Etika e hyrjes në xhami (2)

Pejgamberi a.s ka thënë: «Sikur ta dinte ai që kalon para atij që falet për masën e mëkatit, do të ishte më mirë për të të priste dyzet sesa të kalonte para tij, Ebu En-Nadr thotë: Nuk e di a ka thënë dyzet ditë, apo dyzet muaj, apo dyzet vite»

Gjërat e qortuara në xhami

1. Është mekruh tahrimen ngrënia hudhër, qepë, apo diçka të ngjashme që ka erë të keqe, pavarësisht se a është prej atyre që hahet apo që pihet, sepse prej kësaj do të dëmtoheshin myslimanët dhe melaqet.(1)
Transmetohet nga Xhabiri r.a. se Pejgamberi a.s. ka thënë: «Kush ka ngrenë qepë, hudhër dhe perritë mos t'i afrohet xhamisë sonë, ngase melaqet dëmtohen nga ajo, nga e cila dëmtohen bijtë e Ademit».(2)
Ky hadith përfshin gjithçka që ka erë të keqe, prej atyre që hahet apo diçka tjetër. Por, janë përmendur qepa, hudhra dhe perritë për shkak të ngrënies se shumtë të tyre.(3)
2. Është mekruh tahrimen shitblerja në xhami për atë person që nuk është në itikaf Kjo pavarësisht se mallin a e sjell në xhami apo jo, pavarësisht se a ka nevojë për të apo jo dhe pavarësisht se a është për tregti apo jo.(4)
Personit, që është në itikaf i lejohet shitblerja, por pa e sjellë mallin në xhami. Kjo nëse shet dhe blen për shkak se ka nevojë për të për vetveten apo për familjen e jo për tregti, ngase shitblerja për tregti është e urrejtur edhe në qoftë se mallin nuk e sjell në xhami, për shkak se kjo e ndërpren ibadetin, andaj dhe nuk duhet që ai të zihet me çështjet e dynjasë.(5)
Sjellja e mallit në xhami është mekruh tahrimen, sepse në sjelljen e mallit në xhami është zënie e xhamisë me mallra për tregti. Këtë e argumentojmë më hadithin të cilin e transmeton Amr bin Shuajb, nga babai i tij, nga gjyshi i tij r.a. i cili thotë: «I Dërguari i Allahut a.s. ndaloi blerjen dhe shitjen në xhami».(6)
Gjithashtu transmetohet nga Ebu Hurejra r.a. se i Dërguari i Allahut a.s. ka thënë: «Nëse e shihni dikë që shet ose blen në xhami, thoni: Tregtia juaj mos fitoftë!»(7)
3. Ngritja e zërit, përveçse për përmendjen e Allahut xh.sh .. (8,9) Transmetohet nga Es-Saib bin Jezid r.a. i cili thotë: Isha duke qëndruar në këmbë në xhami dhe një njeri më gjuajti me guralecë, shikova kur ja Umer bin El-Hatab. Ai tha: Shko mi sjell ata dy. Ata dy ia solla atij. Ai u tha: «Kush jeni ju, ose prej nga jeni ju? Ata dy thanë: Nga populli i Taifit. Ai tha: Sikur të ishit prej banorëve të vendit do t’ju kisha goditur. Po e ngrini zërin në xhaminë e të Dërguarit të Allahut a.s.?!».(10)
Umeri r.a. ia ka mohuar atyre ngritjen e zërit me shprehje që nuk kanë nevojë për to dhe të cilat nuk janë të lejueshme në xhami. Ai ata dy i ka pyetur se prej nga janë, për ta ditur se a janë prej banorëve të vendit e që vendësit duhet ta dinin se ngritja e zërit në xhami me fjalë nuk është e lejueshme e r'i ndëshkonte dhe t'i edukonte. Por, kur ata dy i treguan se nuk ishin prej banorëve të vendit, atëherë ai i justifikoi ata me padijeni.(11)
Ngritja e zërit për mësim dhe për gjëra të tjera që kanë nevojë njerëzit është e lejuar, sepse xhamia është tubim i njerëzve e ata kanë nevojë për këtë.(12) Këtë e dëshmon hadithi, të cilin e transmeton Abdullah bin Kab bin Maliki, i cili thotë: Kab bin Maliku me ka treguar se Ibn Ebi Hadredinit ia ka kërkuar borxhin që ai ia kishte pasur, në kohën e të Dërguarit të Allahut a.s., në xhami. Zërat e tyre u ngritën saqë i Dërguari i Allahut a.s. i dëgjoi ata gjersa ishte në shtëpi të tij. I Dërguari i Allahut a.s. doli i drejtuar kah ata dhe e ngriti perden e dhomës së tij dhe e thirri Kab bin Malikun: «O Kab. Ai tha: Të përgjigjem, o i Dërguar i Allahut. I Dërguari i Allahut a.s. bëri shenjë me dorën e tij që ta heqë (falë) gjysmën e borxhit të tij. Kabi tha: Iu binda urdhrit tënd, o i Dërguar i Allahut. I Dërguari i Allahut tha: Ngrihu dhe paguaja atij (gjysmën tjetër)»(13)
