Dispozitat specifike të haxhit që kanë të bëjnë me gruan

Haxhi është vizita e Shtëpisë së Shenjtë të Zotit, në Mekë, me qëllimin e kryerjes së veprimeve të caktuara, në një kohë të caktuar. Ai është një nga pesë shtyllat mbi të cilat është ndërtuar Islami dhe është farz ajn, obligim të bëhet një herë në jetë, për atë që i ka mundësitë. Ky punim kufizohet vetëm me dispozitat që kanë të bëjnë me gruan, si: hyrja në ihram, tavafi, saji, qëndrimi në Arafat, qëndrimi në Muzdelife, gjuajtja e gurëve në xhemarate dhe qëndrimi në Mina. Në vijim, në pika të shkurtra, do të flasim për dispozitat me të rëndësishme të secilës prej këtyre.

Hyrja në ihram

Rekomandohet që ata që duan të hyjnë në ihram për haxh, të përgatiten për të para se të hyjnë në të. Para hyrjes në ihram, qoftë për haxh apo umre, më parë, rekomandohet prerja e thonjve të duarve dhe të këmbëve, heqja e qimeve nga vendet e turpshme dhe nënsqetullave, pastrimi i dhëmbëve dhe krehja e flokëve. Në të gjitha këto çështje, si gruaja ashtu edhe burri janë të njëjtë në dispozita.
Rekomandohet që gruaja, kur dëshiron të falë dy rekatet e ihramit, të pastrohet - të marrë gusël nëse kjo është e mundur, e nëse është e pamundur larja, atëherë ajo merr abdes. Me gusël apo abdes bëhet nijet ihrami. Kjo larje ose abdes është mustehab edhe për femrën me cikël menstrual dhe gruan lehonë.(1)
Pas larjes, gruaja vesh rrobat e saj të zakonshme, këpucë dhe çorapë, ngase asaj i ndalohet veshja e ihramit - petkut ekskluziv të meshkujve, si dhe parfumon trupin dhe rrobat e saj. Është mustehab të qenët me misk. Nuk është e dëmshme mbetja e gjurmëve të parfumit, por mos mbetja e gjurmëve të tij është më mirë.(2) Ndërsa pas hvries në ihram, asaj nuk i lejohet përdorimi i parfumimit, prerja e thonjve të duarve dhe të këmbëve, si dhe heqja e qimeve nga vendet e turpshme dhe nënsqetullave.
Mandej gruaja, me përjashtim të asaj me cikël menstrual dhe lehonë, falë dy rekate namaz sunet të ihramit. Këto dy rekate nuk falen në kohë të ndaluar dhe pranohen me namazin e asaj kohe.(3) Por, nëse hyhet në ihram pa këto dy rekate, ihrami konsiderohet në rregull, por është mekruh.
Në momentin kur niieti. behe: me zemër dhe deklarohet edhe me goje:
"O Zot, dëshiroj ta kryej ma lehtëso këtë dhe pranoje nga unë! Vendosa ta kryej haxhin dhe hyra në e Plotfuqishëm!"
Pas kësaj thuhet telbija e ngritur zërin gjatë telbijes.
"Të përgjigjem o Zot. Të përgjigjem! Ti je i pa Ty të takon çdo lavdërim, begati dhe pushtet, Ti nuk ke shok."
Pas telbijes, i dërgohet salavat të Dërguarit të Allahut a.s., pastaj personi lutet për çfarë të dëshirojë.

Hyrja në mekë dhe në shtëpinë e shenjtë

Pas hyrjes në ihram shkohet në Mekë. Atje është mustehab të pastrohet - të marrë gusël nëse është e mundur, por nëse jo, atëherë lahet para këtij vendi. Larja është mustehab edhe për femrën me cikël menstrual dhe atë lehonë.
Kur gruaja e sheh Mekën, lutet dhe e thotë telbijen më zë të ultë derisa të arrijë në portën Es Selam, ani pse, për gruan vonimi i tavafit deri në mbrëmje është mustehab.
Kur gruaja ta shoh Qabenë thotë tri tekbire dhe thotë tri herë: "La ilahe il-lallah", pastaj i dërgon salavat Pejgamberit a.s. dhe bën dua për çka të dëshirojë. Duart nuk ngritën kur të shihet Qabeja dhe as gjatë bërjes së duave.
Pas kësaj shkohet në anën e Qabesë ku ndodhet Haxherul Esvedi (guri i zi), dhe e bën tavaful kudumin. Ajo e bën tavafin dhe nuk fal namaz tehijetul mesxhid, sepse tehijetul mesxhidi i saj është tavafi rreth Qabesë. Po ashtu, ajo nuk falë diçka tjetër, pos nëse i ka kaluar ndonjë namaz ose ekziston frika se për shkak të kryerjes së tavafit i kalon namazi i kohës, sunetet e konfirmuara, namazi me xhemat ose xhenazja. Në këto raste, së pari duhet kryer namazin, pastaj tavafin.(4)
Nëse kur arrihet në Mekë, gruaja është me cikël menstrual apo i shfaqet cikli pasi që të arrijë në të, ajo duhet të qëndrojë në vendbanimin e saj derisa ta përfundojë ciklin menstrual, e mandej ta bë tavaful kudumin dhe sajin ndërmjet Safasë dhe Merves.

