Jeta dhe vepra e Ali Jakup Xhenkçilerit nga Gjilani


Ai ishte një njeri i kauzave më të mëdha, njeri i shkencës, mençurisë, ideve, kulturës, një njeri i përkushtuar për Islam. Nga kjo kauzë asnjëherë nuk kishte hequr dorë. Ishte një personalitet shembullor dhe i rrallë fetar, i mbjellë si një farë në vendet Ballkanike, që më vonë të fuste rrënjë dhe do të jepte fruta në Anadoll. Ai ishte Ali Jakup Efendiu, një mendimtar i mirë, intelektual i ndritur, dijetar pionier, me një ndjenjë të fortë përgjegjësie ndaj popullit, historisë, kulturës dhe vlerave kombëtare e morale. 
Kombet dhe shtetet nuk formohen apo ekzistojnë nga luftërat, ato as nuk krijohen e as nuk e mbahen gjallë nga lufta, por as nuk mund të shkatërrohen. Besimet dhe idealet janë vlerat më të rëndësishme që e bëjnë kombin komb, shtetin shtet dhe tokën atdhe. 
Dijetarët e pionierët e palodhur janë ata që i bashkojnë këto besime dhe ideale me shoqërinë dhe japin shembull përmes jetës së tyre, që nuk kanë frikë të vrapojnë dhe të luftojnë në rrugën e së vërtetës. 
Një nga këta dijetar pionier është hoxha ynë, Ali Jakup Xhenkçileri, i cili është ndër heronjtë tanë thuajse të panjohur dhe pa emër. Është nga dijetarët që kanë vënë vulën në shekullin e fundit nga aspekti i strukturës së kulturës e dijes. 
Në këtë pjesë të shkrimit tonë, në të cilën përpiqemi t’ju prezantojmë dijetarët pionier, shpresoj se do t’ju rrëfejmë për Ali Jakup Efendiun dhe do të nxjerrim mësime nga jeta e tij. Le të fillojmë me një deklaratë të tij: “Ata që humbën garën nuk janë të fundit që hynë në garë, të humburit janë ata që vetëm shikojnë nga larg dhe kurrë nuk u përpoqën të vrapojnë, të konkurrojnë dhe të mundohen për të.” 
Ali Jakup Xhenkçiler lindi në vitin 1913 në qytetin e Gilanit, atëherë sanxhaku i Prishtinës - Kosovë. Babai i tij ishte hafëz Hysejin Efendiu, i cili u shkollua në Medresenë Fatih në Stamboll. Nëna e tij ishte zonja Hyrishahe. 
Ali Jakup Efendiu jetën e tij 75 vjeçare e kishte kaluar në vende të ndryshme. Në vendlindjen e tij kishte qëndruar 23 vjet, më pas 21 vjet në Egjipt dhe pjesën tjetër 31 vjeçare të jetës së tij e kishte kaluar në Turqi.
Vinte nga një familje katolike shqiptare prej Shkodrës. Për këtë arsye familja e tij ishte përmendur edhe si “Shkodranët”. Të etërit e tyre ishin bërë myslimanë në kohën kur osmanët kishin ardhur në Ballkan. Gjyshërit tanë, aq mirë e kanë predikuar dhe përfaqësuar Islamin sa që, atë kohë në vendet Ballkanike të thuash turk, kuptohej si të thoshe mysliman, sepse kur dikush atë kohë bëhej mysliman, i thuhej u bë turk. Hoxhë Ali Jakupi, lidhur me këtë kishte thënë: “Nëse ne sot jemi myslimanë dhe jemi të lidhur për kulturën tonë, kjo është për shkak të osmanlive, Zoti qoftë i kënaqur nga ta, sepse ata kanë ardhur te ne dhe ne, na vetëdijesuan duke na kujtuar të bëhemi myslimanë. Në këtë mënyrë pra ne fituam mundësinë që këtë botë ta fitojmë për të mira dhe ahiretin ta kthejmë në xhenet. Po që se nuk do të vinin osmanët dhe nuk na kumtonin neve Islamin, çfarë do të ishte gjendja jonë? Të mos harrojmë se këto nuk janë vetëm fjalët e mia, ky është mendimi i gjithë Ballkanit. Ka nga ta që habiten se si unë i dua dhe mbroj osmanët. Unë atyre u them: ‘të nderuar’ si të mos duhen osmanët. Ata jo vetëm që kanë bërë hyzmet në Ballkan, por i kanë shërbyer Islamit në mbarë botën. Sa shumë dëshmorë e shehidë ka dhënë ky popull i ndershëm. Ata derdhën gjakun e pastër të tyre dhe kanë dhënë sakrifica të mëdha. Për këtë arsye, them se kush tradhton këtë komb, kurrë nuk do të gjejë shpëtim! Të tillët, gjatë gjithë historisë as që kanë shpëtuar, dhe nuk do të shpëtojnë.” 
