Mirësjellja e Muhamedit, alejhi selam, në jetën e tij bashkëshortore

Njeriu i cili bëri ndryshimin rrënjësor në këtë rruzull tokësor, ndryshoi për të mirë sjelljet e prindërve me fëmijët e tyre dhe anasjelltas, rregulloi raportet ndërmjet vëllezërve, ndërmjet bashkëshortëve, eliminoi të gjitha dallimet të cilat ishin shkak për prishjen e raporteve familjare, shoqërore, farefsnore, pa dyshim se ishte i Dërguari ynë i fundit (paqja dhe shpëtimi i Zotit qofshin mbi të!)
Muhamedi alejhi selam ishte ai i cili ngushëllonte të tjerët, fshinte lotët e të përvuajturve, vlerësonte ndjenjat, nuk bënte shaka me falët e tjetrit, dëgjonte ankesat dhe rënkimet, lehtësonte dhimbjen dhe pikëllimin, bashkë- ngjitej në udhëtime, garonte me shokët e tij, dialogonte, vlerësonte karakteret njerëzore dhe i çmonte ato, dhuronte dashuri, dhe iu ofronte lumturi atyre që atë e rrethonin. Vetë jeta e tij, sjellja e tij me të gjithë ata që e rrethonin, e veçanërisht me familjen e tij dhe me bashkëshortet e tija, të japin të kuptosh se nëse mbizotëron respekti, mëshira, dashuria, toleranca, butësia, zemërgjerësia në mes bashkëshortëve, ajo familje do të jetë prej familjeve të bekuara dhe të veçuara. Respekti dhe dashuria janë sekreti i vazhdimësisë dhe qëndrueshmërisë bashkëshortore.
Marrëdhëniet mes burrit dhe gruas, ai i tregoi duke e sjellë veten e tij si shembull në falë dhe në vepra, pra ishte personaliteti i tij që hartonte shembuj të ndryshëm pozitivë që do të trashëgoheshin pas shumë shekujve.(1)
Kështu bëri ndryshimet më të mëdha të mundshme që njerëzimi të ketë rregullsi dhe mbarësi në jetë. Zoti në Kuranin fsnik thotë:
“Me të vërtetë keni pasur shembull më të mirë tek i Dërguari i Allahut për atë që shpreson në Allahun dhe Ditën e Fundit dhe që e përmend shumë Allahun.” (El Ahzab, 21).
Mirësjellja, dhembshuria, mëshira dhe respekti janë tipare të pandashme te natyrës së tij të pastër, dhe kjo e bëri të Dërguarin e Zotit shembull të përkryer në shumë sfera të jetës.
Në një hadith, Profeti a.s. thotë: “Besimtari me besimin më të përkryer është ai që e ka moralin më të mirë. Më i miri prej jush është ai që sillet më së miri me familjen e tij.”(2)
Ishte më i suksesshmi dhe më i miri bashkëshort gjatë gjithë këtyre shekujve, sepse asnjë libër, asnjë histori dhe asnjë ngjarje, nuk tregon njeri me të përsosur se sa ai. Ai nuk theu asnjëherë ndjenjat e grave të tij, nuk i hidhëroi zemrat e tyre, nuk i përuli dhe asnjëherë nuk përdori dhunë kundër tyre. Profeti a.s. kurrë nuk ka vënë dorë mbi një grua. Patjetër që ishte i tillë, sepse morali i tij ishte Kurani, punonte me të dhe e besonte atë që gjendet në të.
Pejgamberi alejhi selam ishte me ndjenja të buta dhe i ndejshëm. Ai iu ?iste grave të veta falë dashurie dhe butësie, dhe secila prej grave të tija ka menduar se mu atë e dashuron më tepër se tjetrën. Ai e thërriste secilën prej tyre me emra të cilët ato i pëlqenin. Ai e thërriste Aishen: “Oj Humejra!” dhe ndonjëherë i shkurtonte emrat e tyre që t’ua qartësojë atyre atë çka e ka në zemrën e tij prej dashurisë dhe thoshte “Oj Aish...”(3)

Durimi i tij me gratë e tij.

Aisheja r.a. thotë: “Hyrën habeshijtë (etiopiasit) për të lozur në xhami dhe ai tha: “Oj Humerja (oj fytyrëbardhë me pika të imta të kuqe në fytyrë), a ke dëshirë që të shikosh?” Unë thash: “Po.” Ai qëndroi te dera dhe unë hipa dhe vendova mjekrën time në shpatullën e tij dhe e mbështeta fytyrën time për faqen e tij. Ajo (Aisheja) thotë: “Prej falëve të tyre në atë ishte Eba el Kasim i mirë.” I Dërguari i Allahut tha: “A shikove mjaf? Unë thashë: “Mos u ngut o i Dërguar i Allahut!” Më pas tha: “A shikove mjaf?” Unë thashë: “Mos u ngut o i Dërguar i Allahut!” Unë nuk kisha dëshirë që t’i shikoja ata, por pata dëshirë që gratë ta merrnin pozitën e tij tek unë dhe pozitën time tek ai.”(4)
Ai praktikoi në jetën e tij ajetin kuranor, ku Zoti Fuqiplotë thotë: “Jetoni e silluni mirë me to!” (Nisa, 19).

