Idriz Gjilani u lind më 4 qershor 1901 në Velekincë, fshat në veri të Gjilanit. Prindërit e tij, Hajrullahu dhe Sale Smakaj nga Cërnica, kishin katër fëmijë. Në mesin e tyre Idrizi ishte fëmijë i veçan të. Ai konsiderohej më i pjekuri në mesin e bashkënxënësve të tij për arsye të vetive personale dalluese të tij. Që nga fillimi ai shfaqi interesim shumë të madh për edukimin dhe problemet shoqërore. Ai kreu Mejtepin e Cërnicës në vitin 1911 me sukses të shkëlqyeshëm. Me udhëzimin e Mulla Halimit, një hoxhë autentik dhe imam në Cërnicë dhe në lagjet e saj, Hajrullah Hasani e dërgoi të birin në Ruzhdije të Gjilanit, për të diplomuar në punë administrative.
Shpërthimi i Luftës Ballkanike ndër preu studimet e tij në Ruzhdije. Okupuesit serbë mbyllën shkollat, por më vonë u lejuan medresetë, që të punonin ekskluzivisht si qendra të edukimit fetar. Në vitin 1913, ai shkoi në medresenë “Atik” (medreseja e vjetër) të Gjilanit, e cila më përpara kishte punuar në Dobërçan. Atje, ai e kishte si mësues të tij Abdurrahim Efendi Llapashticën, një dijetar i famshëm kombëtar.
Lufta e Parë Botërore shkatërroi punën e këtyre medreseve përkohësisht. Idrizi me forcë u dërgua për të shërbyer në armatën e Mbretërisë Jugosllave për dy vjet dhe më pastaj ai u kthye përsëri në medresenë “Atik”.
Ndërsa në armatë, Idriz Gjilani e mësoi gjuhën serbe, e cila ishte një ndihme së për studimet e tij në fe, filozofi, dhe histori. Në shkollë ai ishte i dalluar në mesin e bashkënxënësve të tij dhe konsiderohej hoxhë. Myderrizi Abdurrahim Efendiu, i cili i çmoi aftësitë pedagogji ke të Idrizit, e angazhoi atë që t’i mësonte fillestarët si dhe studentët në pikat (fushat) më të avancuara të tyre. Ai ishte i vetmi nxënës i medresesë “Atik”, të cilit i lejohej mbajtja e shallit shumë vjet para se të përfundonte shkollimin e tij. Në vitin 1926, në moshën 26 vjeç, ai mori diplomën për hoxhë, për imam, dhe mori Ixhazetnamen, diploma iu dha për zotërimin e shkencave teologjike. Ai gjithashtu u nderua me titullin e Mulla-s.
Në vitin 1927, Mulla Idrizi bëhet imam i xhamisë për Xhematin e Pidiçit, në Karadak. Pas pesë vjetësh, ai ishte punësuar si imam-ofiqar për Xhematin e Hogoshit. Në Maj 1938, ai ishte vlerësu ar si bash-vaiz në Ulama Maxhlis të asamblesë edukative fetare të Shkupit. Ai qëndroi në këtë post deri në vitin 1941, kur Mbretëria e Jugosllavisë (1918 1941) ishte mposhtur dhe zëvendësuar nga diktatura komuniste, e cila zgjati prej 1945 deri 1989. Gjatë Luftës së Dy të Botërore, ai iu kushtua kryesisht mbrojtjes së kufijve kombëtarë të Shqipërisë dhe ishte martirizuar për kombin, duke mos përjetuar asnjë ditë të ‘lirisë’ që ofrohej nga okupatorët komunistë serbë.
Mulla Idrizi ishte një aktivist i dalluar i lëvizjes për përhapjen e diturisë shqiptare. Ai mbante lëvizjen dhe vazhdonte t’i mësonte shqiptarët, megjithëse mësimi, shkrimi dhe leximi shqip ishte një akt i dënueshëm, ‘krim’ politik ku ndër shtetit të Jugosllavisë. Ai promovoi, çoi përpara gjuhën kombëtare në rrethin e zgjedhur të studentëve të tij, me qëllim të avancimit të Islamit dhe etnitetit midis myslimanëve.