Bërja e tavafit

Gruaja, duke qenë e mbuluar me përjashtim të fytyrës dhe duarve, si dhe e pastër me gusël apo abdes, fillon tavafin rreth Qabesë nga Haxherul Esvedi, në mënyrë që Qabeja të jetë nga ana e majtë e saj. Pastaj, kalon afër Haxherul Esvedit, ngrit duart paralel me supet apo veshët, me brendësinë e shuplakave të duarve të kthyer nga Haxherul Esvedi, pastaj e prek atë, në qoftë se nuk ka turmë nga burrat. Përndryshe nëse ka turmë, atëherë gruaja e bën tavafin larg Qabesë dhe vetëm ndalet dhe kthehet me fytyrë në drejtim të gurit të zi, me duar të ngritura paralel me veshët, të kthyera me brendësinë e shuplakave kah ai, duke thënë: "Ne emër të Allahut, Allahu është më i Madhi dhe Allahut i takon lavdërimi, lutjet dhe përshëndetjet qofshin mbi të Dërguarin e Allahut. O Zoti im, duke të besuar Ty, duke kryer obligimin Tënd, dhe duke e pasuar synetin e të Dërguarit Tënd, Muhamedit a.s.." Pastaj i puthë shuplakat e veta.
Është sunet që sa herë që kalohet pranë gurit të zi, të veprohet si në herën e parë, nëse kjo është e mundur. Mirëpo, në qoftë se herën e parë dhe të fundit veprohet siç e cekëm më lartë, kjo mjafton. Në çdo rreth, me dorën e djathtë preket këndi i Jemenit, por pa u puthur. Mirëpo, nëse nuk është e mundur të prekët për shkak të turmës, atëherë vetëm sinjalizohet në drejtim të tij.
Gruaja e kryen tavafin pa rremel (pa shpejtim në të ecur me shkundje supesh), pa idtiba (pa zbulim të krahëve).
Gjatë tavafit falënderohet Allahu, bëhet dua dhe i dërgohet salavat Pejgamberit a.s. dhe thuhet: Subhanallah, vel-hamdulilah, ve la ilahe il-lallah, vAllahu ekber, ve la havle ve la kuvvete il-la bil-lah.
Nëse gruaja është duke e bërë vetëm haxhin, ky tavaf i numërohet si tavaful kudum. Nëse është duke e kryer vetëm umren apo është ka'rin apo mutemetti, i numërohet tavaf i umres, pavarësisht se a është bërë nijet për të apo jo, kështu që ka'rini duhet ta bëjë një tavaf tjetër si tavaful kudum pasi ta ketë bërë sajin e umres.
Pastaj, nëse ekziston mundësia, falen dy rekate prapa Mekami Ibrahimit. Nëse nuk mund të falen aty, atëherë do të falen në cilindo vend tjetër, dhe pas atyre dy rekateve shkohet te Zemzemi për të pirë ujë, e më pas dilet nga dera e Safasë për të shkuar në kodrën e Safasë për saj.(5)

