjike që vijnë nga ndërdija e tij, si dhe nga realiteti që e rrethon duke mundësuar shfrytëzimin optimal të energjive të mbetura psikike, si dhe zvogëlimin e ankthit e çrregullimeve të tjera psikike që lidhen me të.
Dobitë e muajit të bekuar të Ramazanit në rrafshin shoqëror manifestohen në formë të afërsisë së shtuar ndërmjet njerëzve, ndërprerjes së izolimit dhe vetëmjaftueshmërisë, zvogëlimit të sjelljeve devijante në shoqëri, si dhe krijimit të ndjenjës së përbashkësisë. Veç kësaj përmbushja e njërit prej obligimeve themelore, pagesës së sadekatul - fitrit dhe Zekatit, shton edhe barazinë ekonomike ndërmjet njerëzve, duke promovuar humanizmin dhe përmbushjen e të drejtave të njeriut. veçanërisht të kategorive më të ndjeshme të popullatës, siç janë jetimët, të varfrit, të papunët dhe personat me paaftësi të ndryshme.
Disa këshilla praktlke përkitazi me ushqimin gjatië muajit të Ramazanit
Gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit mënyra e të ushqyerit nuk duhet të dallojë shumë nga, ajo normale; ajo duhet të jetë sa është e mundur më e rëndomtë duke synuar në parim, ruajtjen e peshës së zakonshme.
Duke mbajtur parasysh orët e agjërimit, duhet të marrim ushqim që tretet ngadalë: në këto ushqime bëjnë pjesë artikujt nga: elbi, gruri, misri, gruri, fasulja, mielli i grytë, orizi i papërpanuar etj. (të ashtuquajturat, hidrokarbure komplekse). Duhen shmangur ushqime që treten shpejtë si ato të përgatitura nga mielli i bardhë (të ashtuquajturat hidrokarbure lë përpunuara).
Rekomandohet ushqimi me fije, i përgatitur nga drithëra, kungulli, farëra; perime si bizelet, borania, spinaqi, karrotat, si dhe pemët me lëvore, pemët e thara, veçanërisht kumbullat, kajsitë, pastaj bademi, fiku etj ..
Ushqimi duhet të jetë i ekuilibruar, me lloje nga të tri grupet e përmendura, p.sh., pemë, perime, mish/pulë, peshk, bukë/drithëra
dhe prodhim qunështi
Ushqimet e fërguara nuk janë lë shëndetshme dhe ngrenia e tyre duhet të kufizohet. Ato shkaktojnë çrregullime të tretjes, dhembje në lukth dhe probleme në peshë.
Duhen shmangur
• Ushqime të fërguara dhe me shumë yndyrë.
• Ushqime që përmbajnë shumë sheqerna.
• Ngrënia e tepërt veçanërisht para lindjes së diellit (suhur).
• Pirja e tepërt e çajit në syfyr, sepse shkakton humbjen e mineraleve dhe elektroliteve të vlefshme nëpërmjet urinimit të sforcuar.
• Pirja e duhanit deri në maksimum. Pirja e duhanit nuk është e shëndetshme dhe marrja e tij, mundësisht, duhet të ndërpritet plotësisht.
Rekomandohen
- Hidrokarbure komplekse në syfyr (shih më lart);
- Hurma si burim i shkëlqyeshëm i sheqernave, fijeve, kaliumit dhe magnezit;
- Bademe, që janë të pasura me proteina e me fije, si dhe kanë pak yndyrë;
- Banane, si burim i mirë i kaliumit, magnezit dhe sheqernave
- Uji ose lëngje pemësh ndërmjet iftarit dhe syfyrit në mënyrë që trupi të rregullojë nivelin e lëngjeve trupore me kohë.
Dituria Islame 228-229