Thuhet se një sulltan ishte dashamir i gjuhës arabe, por kishte një neveri në një çështje!
Ndërsa po lexonte libra gramatikore, shprehja “Zejdi e rrahu Amrin” tërhoqi vëmendjen e tij, kështu që filloi të kërkonte në librat e gramatikës dhe gjeti se fraza, kudo që përmendej, përsëritej në këtë formë.
Andaj ai tha: Kjo është një gjë e çuditshme dhe një veprim i qëllimshëm.
Kështu ai i dërgoi një dijetari të gramatikës dhe e pyeti për këtë, kurse ai tha: "O Zotëriu ynë! Këto janë thjesht shembuj që studiuesit e gramatikës i kanë bashkuar si sqarim për studentët".
Sulltani tha: "Nëse çështja siç thua ti do të ishte vetëm shembuj, atëherë ata do të kishin thënë: Një herë Zejdi e rrahu Amrin dhe një herë tjetër Amri e rrahu Zeidin", e jo përherë Zejdi e rrahu Amrin!
Andaj, që Zejdi ta rrah Amrin çdo herë dhe përherë, ky është një krim dhe një padrejtësi që duhet ndalur!
Kështu kush nuk mundi ta bindte Sulltanin, atëherë ai e fuste në burg, pastaj e dërgoi në një tjetër, e kështu me radhë, derisa burgu u mbush me gramatikanë dhe lindi një krizë dhe problem i madh.
Në atë kohë në Egjipt ishte një dijetar mendjemprehtë dhe inteligjent.
Kështu ata i dërguan lajmin, andaj që ai u nis për një udhëtim te Sulltani.
Kur arriti tek ai, i tha se kishte ardhur si ndërmjetës për studiuesit e gramatikës.
Sulltani tha: Për Zotin, ata nuk do të dalin nga burgu derisa të më sjellin një argument bindës për rrahjen e Amrit nga Zejdi!
Dijetari tha: Zoti e bekoftë Sulltanin! Zejdi është një ndërhyrës i keq dhe meriton ndëshkim më shumë se kaq. A nuk është emri Daud i shqiptuar si dy "v-ja", kurse i shkruar si "një"?
Po! - tha Sulltani.
Ku shkoi "v-ja" e dytë? - pyet ai.
Sulltani i tha: Ku shkoi pra?
Atëherë dijetari i tha: Amri keqdashës e vodhi atë dhe ia ngjiti emrit të tij pa pasur nevojë, kështu që dijetarët e gramatikës ia imponuan Zejdit që ta rrah atë përherë e përgjithmonë!
Atëherë Sulltani duke qeshur mbeti i kënaqur, e nderoi këtë dijetar dhe dijetarët e burgosur i liroi nga burgu!
Përktheu: Mulaim Shehu