Ali Jakupi ishte rritur në një familje fetare dhe të arsimuar. Kishte dy motra më të mëdha, të cilat ishin bërë hafëze të Kuranit. Ai kishte dëshirë të madhe që edhe vetë të bëhej hafëz si motrat dhe babai, por nuk arriti. 
Familja është foleja më e rëndësishme për arsimimin e njeriut. Pikëpamja e Ali Jakupit për botën dhe ngjarjet në të, njohuritë e tij për të, përkushtimi ndaj kulturës u formësuan në familjen e tij. Ai, gjatë gjithë jetës së tij qëndroi kështu. Në moshën tetë vjeçare, Ali Jakupi filloi arsimin bazë katërvjeçar në një shkollë serbe në Gjilan. Nga mëngjesi deri në mesditë shkonte në shkollë serbisht, ndërsa pasdite mësonte shkencat islame dhe turqishten nga i ati. Shkollën fillore e kishte mbaruar në moshën dymbëdhjetë vjeçare. 
Kjo ishte një kohë kur edhe motrat e tij e kishin përfunduar hifzin e Kuranit. Mirëpo, ai edhe me gjithë dëshirën e madhe që kishte nuk mundi të bëhej hafëz. Kjo gjë ndikoi që ai të mërzitej gjithë jetën e tij. Tani pra, erdhi dita që ai të shkonte në Egjipt, ku atje do të takohej dhe njoftohej me një nga dijetarët dhe kolosit e kohës, Ali Ulvi Kuruxhu. Kur ky dijetar mësoi se Ali Jakupi i dinte shtatë gjuhë, e kishte përgëzuar atë, e më pas Ali Jakupi lidhur me rëndësinë e hafëzllëkut drejt rrugës së diturisë thotë: “Shumë i respektuar, ah sikur të mos i dija shtatë gjuhë e në vend të tyre të isha hafëz sikurse ju.” 
Prindi i tij gjithmonë kishte dëshirë të flaktë që i biri të përparonte drejt rrugës së diturisë. Për këtë arsye, atë e dërgoi në medresenë e Gjilanit. Ai e mbaroi medresenë për tri vjet me radhë dhe aty diplomoi qysh në moshë të re. Lidhur me atë se çfarë ka fituar nga medreseja ai thotë: Për studime shkova në Shkup e Egjipt, dhe atje pash e vizitova shumë medrese, mirëpo në asnjërën prej tyre nuk e gjeta ngrohtësinë sikurse ishte në medresenë e Gjilanit. Kjo medrese më ka dhënë gjëra aq të rëndësishme sa që nuk mund t’i braktisja gjatë gjithë jetës sime. Faleminderit Allahut që më ka mundësuar që aty të lexojë çdo ditë nga dy xhuza prej Kuranit. Kështu që zgjohesha një orë para namazit të sabahut lexoja një xhuz deri në kohën e namazit, dhe një xhuz tjetër në mes namazit të akshamit dhe jacisë. Këtë gjest dhe përvojë të mirë e mora nga medreseja dhe nuk e braktisa gjatë gjithë jetës sime.” 
Ali Jakupi i cili mbaroi studimet në medrese, tanimë kishte marr një rrugë, një obligim që jetën e tij ta bëje vakëf në këtë profesion. Tani e pas, çfarë do të bënte ai? Të vazhdonte studimet në shkollat serbe dhe të merrte një zanat atje apo të përvetësonte mësimet në fushën e fesë dhe të vazhdonte kështu?
