Muaji i Ramazanit për myslimanët përfaqëson një periudhë të veçantë dhe të begatë, vlera e së cilës është theksuar në shumë vende në Kur’an dhe hadithe.
Besohet se të gjitha veprat e mira të kryera në këtë muaj kanë një vlerë të veçantë dhe të shumëfishtë. Përveç agjërimit të detyrueshëm, besimtarët me përkushtim dhe entuziazëm shtojnë veprat e mira, duke shpresuar në shpërblimin e veçantë të Allahut, ndërsa largohen nga veprat e këqija, në mënyrë që të mos jenë ndër ata për të cilët Pejgamberi, Muhamedi (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) ka thënë se nga agjërimi i tyre përfitojnë vetëm uri dhe etje.
Ajo që e bën Ramazanin edhe më të rëndësishëm në jetën e besimtarëve është prania e natës më të bekuar, Lejletul-Kadrit, për të cilën Kur'ani thotë se është më e vlefshme se një mijë muaj. Hadithet autentike tregojnë se kjo natë gjendet në dhjetënetëshin e fundit të Ramazanit. Disa transmetime specifikojnë netët tek të kësaj periudhe, ndërsa të tjera theksojnë kërkimin e saj në shtatë netët e fundit të muajit.
Dijetarët shpesh theksojnë rëndësinë e veprave të mira gjatë Ramazanit dhe veçanërisht inkurajojnë shtimin e adhurimit në dhjetënetëshin e fundit, me shpresën që besimtarët të mos humbasin shpërblimin e madh të Lejletul-Kadrit.
Ky adhurim përfshin itikafin, faljen e teravive, namazin e natës dhe leximin e Kur’anit, të cilat janë veprime të zakonshme të besimtarëve në këto netë të bekuara. Pejgaberi, Muhamedi (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) kishte zakon ta kalonte dhjetëditëshin e fundit të Ramazanit në itikaf, duke e gjallëruar natën me adhurim dhe duke i zgjuar anëtarët e familjes së tij për ta shfrytëzuar këtë periudhë.
Një numër i mirë i grave, së paku një herë në jetë, e përjeton me trishtim fundin e dhjetëditëshit të fundit të Ramazanit.
Trishtimi është për shkak se në një atmosferë të tillë ato ndjejnë se, për shkak të një dukurie fiziologjike mujore, Ramazani për to ka mbaruar para se të përfundojë. Shpesh ndjejnë se nuk kanë pasur mundësinë të luten për t'u ndarë nga Ramazani siç e meriton, ose se janë privuar nga begatitë që sjell dhjetëditëshi i fundit i Ramazanit. As gruaja e Pejgamberit, Aishja, r.a., nuk mundi t'i qëndronte kësaj ndjenje. Ajo qau për shkak të të njëjtit arsyetim kur po shkonte të bënte haxh, dhe Pejgamberi, a.s., i tha: „Kjo është diçka që Allahu e ka përcaktuar për vajzat e Ademit...“, dhe më pas e udhëzoi në veprimet që mund të kryente gjatë këtij gjendje natyrore.
Pejgabmeri (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) e ngushëlloi atë duke i thënë: "Kjo është diçka që Allahu e ka caktuar për bijat e Ademit…” dhe e udhëzoi për veprat që mund të kryente gjatë kësaj periudhe.
Çfarë mund të bëjnë gratë gjatë Lejletul-Kadrit?
Për këtë arsye, është e nevojshme të kujtojmë të gjitha gratë se gjendja e natyrshme fiziologjike mujore nuk është shenjë e mbarimit të Ramazanit për to. Ajo është vetëm një gjendje natyrore që Allahu e ka përcaktuar për bijat e Ademit, dhe kjo nuk do të jetë, po deshi Allahu, arsye që shpërblimi për një Ramazan të përmbushur të pakësohet, as nuk është arsye që të heqin dorë nga shpërblimi që i pret ata që kalojnë Lejletu-l-Kadr me adhurim.
Të gjitha gratë që kanë agjëruar rregullisht para se të vijnë pengesat e sheriatit dhe do të vazhdonin të agjëronin nëse nuk do të ishin penguar, po deshi Allahu, do të marrin shpërblimin sikur ta kishin kryer këtë ibadet, sipas haditheve që tregojnë se besimtarët që kanë kryer rregullisht ibadetet dhe veprat e mira do të marrin shpërblimin sikur t'i kenë përfunduar ato plotësisht nëse janë penguar nga ndonjë sëmundje, udhëtimi apo diçka e ngjashme. (Po theksoj se kjo nuk do të thotë se nuk duhet të kompensohen ditët e humbura të agjërimit, por vetëm që shpërblimi nuk do të ulet për shkak të pengesave që ndodhin). E njëjta gjë, po deshi Allahu, vlen edhe për gratë që kanë falur teravi dhe namazin e natës rregullisht.