Dashuria e tij për gratë e tij.

Turpi s’vjen vetëm se me hair, ashtu siç na ka njofuar Pejgamberi a.s., përveç nëse kjo bëhet shkak që myslimani të humb diç prej çështjeve të dynjasë apo të dinit të tij. Pejgamberi a.s. e ka shprehur haptazi, me qëllim që t’i mësojë pasuesit e tij që ta shfaqin dashurinë ndaj grave dhe familjeve të tyre.
Kjo ka qenë me qëllim që të vazhdojë dashuria dhe të vazhdojë bashkëjetesa. Amr ibën el Asi ka thënë: “Shkova tek i Dërguari i Allahut dhe i thashë: “Kush prej njerëzve është më i dashur tek ti?” Ai tha: “Aishja”. Tashë: “Ndërsa prej burrave?” Ta: “Babai i saj.” Tashë: “E më pastaj kush?” Ta: “Omeri.” Më pastaj numëroi burra dhe unë heshta nga frika se do të më numëronte të fundit.”(5)

Modestia e tij me gratë e tij.

Enesi r.a. thotë se kur arritën në Medine prej Hajberit, së bashku me Pejgamberin a.s. ishte edhe Safja r.a.. Ai thotë se, e pashë Pejgamberin alejhi selam teksa ia mbante rrobën prej mbrapa, e më pastaj ulej afër devesë dhe e vendonte këmbën e tij dhe Safja vendonte këmbën e saj në gjurin e tij derisa hipte në deve.(6)

Njohja e gjendjes psikike të grave të tij.

Ndjeshmëria e tij e bëri atë që të jetë vigjilent për ndjenjat e grave të tij, ku ai e ndjente atë që e ndjenin ato dhe përballej me gjërat negative të këtyre ndjenjave me amnisti dhe falje. Aisheja r.a. thotë se Pejgamberi a.s. i ka thënë asaj: “Unë e di kur je e kënaqur me mua dhe kur je e hidhëruar ndaj meje.” Ajo i tha: “Prej nga e di këtë?” Ai tha: “Kur je e kënaqur me mua, ti thua “Jo, pasha Zotin e Muhamedit”, ndërsa kur je e hidhëruar thua “Jo, pasha Zotin e Ibrahimit”. Ajo i tha: “Po, o i Dërguar i Allahut, nuk e bojkotoj vetëm se emrin tënd.”(7)
Ai e kuptonte gruan se a është në një gjendje emocionale jo të mirë, dhem vepronte një veprim të cilin nuk do ta vepronte vetëm një njeri si Profeti ynë a.s.. Aisheja r.a. ka thënë: “Kur isha me të përmuajshmet dhe pija ujë, Profeti a.s. e merrte gotën e ujit dhe pinte nga vendi ku kisha pirë unë.”

Rehatia e familjes së tij.

Pejgamberi alejhi selam ishte ai që kërkonte rehatinë e familjes së tij dhe që mundohej në realizimin e saj, e në veçanti në udhëtim kur ka vështirësi, probleme dhe lodhje dhe kur frikësohej për ata që mos t’ju ndodh diçka e keqe. Enes ibën Maliku ka thënë: “Ishte Pejgamberi në udhëtim dhe ishte një djalosh që u printe deveve me shpejtësi. Pejgamberi a.s. i tha atij: “Më ngadalë (më butë) me gotat e xhamit!” (v.p. epitet ky që ua dha grave).(8)

Lutja e tij për gratë e tij.

Aisheja r.a. kur e ka parë të Dërguarin e Allahut në qejf të mirë i ka thënë: “Lute Allahun për mua!” Ai i tha: “O Allahu im, falja Aishes gjynahet që i ka bërë dhe që do t›i bëj, gjynahet që i ka bë fshehtas dhe gjynahet që i ka bë haptas!”, saqë Aisheja qeshi derisa koka e saj ra në prehrin e saj nga të qeshurit. Pejgamberi i tha: “A të gëzoi duaja ime?” Ajo i tha: “Po, përse të mos më gëzojë duaja jote?”. Ai i tha: “Pasha Allahun, kjo është duaja ime për ymetin tim në çdo namaz.”(9)

Mbrojtja dhe mëshira e tij për gratë e tij.