Ngritja e zërit të Kabit dhe Ibn Ebi Hadredit në xhami përderisa ka qenë për të drejtë, Pejgamberi nuk e ka ndryshuar këtë. E sikur të mos lejohej ngritja e zërit për ndonjë të drejtë e as për ndonjë gjë tjetër, Pejgamberi a.s. nuk do ta linte pa e sqaruar këtë, ngase ai është mësues dhe Allahu e ka obliguar më këtë.(14)
Andaj themi se, hadithet të cilat e ndalojnë ngritjen e zërit, barten në atë nëse zërat janë të lartë, kurse hadithet të cilat e lejojnë barten nëse ata nuk janë të lartë.(15)
4. Ulja në xhami me qëllim të bisedës edhe në qoftë se fliten fjalë të lejuara, për shkak se xhamia nuk është ndërtuar për çështje të dynjasë. Mirëpo, në qoftë se në xhami është ulur për ibadet, mandej ai flet kjo nuk është e qortueshme(16) në qoftë se flet mirë.(17)
5. Kalimi neper qafat e njerëzve është e qortueshme(18), me përjashtim në qoftë se prapa nuk ka vend, kurse para ka, atëherë në këtë rast lejohet kalimi, për shkak të domosdoshmërisë. Por, kushtëzohet me:
a. Mosdëmtimin e njerëzve, siç është shkelja e rrobave, trupit;
b. Imami ende mos jetë ngjitur në minber për mbajtjen e hutbes, apo mos të ketë filluar më namaz. Kjo për shkak se kalimi nëpër koka të njerëzve gjatë hytbes i dëmton të tjerët dhe të ecurit gjatë mbajtjes së hytbes konsiderohet punë, e kjo është e ndaluar, kurse ofrimi tek imami është diçka e preferuar, andaj lënia e të ndaluarës ka me përparësi se sa veprimi i asaj që është e preferuar. (19)
6. Largimi i dikujt nga vendi dhe ulja vetë në të. Por, nëse ka zënë vend me shumë sesa i nevojitet, tjetri ka të drejtë ta marrë atë vend që është shtesë.(20)
Nëse xhamia ngushtohet, namazliu ka të drejtë që të kërkojë nga personi që është ulur t'ia lirojë vendin për t'u falur në të edhe në qoftë se ai është duke bërë dhikër, duke mësuar, duke lexuar Kuran, apo në Itikaf.(21)
7. Kalimi përpara namazliut(22) në xhami të vogël, sepse xhamia e vogël llogaritet si një vend. Në qoftë se dikush kalon para namazliut në xhami të vogël, namazliut nuk i prishet namazi, por ai që kalon para tij është mëkatar. Këtë e argumentojmë me hadithin, të cilin e transmeton Bishr bin Sad se Zejd bin Halid El-Xhuhnij r.a. e kishte dërguar te Ebu Xhuhejmi për ta pyetur se çka ka dëgjuar nga i Dërguari i Allahut për personin që kalon para atij që falet. Ebu Xhuhejmi më tha se Pejgamberi a.s. ka thënë: «Sikur ta dinte ai që kalon para atij që falet përmasën e mëkatit, do të ishte më mirë për të te priste dyzet sesa të kalonte para tij. Ebu En-Nadr thotë: Nuk e di a ka thënë dyzet ditë, apo dyzet muaj, apo dyzet vite».(23)
E në qoftë se është në xhami të madhe apo në shkretëtirë, ai që kalon para vendit të sexhdes të namazliut është mëkatar (pra, prej vendit ku vendosën këmbët e deri në vendin ku vendoset koka) nëse para vetes nuk ka vendosur sutra.(24)
8. Shqetësimi i ndokujt në saf.(25)
9. Caktimi i ndonjë vendi për vetveten, për shkak se nëse adaptohet me atë vend, mandej falet në ndonjë vend tjetër, mendja e tij i rri tek vendi i parë. Ndryshe nga ajo kur nuk adaptohet me një vend të caktuar.(26) Nëse ndokush është ulur në atë vend, nuk ka të drejtë ta largojë nga aty, sepse xhamia nuk është pronë e askujt.