Sa i përket ibadeteve të tjera, është e rëndësishme të theksojmë se pengesa e një gruaje për të falur teravi, lexuar Kur'anin, falur namazin e natës dhe të ngjashme, nuk do të thotë se ajo është penguar të bëjë forma të tjera ibadeti që janë të rekomanduara në tre mujorin e fundit të Ramazanit. Ka shumë më tepër vepra të mira dhe adhurime të lavdërueshme që gratë mund t’i bëjnë sesa ato që nuk mund të bëjnë gjatë kësaj periudhe. Më poshtë do të përmendim disa prej tyre.
Përgatitja e iftarit
Nata e Lejletul-Kadrit, si çdo natë, fillon me akshamin e jo me jacinë ose me pjesën e fundit të natës, siç mendojnë disa. Prandaj, një grua që përgatit iftar për familjen e saj, me sinqeritet dhe për hir të Allahut, mund të marrë shpërblimin sikur ta kishte përgatitur atë për 1.000 muaj (83 vite). Nëse ka mundësi, mund të organizojë iftar për miqtë, të afërmit ose fqinjët në nevojë.
Dhënia e sadakasë
Nga Abdullahu b. Abasi, r.a., transmetohet se i Dërguari i Allahut, s.a.v.s., ishte më bujari nga të gjithë njerëzit dhe se bujaria e tij shtohej edhe më shumë gjatë Ramazanit. Vlera e veçantë e sadakasë në Ramazan ka qenë gjithmonë e njohur tek besimtarët, të cilët e shfrytëzojnë këtë kohë për të dhënë zekat, në veçanti për vakëfe dhe për të ndihmuar xhematin. Leximin e Kur’anit, si dhe për të ndihmuar të sëmurët, udhëtarët, borxhlinjtë dhe të gjithë ata që janë në nevojë.
Çdo grua që ka mundësi financiare mund t’i pasurojë veprat e saj të mira në Natën e Kadrit duke dhënë sadaka. Është më së miri që sadakaja të jepet gjatë të gjithë muajit të Ramazanit, për shkak të begatisë së tij, por edhe për të ndjekur sunetin e të Dërguarit të Allahut. Megjithatë, sadakaja mund të jepet në mënyrë më intensive në dhjetëditëshin e fundit të Ramazanit, veçanërisht në netët tek. Ajo mund të shpërndahet në vende të ndryshme.
Dëgjimi i Kur’anit
Allahu në Kur’an thotë: “Kur lexohet Kur’ani, dëgjojeni me vëmendje dhe heshtni që të mund të fitoni mëshirën e Tij.” (El-A’raf, 204)
Ky ajet tregon se në dëgjimin e fjalëve të Allahut ka një shpërblim të madh. Në hadithet e sakta është shënuar se Pejgamberi a.s., donte të dëgjonte të tjerët duke lexuar Kur'anin, por edhe se shpërblimi i atij që e dëgjon Kur'anin dhe atij që e lexon është i njëjtë. Bazuar në këtë ajet dhe në transmetimet për dëgjimin e Kur'anit, dijetarët janë të njëzëshëm në mendimin se ai që e dëgjon me vëmendje Kur'anin dhe ai që e lexon atë kanë shpërblim të barabartë.
Prandaj, nëse një grua ka filluar një hatme që nuk ka arritur ta përfundojë, ose thjesht dëshiron shpërblimin që e pret atë që lexon Kur'anin, ajo mund të ndezë një audio ose video incizim të një lexuesi të Kur'anit dhe ta dëgjojë me kujdes leximin e tij. Gjithashtu, ajo mund ta ndjekë leximin në telefonin e saj ose në tabletë. Me dëshirën e Allahut, atë e pret shpërblimi sikur të kishte lexuar Kur'anin vetë.
Dhikri (përmendja e Allahut)
Dhikri është një nga ibadetet më të mira që duhet bërë gjatë Ramazanit, pasi sipas ajeteve kur’anore, edhe adhurimet tjera janë urdhëruar pikërisht për përmendjen dhe madhërimin e Allahut. Allahu, xh.sh., thotë: "Më adhuro Mua dhe fal namazin që të më kesh gjithmonë në mendje!" (Taha, 14).
Për shkak të shumë ajeteve të tjera që i ftojnë besimtarët ta madhërojnë dhe përmendin Allahun e Madhërishëm, dijetarët konsiderojnë se dhikri është vepra më e mirë me të cilën njeriu mund të angazhojë veten. Dhikri më i mirë është ai që ka praktikuar Pejgamberi, a.s.
