Vërtet legjislatura islame (sheriati) është e ndërtuar mbi urtësi duke ofruar dobi për njeriun në këtë dhe në botën tjetër. Ajo është drejtësi, mëshirë e dobiprurëse. Çdo urtësi në urdhëresat dhe ndalesat e saj, është e ndërtuar në drejtësi që iu kundërvu padrejtësisë, jo mëshirës me mëshirë, së keqes më të mirë, jo seriozitetit me seriozitet.
Legjislatura islame është drejtë si e Zotit në mesin e njerëzve, mëshirë mes robërve të Tij, hija e Tij në tokë. Urtësia shpie nga Ai dhe në sinqeritetin e të Dërguarit të Tij. Gjatë komunikimit të fesë islame duhet të kihet parasysh përzgjedhja e mjetit me anë të cilit synohet të ar rihet deri tek masa, ngase çdo kohë dhe vend duhet të përshtaten mjetet në thirrje, me synimin që mesazhi ynë të jetë sa më i qartë dhe më i pranueshëm për ta. Çfarë mund të jetë e favorshme në një kohë mund të jetë frytdhënëse dhe e përshtatshme për një kohë tjetër nuk mund të jetë, por ndodh që edhe të jetë objekt talljeje.
Historia e të Dërguarit a.s. na sqa ron se ai mjetet që ka përdorur në komunikimin e fesë dhe mbrojtjen e saj kanë rrjedhur shkallë-shkallë sikur të ishin varg zingjiror, ku secili varg lidhej automatikisht me tjetrin dhe natyrshëm, duke filluar me komuni kim verbal e cila zgjati gjatë tërë periu dhës së Mekës e deri pas shpërnguljes për në Medinë.
Në Mekë komunikimin gojor e bënte fshehurazi deri sa i zbriti ajeti kuranor që e urdhëroi që të bënte atë haptazi: “Publiko haptas atë për të cilën urdhërohesh e hiqu idhujtarëve.” (El Hixhr, 94).
Pas këtij urdhri hyjnor, ai filloi hap tazi duke ua komunikuar fenë verbal isht e duke ua tërhequr vëmendjen kurejshitëve në kodrën Safa dhe duke i ftuar në shpëtim, në mesin e tyre edhe xhaxhanë e tij, Ebu Talibin që ta shqip toj shehadetin. Po ashtu gjatë kësaj periudhe u intensifikua përdorimi i këtij mjeti, komunikimit verbal, kësh tu veproi edhe gjatë qëndrimin në Taif ku me anë të komunikimit verbal i ftoi në besimin në Zotin Një dhe në mbështetje të misionit të tij. Po ashtu edhe kur u urdhërua që të komunikojë da’ven në mesin e fiseve të ndryshme, iu drejtua atyre me komu nikim verbal, dhe sipas Ibn Hishamit sa herë që vinin delegacione në Mekë ai shfrytëzonte rastin, rrinte me ta, fliste e komunikonte duke u a shpjeguar atyre se ai ishte mëshirë e udhëzim.
Komunikimi verbal
Po ashtu me komunikim verbal arri ti t’i bindë delegacionet e ensarëve në thirrjen e vërtetë, kur u takua me ta iu drejtua duke iu thënë: A nuk ule ni pak t’ju flas? Po si jo,- u përgjigjën ata. Dhe më pas ua shpjegoi besimin dhe bindjen që duhet të kenë në Zotin duke ua lexuar atyre disa ajete. Pra, të gjitha këto fakte edhe tekste na tregojnë se komunimi verbal është bazamenti i mjeteve të thirrjes në rrugën e Zotit xh.sh., i cili është edhe mjeti i parë dhe më i hershmi në përçuarjen e së vërtetës tek të ftuarit.