Bërja e sajit ndërmjet Safasë dhe Merves

Pas lirimit nga tavafi, është sunet të bëhet menjëherë saji. Për kryerjen e sajit nuk kushtëzohet pastërtia, që do thotë se saji i gruas me cikël menstrual dhe lehonë është i drejtë dhe i ligjshëm. Para se të arrihet në Safa, është mustehab të lexohet ajeti 158 nga kaptina El Bekare.
Gruaja, sikur edhe burri, edhe kur të gjendet te Safaja edhe kur gjendet te Merveja, është e referuar të bëjë dua-lutje. Kur ajo është te Safaja, bën lutje duke u kthyer me fytyrë kah Qabeja, e falënderon Allahun e Plotfuqishëm dhe e lavdëron Atë, merr tekbire dhe e përsërit dhikrin me tekbire nga tri herë dhe thotë La ilahe il-lallah, dërgon salavat Pejgamberit a.s., pastaj lutet për myslimanët dhe për vete për çfarë të dëshirojë. Mandej, niset drejt Merves duke ecur me ecje normale, duke bërë dhikër dhe duke u lutur.
Gruaja nuk vrapon kur të arrihet te shtylla e gjelbër, ngase kjo është specifike për burrat. Kur të arrijë në Merve, ajo vepron njëjtë si në Safa, siç është kthimi me fytyrë nga Qabeja, marrja e tekbirit, bërja dhikër dhe dua. Kështu duhet bërë shtatë rrathë. Ajo fillon nga Safaja dhe përfundon në Merve. Kjo ecje prej Safasë deri në Merve është një rreth, ndërsa kthimi prej Merves deri në Safa është rrethi i dytë.
Pas përfundimit të sajit, është mustehab të falen dy rekate namaz, në Mesxhidul Haram dhe nuk falen në Merve.(6)

Qëndrimi në Arafat

Gjatë rrugës për në Arafat thuhet telbija, tekbiri, duatë dhe salavatet. Kur personi të gjendet përballë malit Xhebelurr Rrahmeh, i cili ndodhet në Arafat, bën dua dhe kërkon falje për mëkatet e bëra, pastaj thotë telbijen derisa të arrijë në Arafat.
Në Arafat, koha kalohet duke bërë dua, dhikër, telbije dhe salavate për Pejgamberin a.s., kërkohet falje për vete, për prindërit, për të afërmit, për të dashurit e tij dhe për të gjithë myslimanët. Në të nuk kushtëzohet pastërtia, kështu që edhe gruaja me cikël dhe lehoni bëjnë dhikër dhe dua. Çdo dua përsëritet nga tri herë, duaja fillohet me lavdërim Allahut, me tesbih dhe salavate për Pejgamberin a.s. dhe përmbyllet me to dhe amin. Kështu qëndrohet deri në perëndim të diellit dhe kohë pas kohe, gjatë duasë, thuhet telbija.(7)

Shkuarja në Muzdelife

Kur dielli të ketë perënduar, pa e falë akshamin, haxhilerët nisen për në Muzdelife. Në rrugën drejt Muzdelifes është mustehab të thuhet telbija, tekbiret, duatë, të kërkohet falje për mëkatet, dhe t'i dërgohen salavate Pejgamberit a.s..
Akshami dhe jacia falen në Muzdelife, jo në Arafat apo gjatë rrugës për në Muzdelife, ndërsa është synet që haxhiu natën ta kalojë në Muzdelife deri në agim, pos për ata që janë të dobët, siç janë të sëmurët, të moshuarit dhe femrat. Prandaj, gruaja nuk obligohet me kurrfarë kompensimi nëse për shkak të tollovisë largohet nga Muzdelifeja dhe nuk qëndron në të.
Nata në Muzdelife kalohet me namaz, dhikër, lexim Kurani dhe dua, ngase në të janë bashkuar nderi i kohës dhe i vendit.
Është mustehab që sabahu të falet menjëherë, posa të hyjë koha e tij. Deri pak para lindjes së diellit, aq sa mund t'i falin dy rekate, haxhiu bën dua, tekbire, telbije, e falënderon Allahun xh.sh., lavdëron Atë dhe kërkon nga Allahu çka të dëshirojë.(8)

Shkuarja në Mina

Në mëngjesin e ditës së Bajramit, haxhilerët, pak para lindjes së diellit, përafërsisht aq sa mund të falen dy rekate, është synet që të nisen nga Muzdelifeja për në Mina. Gjatë largimit, haxhiu bën sa me shumë telbije dhe dhikër, gjersa në Muzdelife është mustehab që haxhiu t'i marrë guralecët, me madhësi të bërthamës së hurmës ose sa të një kokrre fasuleje, për t'i hedhë në Xhemretul Akabe9. Në vijim do përmendim ritualet të cilat kryhen në Mina:

1. Hedhja e gurëve në Xhmeretul Akabe
Kur në mëngjesin e ditës së parë të Kurban Bajramit, respektivisht më dhjetë dhulhixhe arrin në Mine, menjëherë riiset kah Xhemretul Akabe dhe në të hidhen guralecët, të cilët janë mbledh në Muzdelife, një nga një, njërin pas tjetrit. Gjatë hedhjes së çdo guri, merr tekbir dhe lutet dhe thotë: "Në emër të Zotit, Zoti është më i Madhi, për inat të shejtanit dhe kënaqësisë së Mëshiruesit. O Zot, bëje atë haxh të pranuar, një përpjekje falënderuese dhe mëkat të falur!" E, pas hedhjes së gurëve, haxhiu nuk ndalet aty për të bërë dua, por këtë e bën duke ecur dhe, këtë ditë, nuk gjuan gurë të tjerë.(10)

