Pse ballonët shpërthejnë me zë?

Në një flluskë sapuni presioni i brendshëm është shumë i ulët, ndërsa tek ballonët është shumë më e lartë.

Fjala është për 10% më shumë se sa është forca e presionit jashtë ballonit. Për këtë arsye plasaritja e një flluske është pothuajse e padëgjueshme, kurse gjatë shpërthimit të ballonit dëgjohet një zë i lartë.

Përndryshe, balloni është i bërë prej gomës e cila përbëhet nga molekulat që i ngjajnë shpagetave. Gjatë fryrjes së ballonit, molekulat zgjaten, dhe në fund ne kemi një ballon shumë të hollë dhe të fortë. Ajrit i brendshëm i jep presion ballonit nga brenda, dhe në qoftë se e shpërthejmë me gjilpërë, shkaktohet një rënie e presionit e cili e bën ballonin në copa.

Rënia e presionit në ballon, ose lirimi, krijon një valë kaotike të ajrit e cila njihet si zë i lartë kur takohen me dëgjimin tonë.