Dijetarët janë njerëz që jetën e tyre e bënë vakëf në rrugën e diturisë dhe urtësisë. Po i tillë u bë edhe dijetari Ali Jakupi. Erdhi më koha që të merrte një vendim pasi mbaroi medresenë. Ai, këtë e bisedoi me familjen e tij. Familja i propozoi dhe e këshilloi që rruga më e mirë dhe më e dobishme është ajo që të vazhdoje këtë drejtim, ngase kjo do t’i ndihmonte që t’i shërbente Islamit dhe myslimanëve kudo që do të shkonte. Gjithashtu kjo rrugë do të ndihmonte në zhvillimin e fesë, sepse myslimanët kishin nevojë që të mos mbesim mbrapa në këtë aspekt dhe se rruga e vetme që ata t’i shpëtoje është rruga drejt diturisë. Gjithashtu ata e këshillojnë që ta arsimoje veten në shumë fusha, të mos ndahet nga shkenca dhe që të mundohen me gjithë forcën që kishte. Këshillat e tyre dhe të parisë rreth tij ndikuan fuqishëm tek Aliu, ku ai u orientua të merrte rrugën në këtë drejtim. Ai, në një rast këto këshilla të marra i shpjegonte kështu: “Unë jam nga të tillët që kanë prejardhje të thellë dhe rrënjësore fetare. Po që se ata do të më linin të lirë, unë do të mbyllesha në një vend të vetëm dhe bëhesha një person i mbyllur dhe asket. Por, ata nuk më lan të tillë që të veçohesha. Më kapën dhe më thanë që, ti patjetër duhet t’i kapësh rrugës së diturisë dhe sa të është e mundur të mësosh që të behësh një dijetar. Kështu që unë u obligova të veproja ashtu. Tani, kur shikoj mbrapa, them me vete, sa mirë që ata më kanë këshilluar kështu. Tani, unë jam falënderues dhe mirënjohës i madh ndaj tyre dhe bëj dua për ta. 
Ai, pasi zgjodhi rrugën e dijes, filloi të hulumtoje rrugët e tjera drejt një arsimimi më të avancuar. Ky kërkim, atë e dërgoi në Shkup te Medreseja “Meddah” në vitin 1927. Për fat të keq, në kohën kur ai shkoi atje, atë kohë medresetë e asaj kohe si dhe qendrat e dijes edhe në Perandorinë Osmane kishin filluar të pësonin rënie. E në anën tjetër, shkenca dhe dija në këtë rrugë të fesë duhej të rritej dhe zhvillohej nga njerëz dhe institucione kualitative e vendore. Fatkeqësisht atë kohë ishte e vështirë që një qendër e tillë të gjendej në vendet Ballkanike. 
Ai donte që të gjente një qendër studimi më kualitet të lartë. Kishte hulumtuar shumë shkolla e medrese, dhe më në fund kishte vendosur që të studionte në Shkup, te Medreseja “Meddah”. Kjo ishte një medrese mjaft e vjetër e mbetur nga Perandoria Osmane, ku për një kohë të gjatë nuk kishte funksionuar dhe kishte mbetur e braktisur. Kështu që kur Ataullah Kurtishi mori udhëheqjen e saj, kjo medrese filloi të përparoi dhe t’i rikthehet ditëve të vjetra. Ataullah efendiu kishte krijuar një kuadro cilësorë dhe kualitativë. Atëherë pra, më pas kjo medrese filloi të njihet si “Shkollë e Lartë Islame”. Derisa Ali Jakupi merrte mësime islame nga Ataullah efendiu, në anën tjetër ai mësoi sintaksën dhe letërsinë turke nga Sejfeddin Efendiu. 
Ai nuk u ndal në rrugën e diturisë. Kështu pasi mori mësimet në Medresenë “Meddah”, kthehet në Gjilan dhe nga aty merr rrugën për në Bosnje. Atje hy në një provim pranues përpara profesorëve, intelektualeve dhe gjykatësve në mënyrë që të studionte ne Mektebin Nuvvab. Derisa ishte në vitin e tretë në këtë shkollë, i vdes i ati, dhe meqë ishte fëmija më i madh i familjes, i duhej që për një kohë të merrej me punët familjare. Megjithatë, kjo ndërprerje e studimeve, nuk e zmbrapsi dashurinë e tij ndaj diturisë, por edhe më tepër e motivoi atë. Ai aspak nuk e kishte qëllimin që të merrte diplomë e të punonte diku. Për të kërkimi i diturisë ishte qëllimi i tij f inal dhe një çlirim i pa fund. Ky çlirim, padyshim se do të ishte rrugëtimi i tij drejt Egjiptit. 
