Bima qe ndryshon ngjyren

Bimët arrijnë, që ti detektojnë eksplozivët. Shkencëtarët e Universitetit të Kolorados, arritën që ti zhvillojnë bimët, të cilat mund të zbulojnë eksplozivët e fshehur.

Këto bimë mund të mbillen në aeroporte dhe qendra tregtare dhe kështu do të kontribuohet për një siguri më të madhe.
Ne marrim mostra nga ky laborator që të mund ti bëjmë funksional, në botën e vërtetë, pasi që bimët e ndryshojnë ngjyrën gjatë pranisë së eksplozivit”, tha Xhun Medfort, profesor i biologjisë.
Shumë shkolla dhe qendra sportive do të ishin po ashtu të sigurta, falë kësaj bime magjike, e cila ka aftësi kur në afërsinë e saj do të gjendet substanca e padëshiruar, përkatësisht eksplozivi, shndërrohet nga ngjyra e gjelbër në të bardhë. Kur të largohet materiali i rrezikshëm, bima përsëri e kthen ngjyrën e vet natyrore dhe bëhet e gjelbër.
Qëllimi kryesor i shkencëtarëve është që këtë bimë ta bartin nga laboratori në botën e vërtetë, dhe në këtë mënyrë jetën ta bëjnë më të sigurt. Projekti e ka mbështetjen e shumë institucioneve, midis të cilëve edhe Fondacioni Nacional Amerikan i shkencës dhe seksionit të sigurisë së brendshme. /kuriozitete/