Shih sjelljen e tij kur Aisheja r.a. e ngriti zërin ndaj tij në shtëpinë e tyre. Këtë e dëgjoi Ebu Bekri r.a. dhe kur hyri e hapi këtë bisedë që ta godas me shuplakë, duke thënë se ai nuk e sheh të arsyeshme që ajo ta ngre zërin e saj mbi Pejgamberin a.s.. Në ato çaste Pejgamberi a.s. i doli përpara për ta mbrojtur Aishen. Ebu Bekri doli i hidhëruar dhe Pejgamberi a.s. tha: “Si të duket që unë të shpëtova nga ky burri?” Ebu Bekri qëndroi disa ditë e më pastaj mori leje që të hyj te Pejgamberi, dhe kur hyri i gjeti ata të dy të pajtuar dhe ju tha: “Më futni në paqen tuaj ashtu siç më futët në lufën tuaj.” Pejgamberi i tha: “E kemi bërë këtë, e kemi bërë këtë.”(10)

Mirëpritja e mendimeve dhe sugjerimeve të grave të tij.

Profeti a.s. kur vendosi të marrë rrugën për në Mekë për të kryer umren, pasi ishte penguar disa herë nga idhujtarët, nuk gjeti përkrahje e as gatishmëri në fllim nga shokët e tij për të udhëtuar. Ai i zemëruar hyri në shtëpi, e i tha Umu Selemes: “U shkatërruan njerëzit! Unë i urdhërova, por asnjë nuk e çoi në vend urdhrin tim.” Mirëpo, gruaja e tij e sugjeroi që ai vetë të dalë e ta rruante kokën para tyre, duke qenë e është e bindur se atëherë asnjë nuk do të hezitojë ta çojë në vend urdhrin e tij, ngase do ta kuptojnë se ky është urdhër përfundimtar dhe nuk ka kthim prej tij. Kështu edhe ndodhi. Posa doli i Dërguari i Allahut a.s. dhe e urdhëroi qethësin që t’ia rruante kokën, të gjithë vrapuan ta zbatojnë urdhrin e të Dërguarit të Allahut a.s.. I rruan kokat e tyre dhe u liruan nga ihrami i umres.(11)
Pra, ky veprim qe me sugjerimin e nënës së besimtarëve, Umu Selemes, Allahu qofë i kënaqur me të!

Nderi dhe respekti ndaj familjarëve të grave të tij.

Kur i vinte ndonjë dhuratë, Profeti a.s. ia dërgonte së pari të afërmve të Hatixhes. Ai i nderonte dhe tregonte shumë respekt për ta, duke ua dhënë madje edhe jastëkun në të cilin ulej. Kur dikush e pyeti për këtë sjellje, ai tha: “Unë i dua ata të cilët i ka dashur edhe ajo.”(12)
Aishja r.a. tregon se i Dërguari i Allahut e përmendte aq shpesh dhe ?iste për të kaherë me dashuri dhe admirim.
“Megjithëse nuk e kam takuar kurrë, nuk kam qenë asnjëherë aq xheloze për ndjenjat e Profetit a.s. kundrejt një gruaje tjetër, siç jam ndjerë për Hatixhen. Ai e përmend shpesh atë dhe e mban në konsideratë aq të lartë, saqë sa herë që therë ndonjë bagëti dhe e ndan, i dërgon të afërmve të Hatixhes pjesën e tyre.”(13)
Andaj me të drejtë mund të themi se një model e shëmbëlltyrë për jetën bashkëshortore sikur ishte i Dërguari ynë i fundit, Muhamedi a.s., do të mbetej i pakrahasueshëm me cilindo bashkëshort, jo vetëm për epokën në të cilën jetoi, por i tillë e i pakrahasueshëm do mbetet ai gjerë në amshim.


_____________________________
1. Hatixhe Ahmedi, Pejgamberi a.s., sjelljet dhe raportet e tij me gratë dhe
familjen e tij.
2. Hadithin e shënojnë Tirmidhiu dhe Ibën Maxheh në Sunenet e tyre,
ndërsa Albani në Sahih et-Tergib, 1925, e konsideron sahih li-gajrihi.
3. Muhamed bin Ismail el Buhari, El Edeb el Mufred, (el Mearif, Rijad
1998), nr. 287.
4. Muhamed bin Ismail el Buhari, Sahih el Buhari, (Tuk en Nexha 1422h),
nr. 5190.
5. Ahmed bin Hanbel, Musned Ahmed, (mueseset er risale, 1983), nr. 1637.
6. Muhamed bin Ismail el Buhari, Sahih el Buhari, (Tuk en Nexha 1422h),
nr. 2235.
7. Muhamed bin Ismail el Buhariu, Sahih el Buhari, (Tuk en Nexha 1422h),
nr. 5228.
8. Muhamed bin Ismail el Buhariu, Sahih el Buhari, (Tuk en Nexha 1422h).
9. Ibën Hibban, Sahih ibën Hiban, (mueseset er risale 1993), nr. 7111.
10. Ebu Davud, Sunen Ebi Davud, (er risale el alemije 2009), nr. 4999.
11. Ibën Haxher el Askalani, Fet’h el Bari, (El marife, Bejrut 1379h), nr.
2731.
12. sawtalhoda.com
13. Sire Nebevije, Muhamed ebu Shehbe, (el kalem 1427h, 2/644.


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Dr. Violeta Smalaj - Prindërimi