Ai ishte mësuar të jepte mësim në disa mejtepe njëkohësisht - në Hogosht, Malishevë dhe Gjilan, në mejtepin e Hashim Inn-it. Në këto mejtepe ai gjithashtu i mësonte edhe vajzat. Në të njëjtën kohë, ai i trajnonte mësuesit për mejtep dhe përcaktonte detyrat për mësuesit e angazhuar për maturantët, sidomos gjatë mungesës së tij. Ai shkonte prej një fsh ati në tjetrin hipur në kalë; një njeri shtatvogël, ai kishte një pamje mahnitëse dhe mustaqe të gjata, njeri tipik shqiptar. Kur mbushi 35 vjet, ai e lëshoi mjekrën, i vetmi hoxhë i gjallë i kësaj moshe që veproi në këtë mënyrë në Kosovën Lindore.
Gjatë shërbimit në fshatin Hogosht (1936-1937) Mulla Idrizi themeloi mejtepin dhe mbeti imam i xhamisë. Ai me zemërgjerësi kontribuoi në mirëmbajtjen e objekteve të tjera të përfshira dhe të dedikuara për hajrat (vepra bamirësie), të cilat i konsideronte të vlefshme për edukimin e popullit, për zhvillimin e kontakteve dhe komunikimeve, dhe për mirëqenien ekonomike të popullit. Këto struktura përfshinin shkollat, urat dhe rrugët. Ai kishte shprehi të thoshte “Fjala dëgjohet dhe harrohet, ndërsa hajrati duket, përdoret, dhe nuk harrohet.” Dhe kështu ai frymëzonte popullin për të ndërmarrë punë bamirësie, për të ndërtuar objekte.
Pas vdekjes së Abdurrahim Efendi Llapashticës, myderriz i medresesë “Atik”, Mulla Idrizi paraqiti në mënyrë vullnetare shërbimet e tij pa pagesë si myderriz në këtë shkollë të madhe, e vetmja në lagjet e Gjilanit. Qysh si student, ai kishte qenë i inkuadruar në mësim dhe kishte fituar dashuri e respekt nga nxënësit dhe populli. Në fund të majit 1938, ai vendoset në Shkup, ku u caktua në një pozitë të re. Ai solli në detyrë Mulla Salih Dobërçanin, një hoxhë i famshëm, si myderriz në medresenë “Atik” në vendin e tij dhe e paguante nga të ardhurat e burimeve të tij.
“Sa i mirë dhe i kuptueshëm është Islami kur shpjegohet në gjuhën shqipe, gjuhë të cilën Zoti e zgjodhi për shqiptarët.”
Më 25 qershor 1938, anëtarët e Ulema-së së mexhlisit e ngritën Mulla Idrizin në postin e bash-vaiz-it (kryepredikues), imam kryesor i Komunitetit Mysliman në rajonin e Shkupit për ule ma-në e mexhlisit. Ai mbeti në këtë post deri në kapitullimin e Mbretërisë së Jugosllavisë në prill të vitit 1941. Mulla Idrizi ishte një zgjedhje ideale për detyrën e bash-vaiz-it, meqë ai njihte shumë mirë gjuhët arabe, turke, shqipe dhe serbokroate. Ai ishte i mësuar shumë mirë në persishte dhe shkruante shumë mirë në gjuhën shqipe. Ai ishte një prej aktivistëve të Organizatës së Rinisë Progresive DRITA të Kosovës, e cila u themelua në prill 1937, në tubimin sekret në Arllat të Drenicës. Kjo organizatë ishte themeluar me iniciativën e studentëve që studionin në medresenë e madhe “Kral Aleksandri” dhe në medresenë “Isa Beu” të Shkupit. Organizata tërhoqi shumë hoxhallarë progresivë, udhëheqës, patriotë dhe simpatizues të kauzës shqiptare.