Nisur nga ajo që u tha, komunikimi verbal i da’ves është metodë natyrore të cilën e ka çdo njeri përveç me përjashtime. Fjala është mjet të cilin Kurani i ka kushtuar rëndësi tejet të madhe, ku vetëm shprehja (folja) “kul” është e përmendur në më shumë se në 300 ajete. Si psh: “Thuaj: Ai, Allahu është Një!” (El ihlas, 1); “Thuaj: “O ju jobesimtarë!” (El Kafirunë,1); “..dhe thuaju fjalë që lënë përshtypje në veten e tyre.; (En-Nisaë,63); “Ata të dy thanë: “Zoti ynë, ne kemi frikë se do të na ndëshkojë menjëherë ose do t’i kalojë kufijtë kundër nesh”. (Taha,45). ;E kush ka fjalën më të mirë prej atij që thërret te Allahu, vepron (punë) të mira dhe thotë: “Unë jam prej muslimanëve?” (Fussilet,33).
Urtësia hyjnore ishte që çdo pejgamber ishte dërguar nga gjiri i tij dhe në gjuhën popullit: “Ne asnjë nga të dërguarit nuk e dërguam ndry she vetëm në gjuhën e popullit të vet, ashtu që ai t’u shpjegojë atyre (në atë gjuhë).” (Ibrahim,4).
Kur kaluan myslimanët në Medinë, atëherë filloi një fazë e re e përhapjes së Islamit, ku sigurisht edhe mjetet ishin të tjera për të mbrojtur interesin e myslimanëve ku në vetëmbrojtje u desh që edhe me opsionin e luftës t’u kundërvihen jobesimtarëve për të mbrojtur thirrjen islame dhe shtrirjen e saj. E kur pa besimtarët kuptuan forcën dhe vendosmërinë e myslimanëve u detyruan të lidhin marrëveshjen e Hudejbijes, Muhamedi a.s. ndërroi formën dhe mjetet e komunikimit të Islamit duke kaluar në mjetin e retorikës, pra korrespondencën dhe dërgimin e shkresave në botën e jashtme, e në fund dërgoi edhe misionarë që ta bëjnë komunikimin dhe mësimin islamit jashtë ambientit të Mekës dhe Medinës. Në këtë kohë u krijuan rrethana të reja të përçimit të dav’es duke dërguar shkresa drejt sunduesve të popujve tjerë si Kisrajat (Persi), Mukavkisit (Egjypt), Herkulit (Herakliut) Romë, Nexhashiut (Etio pi) dhe të tjerëve duke ua ofruar Islamin si sistem jete dhe shpëtimi.
Ky mesazh për thirrjen në Islam Kisrasë dhe Herkulit asnjëri prej të dyve nuk e pranoi Islamin. Mirëpo, perandori i Bizantit e pranoi letrën e të Dërguarit me nderime dhe e nderoi emisarin e tij, andaj pushteti i tij vazhdoi. Ndërsa perandori persian Kisraja, e shqeu letrën e Resulullahit dhe e përqeshi atë. Pas një kohe shumë të shkurtër, Allahu xh.sh., e shkatërroi Kisranë dhe e shpartalloi pushtetin dhe perandorinë e tij.
Sa për ilustrim këtu do të sjell letrën e Muhamedit a.s. dërguar Herakliu, përmbajtja e letrës ishte si vijon: ‘O ithtarë të librit (Tevrat e Inxhil), ejani (të bashkohemi) te një fjalë që është e njejtë (e drejtë) mes nesh dhe mes jush: të mos adhurojmë, pos Allahut, të mos ia bëjmë Atij asnjë send shok, të mos konsiderojmë njëri - tjetrin zotër pos Allahut!” E në qoftë se ata refuzojnë, ju thoni: “Dëshmoni pra, se ne jemi myslimanë (besuam një Zot)!” (Ali Imran,64).