Nga kjo bën përjashtim nëse është larguar nga vendi me nijet që të kthehet përsëri, shembull: është ngritur për të marrë abdes dhe në vend të tij e ka lënë rrobën e vet, për të treguar se vendi është i zënë me parë.(27)
10. Fjetja(28), pirja dhe ngrënia(29) me përjashtim të personit të huaj dhe atij që është në Itikaf, sepse xhamia nuk është ndërtuar për këto, por është ndërtuar për faljen e namazit.(30)
Zoti ynë, na i fal mëkatet dhe lëshimet në punët tona dhe na forco në vendet tona, ndihmona kundër popullit jobesimtar!
Zoti ynë, na jep të mira në këtë jetë, të mira edhe në botën tjetër dhe na ruaj prej dënimit me zjarr!


_______________________
1. Shih: Sherh meani el-athar, 4/240, Umdetu el-karij, 6/146, Mirkatu el-mefatih, 7/2725, Redu el-mubtar ala Ed-Durr, 1/661.
2 Muslimi, nr: 564,1/395.
3. Umdetu el-karij sherh Sahihu El-Buhari, 6/146
4. Shih: El-Hidajeh, 1/130, El-Inajeb, 2/398, Meraki el-ftlah,fq.267, Hashijetu Et- Tahtavi, fq.704, Mexhma el-enhur; 1/257, Ed-Durru el-muhtar ve hashijetuhu, 2/449, Fet'h babu el-inajeh, 2/246, etj.
5. Shih: Et-Tebjin, 1/351, El-Inajeh, 2/397, El-Binajeh, 4/130-131, Durrer el-hukam ve hashijetuhu, 1/214, El-Bah" 2/326-327, Ed-Durru el-muhtar ve hashijetuhu, 2/448-449, etj.
6 Ahmed, nr: 6676, 11/257, Shejh Shuajb thotë: senedi i tij është hasen, Ebu Davud, nr: 1079, 1/273, Sunen el-kubra li En-Nesai, nr: 795, 1/394. En-Neueui në El-Hulasa, 2/787, thotë: e transmeton Ebu Davudi, En-Nesai dhe të tjerë me senede të mira.
7 Et-Tirmidhi, nr: 1321, 2/602, dhe thotë: hadithi është hasen, Sunen el-kubra li En-Nesai, 9/77, Ibn Huzejmeh, nr: 1305, 2/274, Ibn Hiban, nr: 1650, 4/528, Shejh Shuajb thotë: senedi i tij është sipas kritereve të muslimit, El-Mustedrek, nr: 2339, 2/65, El-Hakim thotë: hadithi është sahih sipas kritereve të Muslimit. Këtë e miraton edhe Edh-Dhehebi.
