Sipas hulumtimeve, efekti i cigares fillon vetëm pas disa sekondave, ai i sheqerit pas dy minutave ndryshon pështymën, ndërsa alkooli pas gjashtë minutave dëmton trurin.
Ndikimi i tymit të duhanit në trup mund të vërehet vetëm tre sekonda pas ndezjes së cigares, zbulon profesori Rovert Uest nga Qendra britanike për hulumtimin e kancerit. Pasi të mbërrijë në mushkëri, ndikon në zemër që të rrahurat të jenë më të shpejta dhe shtypja e gjakut të rritet.
Sheqeri
Ai ndikon në shëndetin tonë, madje para se ta përpijmë? Një numër i madh i baktereve shtohet në gojë pasi që sheqeri të mbërrijë në dhëmbë. Nëse konsumojmë diçka të ëmbël dhe asnjë lloj tjetër ushqimi, nevojitet një orë që të neutralizohet pështyma. Konsumi i rregullt i një sasie të lartë të glukozës gjatë konsumit të shpeshtë të ushqimit të ëmbël shton rrezikun për lajmërimin e diabetit, tipi 2. Sasia e lartë e insulinës parandalon punën normale të hormoneve.
Alkooli
Gjashtë minuta pas konsumimit i nevojiten alkoolit ta dëmtojë trurin, theksojnë hulumtuesit gjermanë.
Kripa
Shujta e pasur me kripë tkurr arteriet 30 minuta pas konsumimit. Sidomos është i rrezikshëm ushqimi nga ‘Fast food’, që mban sasi më të lartë të kripës.
Kafeina
Gjysmë ore pasi të keni konsumuar një pije me kafeinë ngadalësohet qarkullimi në drejtim të lëkurës dhe organeve. Mu për këtë arsye rritet numri i të rrahurave të zemrës - shtypja e gjakut. /reuters/