“Në emër të Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit. Kjo letër është nga Muhamedi robi i Allahut dhe Profeti i Tij për Herakliun, sunduesin e Bi zantit. Paqja qofte mbi atë që ndjek rrugën e drejtë. Më tej, unë të ftoj ty në Islam dhe në qoftë se bëhesh një mysliman ti do të shpëtosh, dhe Alla hu do të të dyfishojë shpërblimet, dhe nëse ti refuzon këtë ftesë në Islam ti je duke bërë një mëkat duke i çuar në rrugë të gabuar arisijinet (fshatarët). Dhe unë të recitoj ty fjalën e Allahut: “O ithtarët e Librit! Ejani në një fjalë të përbashkët për ju dhe për ne, që në nuk do të adhurojmë asgjë tjetër veç Allahut dhe se nuk i bashkëngjitim asgjë tjetër Atij në adhurim, dhe asnjë nga ne nuk duhet të njohë Zota të tjerë përveç Allahut. Atëherë nëse ata të kthejnë shpinën, thuaju: dëshmo nise ne jemi myslimanë (ata që i janë dorëzuar Allahut).” (Ali Imran, 64).
Pra, dërgimi i këtyre shkresave është një formë e shtrirjes së thirrjes islame dhe e menduar mirë duke i studiuar edhe shkaqet që shpijnë drejt suksesit të këtij mjeti të thirrjes duke dërguar tek ata sundimtarë njerëzit më të zgjedhur për të bërë komunikimin dhe mbrojtjen e fesë kur ata do të pyeten. Këtu është mirë të ceket se kur Muhamedi a.s. i shkroi Herakliut iu kërkua atij që ta vulosë letrën pasiqë romakët nuk e lexojnë shkresën e pavulosur. Atëherë Muhamedi a.s., mori vulën nga argjendi e gdhendi dhe në të u shënua “Muhamedun resulullah”.
Si përfundim, vërehet se mje ti i thirrjes islame në këtë rast siç ishin shkresat dhe letrat e ndryshme mundësuan dukshëm në përhapjen dhe komunikimin e fesë islame. Duke i vënë në shërbim të da’ves këto shkresa ndikuan që disa nga ata të pranojnë Islamin, edhe pse në fakt kjo formë e komunikimit është e përshtatshme për çdo kohë dhe vend.
Pikërisht në vitin e dhjetë hixhri i Dërguari a.s. dërgoi një serë sahabesh të ditur në lëmin e fikhut në shumë vende, e sidomos në jug të siujdhesës për t’ua komunikuar fenë atyre ven deve, pasi që nevoja ishte tepër e mad he për thirrës islamë.
Ebu Ubejde el Xherrahin e dërgoi në Nexhran, Ebu Musa dhe Muadh bin Xhebelin në Jemen duke i porositur “Lehtësoni e mos vështirësoni, përgëzoni e mos refuzoni!”
Me këtë urdhëresë nënkuptojmë që i Dërguari a.s. kërkoi nga Mudhi bin Xhebeli që në këtë rrugë të ecin hap pas hapi duke mos nxitura në shpjegimin e normave islame edhe pse feja, normat dhe ligjet e saj kishin zbritur dhe ishin vendosur përfundimisht në misionin e Muhamedit a.s. Situatat e veçanta vlerësoheshin për disa njerëz, ku këtu paraqesim dy tregime që janë të kohës së Muhamedit a.s.,.
Rezyme
Nisur nga ajo që u elaborua deri më tash , përfundojmë se metoda e gradualitetit në thirrjen për në Islamë vazhdon të jetë një forcë e vazhdueshme në misionin e da’ves. Në vete kjo metodologji bart shumë urtësi që pa të për thirrësin do të ketë shumë parregullsi, do të binte ndesh me ligjet e Allahut xh.sh., po nga ana tjetër edhe nga aspekti social do të hapte probleme dhe krijonte tendosje e përplasje me realitetin dhe ambientin social e kulturor, ku si pasojë do të rezultonte me pakënaqësi, zhgënjim, dështim e pse jo edhe zhvendosje të vëmendjes së masës nga vetë thirrësi dhe misioni i tij.