2. Therja e kurbanit
Pasi që haxhiu hedh guralecët në Xhemretul Akabe ditën e parë të Kurban Bajramit, ai e therë kurbanin (hedjin). Për mufridin ky kurban është synet, ndërsa për ka'rinin dhe mutemetiun është vaxhib. Por, nëse nuk kanë mundësi për të therë kurban, atëherë ata janë të obliguar të agjërojnë. Therja e kurbaneve dhe pagesa e tij tashmë menaxhohet nga vetë organizatorët e haxhit që d.m.th. te ne nga Bashkësia Islame e Kosovës.

3. Qethja e flokëve
Pas therjes së kurbanit, gruaja shkurton flokët në sasi të majave të gishtave, ndërsa rroja e kokës për gruan është mekruh tahrimen, përveç nëse është e domosdoshme.
Koha e shkurtimit të flokëve është në ditët e therjes së kurbanit, e që janë dita e dhjetë, e njëmbëdhjetë dhe e dymbëdhjetë, brenda hapësirës që përfshinë haremi. Koha fillon prej agimit të ditës së parë të Bajramit dhe zgjat deri në perëndim të diellit të ditës së tretë. Pas kësaj, haxhiut i lejohet gjithçka që i është ndaluar gjatë ihramit, pos kontaktit intim dhe para hyrjes që shpie në të, të cilat nuk lejohen derisa të bëhet tavafuz zijareh.(11)

Tavafuz zijareh (tavaful ifada)

Pas hedhjes së guralecëve në ditën e parë të Kurban Bajramit, pas therjes së kurbanit dhe pas shkurtimit të flokëve, haxhiu është më mirë të shkojë në Mekë po këtë ditë dhe ta bëjë tavafuz zijareh. Koha e tavafuz zijareh fillon prej agimit të vërtetë të ditës së Kurban Bajramit e vazhdon deri në perëndim të diellit të ditës së dymbëdhjetë të dhulhixhes. Gruaja nuk obligohet me kurrfarë kompensimi nëse për shkak të ciklit menstrual apo lehonisë e shtyn tavafuz zijareh edhe jashtë ditëve të teshrikut.
Pastërtia është vaxhib i tavafit dhe nuk është kusht për vlefshmërinë e tij. Por, edhe pse pastërtia nuk është kusht për vlefshmërinë e tavafit, megjithatë gruas me cikël menstrual apo lehoni nuk i lejohet ta kryejë tavafin në këtë gjendje. Ajo në fakt ose mund të përdorë barëra që ta prolongojë ardhjen e ciklit menstrual deri pas haxhit dhe kjo pa asnjë të keqe është e lejuar për të, ose nëse asaj i paraqitet cikli menstrual para kryerjes se tavafuz zijareh, dhe i pamundësohet të presë derisa të pastrohet (për shkak të terminëve të udhëtimit e largimit nga Meka), ajo e bën tavafin ashtu me cikël menstrual dhe mandej largohet nga Meka. E nëse ajo e kryen tavafuz zijareh në këtë gjendje, tavafi i saj është i pranuar, por ajo obligohet me therje të një bagëtie (lopë apo deve).(12)
Pas tavafit, haxhiu i falë dy rekate prapa Mekami Ibrahimit apo në ndonjë vend tjetër nëse nuk është e mundur, pastaj e bën sjin në qoftë se nuk e ka bërë para tavafit, dhe kështu më kryerjen e tavafuz zijareh i lejohet edhe kontakti intim.(13)

Hedhja e guralecëve Xhemerate

Në ditën e dytë të Bajramit (njëmbëdhjetë dhulhixhe), haxhiu i hedh guralecët në tri xhemeratet. Së pari i hedh shtatë guralecë në xhemren e vogël, që ndodhet në afërsi të xhamisë El Hajf. Me rastin e hedhjes së guralecëve kthehet nga Kibla dhe fillon t'i hedhë guralecët me dorën e djathtë. Gjatë hedhjes së secilit guralecë, thotë Allahu Ekber. Pas kësaj, shkon te xhemra e mesme dhe vepron njësoj si tek e para. Pastaj, shkon te xhemra e madhe, e cila quhet Xhemretul Akabe dhe vepron njësojë siç ka vepruar ditën e parë, duke mos u ndalur fare për të bërë dua, por bënë dua duke ecur. Pastaj, të nesërmen, që është dita e tretë e Bajramit (dymbëdhjetë dhulhixhe), pas zenitit, i hedhë nga shtatë guralecë në secilën prej tri xhemreve.
Nuk është e qortueshme nëse për shkak të tollovisë e shtyn hedhjen e gurëve jashtë kohës në të cilën është e preferuar hedhja e tyre.(14)

