Autoritetet e mbledhura për të luftuar gjuetinë e rinocerontëve në Afrikën e Jugut pohuan se brirët e rinocerontit janë më të shtrenjta se floriri.
Duke pohuar se një kilogram flori kushton 33 mijë euro ndërsa një kilogram brirë rinoceronti kushton 44 mijë euro, përfaqësues të parqeve kombëtare Kruger dhe Hluhluwa nënvizuan faktin se duhet të merren masa më të mira për të mbrojtur kafshët gjigante nga gjuetarët vendas dhe të huaj.
Zëdhënësi i parkut Kwazulu-Natal, Jeff Gaisford, bëri të ditur se është ndërmarrë masa e parë parandaluese duke ndryshuar vendet e punonjësve të parkut kombëtar, në këtë mënyrë ato shkëmbejnë eksperiencat e njëri-tjetrit.
Në vitin 2010 u gjuajtën 333 rinocerontë për brirët në Afrikën e Jugut. Po në të njëjtin vit janë arrestuar 162 gjuetarë rinocerontësh. /start/