Ai ishte një dijetar, i cili nuk kishte ndonjë synim përfitimi të ndonjë pozite të kësaj bote, autoritet apo interes material. Ishte i vetë dijshëm se rrugëtimi drejt saj ka vështirësi, donte guxim dhe angazhim të madh. Për këtë arsye ai gjithmonë ishte në pozicionin e hulumtuesit ndaj dijës, urtësisë dhe shkencës. E dinte shumë mirë se në cilat vatra dhe institucione shkencash do ta gjente atë. Në të njëjtën kohë ai e dinte se një atmosferë dhe vatër e tillë nuk gjendej në vendet Ballkanike. Atëherë pra, çfarë do të bënte, si të vepronte? Pas shumë hulumtimeve të bëra, këto përgjigje dhe këtë vendim e mori me shkuarjen e tij në Az’har të Egjiptit. Ishte shumë e vështirë që në kushtet e asaj kohe të Jugosllavisë të udhëtohej në Egjipt, e aq më e vështirë për një person si ky që nuk i kishte kushtet e mira ekonomike. Por ky vetëm se kishte marrë një vendim të tillë, pavarësisht mundësive dhe kushteve të vështira.
Udhëtimi filloi nga shtëpia e tij në Gjilan, e që stacioni i parë i tij u bë Shkupi. Pasi qëndroi aty dhe njoftohet me shokë të ndryshëm, shkoi në Greqi që të marrë vizën në Athinë nga ambasada Egjiptiane. Ai, pasi aplikoi për vizë, mori një përgjigje jo të kënaqur, se atë duhej të priste së paku dy muaj. Kjo e shqetësoi, sepse nuk kishte mundësi të qëndronte aty për dy muaj të tërë. Më pas takohet me dikë që i preferon të shkonte në Gymylxhine. Aty takohet me myftiun, dhe pas bisedave, myftiu vendos që atij t’i ofrojë një punë, ngase edhe kishin nevojë. Por ty të mungon vetëm xhybeja dhe shalli i tha myftiu. Kështu më pas atij ia sjell xhyben dhe shallin pastaj e prezantoi atë para xhematit. Duke e parë zgjuarsinë dhe ilmin e tij, xhemati kërkoi që ai të mos shkonte diku tjetër por të punonte aty si imam. Por ky u thotë se qëllimin e ka që të shkojë në Egjipt për studime, dhe me lejen e Zotit pas një viti gjatë muajit ramazan mund të kthehet për detyrë, ku më pas ndahet nga aty duke marrë lutje mirësie nga ta. Ai, sapo mori lajmin që i kishte dalë viza për Egjipt, erdhi në Athinë, e mori vizën dhe u nis atje.
Pasi mori rrugën në vitin 1936, pas disa muajve arrin në Egjipt. Synimin e kishte që të regjistrohej në Universitetin e Az’harit, dhe këtë dëshirë e realizoi pas dy muajve qëndrimi aty. Qëllimi i ardhjes së tij në Egjipt nuk ishte që të merrte një diplomë e të siguronte një punë për një jetë komode. Ai kishte vendosur që të mësonte vetë, të mësonte të kuptonte vetë dhe t’ua përcillte të tjerëve. Kishte që llimin që myslimanët të dalin nga gjendja e rendë që kishin, të kalojnë në atë hap dhe sistem të ndershëm që atyre u takon. Për këtë arsye, me të ardhur në Egjipt, ai filloi t’i tro kiste dyert e dijetarëve të fundit të Perandorisë Osmane, të takohet me ta dhe të mësonte nga ta. Padyshim se dera që trokiti e takoi me dijetarin e madh të perandorisë osmane, Shejhul Islam Mustafa Sabri Efendiu. Që nga takimi i parë filloi një miqësi, vëllazëri dhe lidhje e fortë në mes të dyve deri kur Mustafa Sabriu ndërroi jetë më 1954. 
Lidhja e tyre ishte thuajse përtej raporteve fëmijë-prind, pra në masën sikur shpirti dhe trupi. Mustafa Sabriu e merrte atë me vete kudo që shkonte dhe atë e prezantonte sikur “këshilltar” para atyre që e pyesnin. Kur ata mbanin takime të veçanta të ligjëratave nuk e thërriste më emër, por i drejtohej si “evlija”. Por që të dy e dinin se ky epitet ishte i fshehur në të jetuarit sipas porosive hyjnore, të përqendruar ndaj fesë së Allahut. 