Tavafi i lamtumirës (tavaful veda apo tavafus sader)
Pas përfundimit të hedhjes së guralecëve, haxhiu shkon në Mekë. Haxhiu në Mekë qëndron deri ditën e udhëtimit. Para largimit nga Meka, personi e bënë tavafin e lamtumirës, i cili quhet tavaful veda ose tavafus sader. Kryerja e këtij tavafi është vaxhib për haxhiun jo mekas, ndërsa nuk është vaxhib për gruan me cikël menstrual apo lehonë.
Pas këtij tavafi, haxhiu falë dy rekate pas Mekami Ibrahimit apo diku tjetër, pastaj shkon te Zemzemi dhe pi ujë prej tij, i afrohet Qabesë nëse nuk është turmë dhe afër saj bën lutje, posaçërisht te dyert e Qabesë. Gruaja me cikël menstrual qëndron në derë të Haremit dhe aty bën dua, pastaj largohet nga Meka.(15)


_______________________________
1. Shih: Kasani, el Bedai, 2/143, Bedrudin el Ajni, el Binajeh, 4/167, lbën Nuxhejm, el Bahru err Rraik, 2/344, Zejleiu, Tebjinu el Hakaik, 2/8, etj.
2. Shih: eI Bahr el Amik, 1/637, el Meslek el Mutekassit, fq.32 dhe 36, el Xhevhere, 1/151, el Binajeh, 4/170.
3. Shih: el Hidajeh, 1/135, Tebjinu el Hakaik, 2/9, el Xhevhere, 1/151, el Bahr el Amik, 1/644-645, Fet'hu el Kadir, 2/432-433, Lubabu eI Menasik, fq.84, el Hedijetu el Alaijeh, fq.231, etj.
4. Shih: et Tebjin ve hashijetuhu, 2/15, el Bahru err Rraik, 2/350-351, Mexhma el Enhur, 1/271-272, Fet'h babi el lnajeh, 3/43-44, Lubabu el Menasik, fq.101-103, el Meslek el Mutekassit, fq.53-56, etj.
5. Et Tebjin, 2/15, el Bahru err Rraik, 2/351-356, Lubabu el Menasik, fq.103-107, ed Durr el Muhtar ve hashijetuhu, 2/493-496, el Meslek el Mutekassit, fq.56-62, el Hedijetu el Alaijeh, fq.236-238, etj.
6. Lubabu el Menasik, fq.129-130, Fet'hu el Kadir, 2/460.
7. Et Tebjin, 2/23, Fet'hu el Kadir, 2/247-468, Lubabu el Menasik, fq.133- 138, el Meslek el Mutekassit, fq. 91-100, etj.
8. Shih: el Bedai, 2/136, el Muhit, 2/428-429, et Tebjin, 2/28-29, el Xhevhere, 1/157-158, el Bahru err Rraik, 2/368, Lubabu el Menasik, fq.I43-149, en Nehru el Faik, 2/85-86, ed Durr el Muhtar ve hashijetuhu, 2/508-509, el Meslek el Mutekassit, fq.105-110, etj.
9. Xhemreh është vendi në cilin hidhen gurët.
10. Lubabu el Menasik, fq.149-152, el Meslek el Mutekassit, fq.I10-112, etj.
11. Shih: Durrer el Hukam, 1/229, el Bahru err Rraik, 2/372, Lubabu el Menasik, fq.153-155, ed Durr el Muhtar ve hashijetuhu, 2/515-516, el Meslek el Mutekassit, fq.II3-116, etj.
12. Shih: Tebjinu el Hakaik, 2/58-59, el Hidajeh, 1/181, Fet'hu el Kadir, 3/161.
13. Lubabu el Menasik, fq.156-157, el Meslek el Mutekassit, fq.116-117, etj.
14. Shih: el Bedai, 2/159-160, el Hidajeh, 1/146-147, el Ihtijar, 1/154-155, el Inajeh, 2/497-498, el Xhevhere, 1/160-161, el Binajeh, 4/253-257, Durrer el Hukam, 1/230-231, etj.
15. Shih: et Tebjin, 2/35-36, el Bahru err Rraik, 2/376-377, Lubabu el Menasik, fq.169- I 71, el Meslek el Mutekassit, fq.127-130, etj.


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Dr. Violeta Smalaj - Prindërimi