Disa nga dhikret më të rekomanduara janë:
Subhanallah;
Elhamdulillah;
Allahu ekber
La ilahe illallahu vahdehu la sherike leh, lehu-l-mulku ve lehu-l-hamdu ve huve ala kulli shej'in kadir;
Subhanallahi ve bihamdihi subhanallahi-l-'adhim;
Subhanallahi vel-hamdu lillahi ve lailahe illallahu vallahu ekber;
Istigfari (kërkimi i faljes)
Në sunetin e Pejgamberit, s.a.v.s., bën pjesë shpesh praktika e istigfarit, pra kërkesa e faljes. Disa muslimanë gjatë Ramazanit e kalojnë kohën e tyre duke falur namaz, mësuar Kur'an, bërë dhikr, por harrojnë pendimin dhe kërkimin e faljes për mëkatet e bëra. Gruaja ka mundësinë që, edhe nëse nuk mund të kryejë disa ibadete, gjatë Ramazanit ta ngjallë Sunnetin e Pejgamberit të Allahut duke dedikuar një pjesë të kohës për istigfar dhe teube.
Ky është një segment shumë i rëndësishëm i ibadetit, pasi mundëson një vetëvlerësim të veprimeve tona, çfarë duhet të lëmë dhe çfarë duhet të bëjmë më shumë. Gjithashtu, mundëson testimin e marrëdhënies sonë me të tjerët, marrëdhënies me Krijuesin e Lartësuar dhe marrëdhënies me veten tonë.
Sa i rëndësishëm është istigfari tregon fakti që Pejgamberi, s.a.v.s., i ka rekomanduar Aishës, r.a., që në natën e Lejletu-l-Kadr të lexojë pikërisht lutjen që kërkon faljen nga Zoti. Sipas një transmetimi të besueshëm, Pejgamberi ka rekomanduar që në natën e Kadrit të thuhet kjo lutje:
"Allahumme inneke afuvvun, tuhibbu-l-afve, fa'fu anni!"
(O Zoti im, Ti je Ai që fal dhe do falje, prandaj më fal!)
Përveç kësaj lutje, mund të thuhet edhe dërgimi i zakonshëm i lutjeve që kërkojnë falje nga Krijuesi i Lartësuar, si:
• Estagfirullah;
• Estagfirullahe-l-ledhi la ilahe illa Huve ve etubu ilejh;
• Estagfirullahe-l-'alijje-l-'adhime-l-edhdhdi la ilahe illa Huve ve etubu ilejh;
• Estagfirullahe-l-ledhi la ilahe illa Huve-l-Haju-l-kajumu ve etubu ilejh;
• Allahume ente rabbi la ilahe illa ente halakteni we ene 'abduke;
• Allahumme Ente Rabbi, la ilahe illa Ente, halakteni, ve ene 'abduke, ve ene 'ala 'ahdike ve va'dike mesteta'tu, e'uzu bike min sherri na sana'tu, ebu'u leke bi ni'metike 'alejje ve ebu'u bi dhenbii fagfirlii, fe innehu la jagfirudh-dhunube illa Ente.
Një nga ibadetet më të rëndësishme të Ramazanit është kërkimi i faljes nga Allahu. Profeti i ka mësuar Aishes (Allahu qoftë i kënaqur me të) këtë lutje për Lejletul-Kadr:
"Allahumme inneke afuvvun, tuhibbul-afve, fa'fu anni."
(O Allah, Ti je Falës dhe e do faljen, prandaj më fal mua!)
Dërgimi i salavateve mbi Profetin Muhamed (s.a.v.s.)
An-Nasai transmeton një hadith ku Pejgamberi, s.a.v.s., ka thënë: „Kush dërgon një salavat mbi mua, Allahu do t'i shkruajë 10 vepra të mira, do t'i falë 10 mëkate dhe do ta bëjë pozitën e tij 10 herë më të mirë.“ Dërgimi i salavatit për Pejgamberin është i rekomanduar edhe në Kur'an, ku Allahu i Lartësuar thotë: "Në të vërtetë, Allahu dhe engjëjt e Tij dërgojnë salavate mbi Pejgamberin. O besimtarë, dërgojini edhe ju salavat dhe përshëndetje!" (Al-Ahzab, 56)
Salavatet për Pejgamberin mund të thuhet në këtë mënyrë:
• Allahume sal-li 'ala sejjidina Muhamedin ve 'ala alihi ve sahbihi exhme'in.
• Allahumme sal-li ‘ala Muhammedin ve ‘ala ali Muhammed, kema salejte ‘ala Ibrahime ve ‘ala ali Ibrahime inneke hamidun mezhid; ve barik ‘ala Muhammedin ve ‘ala ali Muhammed, kema barekte ‘ala Ibrahime ve ‘ala ali Ibrahime inneke hamiidun mexhid.
