Autoritetet u shpallin luftë krokodilëve

Autoritetet e Mozambikut janë detyruar, për shkak të sulmeve gjithnjë e më të shpeshta të krokodilëve në brigjet e lumit Zambezi, të nisin një operacion të madh për të përcaktuar numrin e këtyre grykësve, bëjnë të ditur mediat shtetërore.

Anëtarët e Ministrisë së bujqësisë dhe të turizmit kanë kapur dhe vrarë në lumin Zambezi zvarranikë të gjatë deri në gjashtë metra, të cilët kanë sulmuar qentë, dhitë, lopët, e nganjëherë edhe njerëzit.
Vitin e kaluar, autoritetet kanë vrarë 51 krokodilë, 15 të tjerë i kanë kapur, ndërsa brenda tre ditëve kanë mbledhur 9.600 vezë vetëm në distriktin Çemba, tha David Mboane, zyrtari lokal i shërbimit ekonomik për të përditshmen "Nitisias”.
Vitet e fundit, për shkak të zhvillimit ekonomik të Mozambikut, fermerët kanë rritur pronat e tyre dhe shfrytëzimin e lumit për ujitje. Për këtë arsye qeveria është detyruar të ndërtoj burime në disa fshatra, në mënyrë që njerëzit të mos marrin ujë nga Zambezi.
Nga fillimi i vitit krokodilët në bregun e Zambezit kanë sulmuar të paktën tre persona, por, për fat të mirë, asnjëri prej tyre nuk ka pësuar.