Ali Jakupi, assesi nuk donte të ndahej nga kjo vatër e shkencës, por ai u kishte dhënë një premtim xhematit në Gymylxhine. Që këtë premtim ta realizojë, dy vjet radhazi shkoi atje gjatë muajit ramazan të mbante vaiz dhe t’ua falte namazin. Xhemati e paguante për këtë shërbim që po bënte, ndërsa ai me këto të holla planifikonte të blinte librat që i duheshin dhe një pjesë tjetër ta dërgonte te familja e tij në Kosovë, të cilët ishin në kushte të vështira. Kështu që ai me anije niset për Egjipt. Për fat të keq në anije takon një djalë të ri, i cili e kishte mashtruar duke i kërkuar të holla që t’i shfrytëzonte për myslimanët në Amerikë. Më pas kërkoi që një letër t’ia dërgonte familjes së tij në Egjipt. Ali Jakupi, i besoi këtij të riu dhe ia dha të gjitha të hollat që kishte. Ndërsa kur shkoi te familja e tij ta dërgonte letrën, aty takoi familjaret të cilët i treguan se ai manipulonte në këto forma. Mirëpo ky aspak nuk u mërzit nga ky rast. E mërziti vetëm fakti që dikush në emër të Islamit bën këso mashtrime. 
Kur Mustafa Sabriu dëgjon për këtë rast i thotë: “Pa shih biri im Ali efendi! Imani është begatia më e madhe nga të gjitha vlerat, e në mënyrë të veçantë besimi në kader. Kështu që mos gabo të thuash “ah sikur” e të futësh në dyshimet e sjella nga djalli. Mos shiko më mbrapa sepse kush e di, ndoshta ka shumë fshehtësi edhe në jetë. 
Pas një periudhe mbi njëzet vjeçare të qëndrimit të tij në Egjipt, Ali Jakupit i vijnë mundësi shumë të mira në jetë. Por ai, që nga vegjëlia e kishte ëndërr që të shkonte në Turqi e të bëhej pjesë e arsimit dhe edukimit atje. 
Ai gjatë gjithë jetës së tij, si për vete ashtu edhe për familjen e tij, islamizimin e tyre e llogariste si një borxh që ua kishin osmanëve. Për këtë arsye ai kishte zgjedhur që pjesën e jetës tjetër ta kalonte atje pasi që edhe e llogariste si vend të vet. Në këtë mënyrë të kontribuonte në ri zgjimin dhe ngritjen e Islamit në aspektin shkencor dhe mendor te ky popull që kishin udhëhequr botën me shekuj. 
Në kohën kur ishte si nëpunës në bibliotekën e Universitetit në Kajro, mori lajmin se Ambasada e Egjiptit në Ankara po kërkonte një përkthyes. Ky pra ishte një rast i mirë të cilin veçse e kërkonte. I nënshtrohet provimit dhe e kaloi atë me një sukses të lartë sikurse i kishte kaluar edhe të gjitha provimet e tjera. Kështu që tanimë i kishte ardhur koha të lulëzonte dhe në vitin 1975 u nis për Anadoll të cilin shumë e donte. Në një anë kur ai po kryente punët në ambasadë, në anën tjetër kërkonte hapësirë të diturisë e shkencës që të gjejë studentë apo vatra të arsimit që të kontribuonte. Mirëpo këtë nuk mundi ta gjëje ashtu si. E mendonte, dhe kjo veçse e dëshpëroi, sepse ai nuk kishte ardhur këtu që të fitonte të holla, por ta shpërndante diturinë e tij. Për këtë arsye ai dha dorëheqje nga Ambasada në Ankara dhe kthehet në Stamboll ta kërkonte atë që dëshironte. 
Kur kishte ardhur në Stamboll, nuk kishte ndonjë vend për banim, dhe vendosi ta kontaktoj shokun e tij që vite më parë e kishte njoftuar në Egjipt dhe që bashkë kishin shkuar edhe në haxh, kryeimamin e xhamisë Bejazit, Abdurrahman Gürses. Hoxha i nderuar e kishte marrë në shtëpinë e tij për një vit me radhë në cilësinë e mysafirit dhe gjatë tërë vitit ai kishte punuar si mualim atje. Pastaj gjeti një punë si kontabilist në një fabrikë dhe me preferencën e hoxhës Abdurrahman Gürses dhe bashkëshortes së tij, në vitin 1961 martohet me znj. Muammere, një bijë e ndershme osmane. 