Kurani dhe Hadithi, i cili përcakton vlerat e edukimit, kulturës dhe etikës, udhëhiqej nga veprimtaria e Mulla Idrizit si mësues fetar. “Pa edukim”, thoshte ai, “Nuk ka fe të njëmendtë (të vërtetë)”. ‘Talebet (studentët) nuk duhet të pajtohen vetëm me leximin e Kuranit, por duhet gjithashtu ta kuptojnë atë. Mësuesit duhet t’i udhëheqin studentët për ta mësuar mirë Islamin, jo vetëm për ta prezantuar atë si doktrinë statike.’ Krijimi i një bashkëpunimi bilateral i komunitetit mysliman mbeti mision afatgjatë i Mulla Idrizit. Për të botimet zyrtare në gjuhën shqipe kishin një rëndësi të madhe. Ai thoshte: “Sa i mirë është Islami kur shpjegohet në gjuhën Shqipe, gjuhë të cilën Zoti e zgjodhi për Shqiptarët.”
Gjatë mbajtjes së detyrës së tij si imam dhe bash-vaiz, ai ishte aktiv në edukimin fetar dhe në aktivitete patriotike. Ai themeloi mejtepin e Pidiçit për vajza dhe djem të rajonit dhe i mësoi atje duke përdorur gjuhën shqipe në shkrim arab përballë ndalesës së gjuhës shqipe. Ai gjithashtu paraqiti gjuhën shqipe si subjekt në medresenë “Atik” dhe bëri përpjekje për të përforcuar bashkëpunimin në mes Myslimanëve dhe Shqiptarëve Katolikë të Karadakut.
Falë aktivitetit të Mulla Idrizit në Kosovë dhe në pjesët e tjera të rajonit, shkollat fetare islamike bënë që prania e tyre të ndihej aq e fortë, saqë mund të quhet periudha e renesancës islamike (1938-1941). Në këtë periudhë, mësimet në medresetë e Kosovës fituan në cilësi dhe u bënë më tepër masive.
Përveç, shfaqjes së shumë institucioneve edukative me famë, ndër to mund të përmenden medresetë e famshme “Atik” (Gjilan), “Pirinaz” (Prizren), “Gazi Ali Bej” (Vushtrri), Medreseja e Vjetër (Pejë), “Medah”, “Isa Beu”, “Velika Kralja (Aleksandra)”, (Medreseja e Madhe e Kral Aleksandrit) në Shkup dhe Gjakovë, “Mehmet Pasha” (Prizren), Brodosana dhe medreseja e Haxhi Pllanës (Ferizaj). Qindra mejtepe për nxënës të nivelit fillestar u hapën nëpër qytete dhe fshatra. Subjektet islamike u shfaqën në shkollat publike zyrtare në Serbi. Vazhdimisht, këto përpjekje penguan proceset në zhvillimin për serbizimin e rinisë myslimane nëpërmjet shko llave antishqiptare, në të cilat mësohej gjuha e okupatorit. Në vitin 1939-1940 numri i nxënësve të medresesë “Atik” të Gjilanit dhe në mejtepe u rrit në mënyrë të konsiderueshme. Përpjekjet e Mulla Idrizit shpunë në shtimin e 39 shkollave fillore dhe shkollave islamike fetare të lëvizshme në rrethinën e Gjilanit.
