Nëse e keni menduar ndonjëherë se çfarë do të ishte sikur ju të jeni i vetëm në një qytet të tërë, këtë mund t’ju përshkruaj një person që jeton në qytetin Lost Springs, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Që në viti 1976 është shënuar se Lost Springs, në Wyoming, është qyteti më i vogël në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, megjithatë, në fillim të dekadës së fundit, u zbulua se popullsinë e këtij qyteti e përbën vetëm një njeri.
Regjistrimit i popullsisë është bërë në vitin 2000, dhe tregon se në qytetin i cili ka një zyrë postare, një park, ndërtesën komunale dhe një dyqan, nuk jeton as kryetari i baskisë, i cili pohon se lista është e pasaktë, dhe se popullsinë në fakt e përbëjnë tre persona.
Lost Springs u themelua në vitin 1911, dhe atë kohë kishte 200 banorë, por që nga viti 1930, pas mbylljes së minierave vendore, njerëzit filluan të largohen, të gjithë përveç njërit.