8. Përveç në qoftë se dhikri me zë e shqetëson të fjeturin, ose atë që është duke u folur, apo lexuesin, siç thotë Esb-Sba'ranij në Hashijetu El-Hamevij. Hashijetu Et- Tahtavi, jq.318, Redu el-muhtar ala Ed-Durr; 1/660, Gjithashtu ngritja e zërit për mësim dhe për gjëra tjera që kanë nevojë njerëzit është e lejuar, sepse xhamia është tubim i njerëzve e ata kanë nevojë për këtë. Sherhu Ebi Davud, li El-Ajni, 4/411.
9. El-Mebsut, 9/101, El-Fetava el-bindijeh, 5/321.
10. El-Buhari, nr: 470, 1/101.
11. Sherh Sahihu El-Buhari li Ibn El-Bettal 2/119.
12. Sherhu Ebi Davud, li El-Ajni, 4/411.
13. El-Buhari, nr: 471,1/101, Muslimi, nr: 1558, 3/1192.
14. Sherh Sahih El-Buhari li Ibn El-Bettai, 2/119.
15. Umdetu el-karij sherh Sahih El-Buhari, 4/229.
16 Shih: Hashijetu Esh-Shurunbulali, 1/111, El-Bahr, 2/39, Meraki el-ftlah, fq267, Hashijetu Et- Tahtavi, fq.705, Ed-Durru el-mubtar ve hashijetuhu, 1/662, etj.
17. Ibn El-Hamam në Fet'bu El-Kadir, 1/422, thotë: edhe të folurit fjalë të lejuara (të kësaj dynjaje) është e qortueshme. Mirëpo, Ibn Nuxhejm në El-Bahr; 2/39, thotë: këtë duhet ta kujizojmë më atë që gjendet në "Edh-Dhahirijeh", e që është ulja më qëllim të të folurit.
18. El-Fetava el-hindijeh, 5/321.
19. Shih: El-Muhit, 2/91, El-Bahr, 2/170, Hashijetu Et-Tahtavi, fq.523, Ed-Durru el-mutar ve hashijetuhu, 2/163, etj.
20. Ed-Durru el-muhtar ve hashijetuhu, 1/662.
21. Et-Tebjin, 6/146, El-Bahr; 5/270, El-Fetaua El-Hindijeh, 5/322, etj.
22 El-Fetava El-Hindijeh, 5/321.
23. El-Buhari, nr: 510, 1/108; Muslimi, nr: 507, 1/363.
24. Shih: Meraki el-fetah, fq.126, Mexhma el-enhur; 1/121, Durrer el-hukam, 1/106, Ed-Durru el-mubtar ve hashijetuhu, 1/634, etj.
25. El-Fetava el-bindijeh, 5/321.
26 Shih: Fet'bu el-kadir, 1/422, El-Bahr, 5/270, Ed-Durru el-muhtar ve hasbijetuhu, 1/662, etj.
27 EdDurru el-muhtar ve hashijetuhu, 1/662.
28. Në Xhamiu El-Isbixhanij dhe El-Muxhteba, thuhet: Ai që nuk është në 'tikaf ka të drejtë të flejë në xhami, vendas qoftë apo i huaj, i shtrirë apo i mbështetur. Hashijetu Esb-Shilbij ala Ei-Tebjin, 1/352, Hashijetu Et-Tahtavi, 1/704.
29. Ibn Abidin në Redu el-muhtar ala Ed-Durr. 2/449, thotë: Si duket si gjumi është edhe ngrënia dhe pirja nëse nuk e zë xhaminë dhe nuk e përfyen atë, sepse pastrimi i saj është obligim. (Domethënë lejohet dhe nuk është e qortueshme). Mirëpo, në "El- Vikajeh" thuhet: Ai që është në itikaf ha, pi, fle, shet dhe blen në xhami, jo të tjerët. Munla Ali në Sherhin e tij thotë: Domethënë ai që nuk është në i 'tikaf nuk bënë gjë prej këtyre gjërave në xhami. Kështu thuhet edhe në El-Kahustanij, mandej e përmend atë që permendet në "El-Muxhteha",
30. El-Bahr nga Et-Texhnis, 2/39, Hashijetu Et-Tahtaui, 1/704, El-Fetava El-Hindijeh, 5/321, etj.



Dituria Islame 347


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Dr. Violeta Smalaj - Prindërimi