Ali Jakupi, gjatë gjithë jetës së tij derisa pensionohet e bëri punën me përpikëri. Përkrahë kësaj çdoherë që i jepej mundësia angazhohej në punët për dituri dhe shkenca islame. Sikurse çdo dijetar tjetër i shquar, edhe Ali Jakupi, ka kontribuar në shpërndarjen e dijës së tij. Shtëpinë e tij e kishte shndërruar në medrese dhe aty i mësonte nxënësit dhe edhe të rriturit që kërkonin dije. Më në fund arriti të angazhohej në një vatër shkencash për të cilën vite me radhë e imagjinonte. Kjo vatër ishte Qendra për Studime dhe Trajnime Haseki në Stamboll. 
Në mes viteve 1976-1980, kishte ligjëruar tefsir, kelam, belagat, etj.. Përmes kësaj pune ai u bë shkak në nxjerrjen e shumë kuadrove të ligjëruesve, myftive, nëpunësve fetarë pranë Kryesisë së Çështjeve Fetare të Dijanetit. Ai gjithashtu ua mësoi edhe gjuhën arabe nxënësve të kursit të Kuranit Tuğba. Po ashtu nuk u ndal së shpjeguari veprat Ihyâu ulû middîn, Edebu’d-dunjâ ve’ddîn, Medâriku’t-Tenzîl ve Dîvâ nu’l-Mutenebbî në xhami të ndryshme si: Emir Buhari, Mihrimah Sultan, Mesih Paşa ve Atikali Paşa. Nuk i anash kaloi as studentët e nivelit master dhe doktoratës, të cilëve vazhdimisht u ndihmonte për kërkime shkencore, por edhe u dha mbështetje në aspektin e tubimit të bursave nga bamirësit që kontribuonin për studentët. 
Lidhur me edukimin dhe arsimimin e studentëve ai tho shte: “Gjëja më e mirë që unë e kam dëshirë në këtë botë është angazhimi me studentë, edukimi dhe arsimimi i tyre. Por unë nuk arrita ta bëjë këtë aq sa kisha dëshirë. Por për mua është kënaqësi që edhe për një student të vetëm të ndaj nga koha ime, orë, ditë apo javë të tëra, sepse kjo rrugë e këtij profesioni që ne kemi marrë është rrugë që të çon tek Allahu.” 
Këtë biografi dua ta përmbylli me fjalët e Mustafa Atalar, i cili ka shkruar një libër dy vëllimesh për të, e në vëllimin e dytë ai shprehet: “Gjëja që më së shumti e ka dashur dhe çmuar hoxha Ali Jakup ishte që të jepte kontributin e tij në rrugën e diturisë, kulturës dhe edukimin e të tjerëve. Ai nuk priste asnjë shpërblim material derisa e kryente këtë shërbim në edukimin e të tjerëve dhe për këtë ai e kishte flijuar veten e tij. Asnjëherë nuk ka ndodhur që ai ta kthente pas dikë që ka kërkuar diçka nga ai.” 
Me këtë rast dua që t’i lutem Allahut ta mëshirojë atë dhe të gjithë ata hoxhallarë e dijetarë që kanë dhënë maksimumin e edukimin fetar të brezave. Zoti na mundësoftë që edhe ne të ndjekim rrugët që ata kanë ecur dhe të jemi të dobishëm për të tjerët! 
Hoxha Ali Jakupi ishte paralizuar në vitin 1983 dhe kjo gjendje e tij i zgjati për pesë vjet me radhë. Kështu më 22 maj 1988, ia dorëzoi shpirtin Allahut në Stamboll. Me një pjesëmarrje të madhe nga xhemati dhe të studentëve, xhenazja e tij u fal në xhaminë Fatih dhe u varros në varrezat Edirnekapı Sakızağacı po në Stamboll. 


 


Bünyamin Albayrak 
Përktheu dhe përshtati: Phd. Zymer Ramadani


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Kush është Zenel Hoxha ?