Pikturim me këmbë

Iraniania 49 vjeçe Horhe Etezad vizaton me këmbë. E lindur me problemin e mos zhvillimit të duarve, Etezad gjithsesi, ja doli të sfidojë këtë gjendje, dhe të merret me art.

Që nga fëmijëria, ajo mbështetej tek nëna e saj që i jepte kurajë se si të fillonte të pikturonte, duke futur furçën mes gishtërinjve të këmbës.
Pavarësisht problemeve që ka njeriu, ai ka mundësi të zhvillojë aftësi të reja dhe të arrij atë që dëshiron” tha Horhe Etezad, artiste.
Etezad jeton në Teheran me nënën e saj 85 vjeçare. Ajo kujdeset për të, pastron, gatuan… nuk lejon që shpirti i saj të dobësohet.
Ndonjëherë mund t’i kryej obligimet më mirë se njerëzit e tjerë. Krenohem me veten time, dhe ndihem e gjallë” tha Horhe Etezad, artiste.
Horhe mori mirënjohje për punën e saj gjithandej nëpër botë. Deri tani organizoi 60 ekspozita në shumë shtete. Përveçse me pikturë ajo merret edhe me punimin e qilimave persian të cilat i ekspozon nëpër panaire. /kuriozitete/