Lutja (Duaja)
Allahu i Madhërishëm na fton në Kur'an që të bëjmë lutje dhe na premton se do t'i përgjigjet lutjeve tona: "Zoti juaj ka thënë: "Më thirrni Mua, Unë ju përgjigjem, e ata që nga mendjemadhësia i shmangen adhurimit ndaj Meje, do të hyjnë të nënçmuar në xhehennem" (Gafit, 60)
Në shumë hadithe të vërteta, Pejgamberi, a.s., thotë se lutja është ibadet, se Zoti i Madhëruar është i zemëruar me ata që nuk bëjnë lutjesh dhe premton se nuk do ta kthejë besimtarin pa përgjigje kur të kërkon.
Buhariu transmeton hadithin: "Cili do musliman që e kthen fytyrën e tij nga Allahu, xh.sh., dhe kërkon nga Ai që t'i plotësojë kërkesën, Allahu do t'i përgjigjet duke ia përshpejtuar këtë këtu në këtë botë, ose do ta mbajë atë si shpërblim për botën tjetër, nëse nuk do të bëhet i paduruar dhe nuk do të nxitojë. Shokët e Pejgamberit e pyetën: Çfarë do të thotë të nxitosh? Ai u përgjigj: 'Të thuash: E kam bërë lutjen, por nuk shoh se lutjet e mia janë pranuar.”
Ekzistojnë dy lloje lutjesh, dhe të dyja janë të rekomanduara për besimtarët gjatë Ramazanit dhe jashtë tij. Lloji i parë janë lutjet kur'anore dhe hadithore, si lutjet e caktuara, ndërsa lloji i dytë janë lutjet tona personale që mund të thuhen në gjuhën amtare. Lutjet kur'anore janë shumë, por do të përmendim ato që më shpesh mësohen në xhamitë tona dhe janë më të njohura dhe më të lehta për t'u thënë dhe mësuar nga shumica e grave:
• Ajetu-l-kursij
• Tre ajetët e fundit të sures al-Bekara
• La ilahe il-la ente subhaneke inni kuntu mine-dh-dhalimin. (Enbija, 87)
• Rabbena atina fi-d-dunja haseneten ve fil-ahirati haseneten ve kina 'adhabe-n-nar. (El Bakara, 201)
• Rabbana la tuzig kulubena ba'de idh hedejtena ve heb lena min ledunke rahmeten, inneke ente-l-vehhab. (Alu Imran, 8)
• Rabbi-g-gfir ve-r-rham ve ente hajru-r-rahimin. (Al-Mu'minun, 118)
• Rabbena amenna bima enzelte ve-t-teba'na-r-rasule fektubna ma'a-sh-shahidin. (Alu Imran, 53)
• Rabbi evzi'ni en eshkure ni'mateke-l-ledhi en'amte aleje ve 'ala validejje ve en a'male salihen terdahu, ve edhilni birahmetike fi 'ibadike-s-salihin. (An-Naml, 19)
• Rabbi heb li hukmen ve alhikni bi-s-salihin. Vexh'al li lisane sidkin fil ahirin. Vexh'alni min varasati xhenneti-n-na'im. Vegfir li ebi, innehu kane mine-d-dalin. Ve la tuhzini jevme jub'asun. Jevme la jenfe'u malun ve la benun, illa men ete-l-lahe bi kalbin selim. (Esh-Shu'ara', 83-89)
Al-Fatiha, Ihlas, Feleq, Nas
Përveç këtyre lutjeve të caktuara, çdo person mund të bëjë lutje për çdo gjë që i nevojitet në gjuhën e tij amtare. Në këtë rast, është e rëndësishme të jesh i vendosur në lutjen tënde dhe i bindur se Allahu do ta pranojë lutjen.
Le t’i lutemi Zotit të Madhëruar që të kalojmë natën e Lejletu-l-Kadr-it me adhurim, duke falur teravi, namaz të natës, duke lexuar Kur'anin, duke bërë dhikër, istigfar, lutje, duke dërguar salavate mbi Pejgamberin a.s., duke dhuruar sadaka, duke përgatitur iftar për të tjerët, por gjithashtu duke bërë edhe vepra të tjera të mira. Për të gjitha gratë që janë privuar nga teravia, namazi i natës dhe leximi i Kur'anit, lutemi, o Zoti ynë, që për shkak të angazhimit të tyre në adhurimin e mëparshëm gjatë ditëve të Ramazanit dhe qëllimit të mirë që kishin, ti shkruash shpërblimin sikur të kishin kaluar natën e Lejletu-l-Kadr duke bërë këto ibadete, të cilat janë penguar t’i bëjnë. Amin.
Sumeja Ljevakoviç-Subashiç