Zyra e Mulla Idrizit në Ulema-në e Mexhlisit në Shkup ishte vendosur në katin e dytë të medresesë “Isa Beu“, e cila ishte afër shtëpisë së tij; kjo i mu ndësoi të mbante kontakte të vazhdueshme me nxënësit e tij. Ai ishte shumë i veçantë rreth mbajtjes së lidhjeve direk te me nxënësit e rajoneve të Gjilanit, Kaçanikut, Ferizajt, Preshevës, Bujanocit. Ai ndiente dhembje (prekej në shpirt) për të zhvilluar raporte të përzemërta me nxënësit e nivelit të lartë dhe për t’i motivuar ata në ngritjen e veprimtarisë kulturore, edukative, fetare dhe politike. Përveç të tjerash, ai mbante marrëdhënie të ngushta për sigurimin e bashkëpunimit patriotik dhe politik me studentët shqiptarë të Fakultetit Filozofik të Shkupit, veçanërisht me ata të Medresesë së Madhe aty.
Mulla Idrizi përvojën e tij të pasur politike dhe diturinë që kishte fituar me një punë të mundimshme, ua dha gjeneratave të reja dhe fakultetit e medresesë. Gjatë mbajtjes së detyrës së tij si bash vaiz, Mulla Idrizi kontribuoi në riparim in e xhamive ekzistuese dhe ngritjen e xhamive të reja. Këto veprime simbolizuan vërtetimin e kulturës islamike shqiptare në rajone të banuara nga shqiptarët etnikë nën okupimin e Mbretërisë Jugosllave, që ishte një ferr i hapur për shkatërrimin e Islamit, mendimin dhe shpirtin islamik.
Mulla Idrizi iu kundërvu dëbimit të shqiptarëve dhe predikonte pikëpamjet e tij antiqeveritare dhe proislamike, në xhami, shtëpi banimi, tubime publike, madje edhe në funerale. “Ne jemi përgjegjës para Allahut dhe kombit për varrezat e baballarëve tanë. Ne nuk guxojmë t’i neglizhojmë dhe t’i lëmë në duart e naçallnikut (kryetarit të komunës) Sllaviç,” - u thoshte ai bashkëqytetarëve shqiptarë.
Ai udhëhoqi dhe mbikëqyri ndërtimin e urave, rrugëve, dhe fontanave, mejtepeve, xhamive dhe mirëmbajtjen e varrezave, të cilat ai i shihte si simbole unifikuese të popullit shqiptar. Gjatë kohës sa shërbeu në medresenë “Atik” të Gjilanit, numri i studentëve u rrit në 734, prej të cilëve 326 ishin vajza. Medreseja e Gjilanit organizoi gjithashtu shkolla mobile (të lëvizshme) me mësuesit e tyre. Vetëm në zonën e Gjilanit, u themeluan 39 shkolla të tilla. Këto shkolla ringjallën dhe ripërforcuan ndjenjat fetare dhe vetëdijen kombëtare te gjeneratat e reja.
Prej prillit 1941 e tutje, ai mbeti i pre okupuar me aktivitetet nacionaliste. Si imam, mësues - me fuqinë e fjalëve, si luftëtar - me fuqinë e armës, si komandant ushtarak që gëzonte besueshmëri të paluhatshme nga ushtarët e tij, - ai luftoi kundër Serbisë komuniste dhe forcave bullgare, të cilët kishin rivendosur për gjenocid. Ai organizoi rezistencë duke formuar bashkimin e shqiptarëve.
Në qershor të vitit 1944, ai ishte udhëheqës i shqiptarëve në betejën e Kikës, e cila ishte fituar kundër ushtrisë komuniste serbe. Në mënyrë të njëjtë, ai luftoi gjatë viteve 1944-1949 dhe fitoi lavde për trimërinë e tij. Ai u dogj për vdekje më 25-26 nëntor të vitit 1949. Si në jetë, vdekja e tij do të vazhdojë t’i motivojë dhe frymëzojë popullin. Mulla Idriz Gjilani jetoi dhe vdiq si muxhahid. Ai luftoi për ta bërë Islamin forcë kryesore unifikuese për myslimanët e Shqipërisë. Përpjekja e tij për të ringjallur dhe përforcuar religjionin lidhur me vetëdijen kombëtare, ka qenë sukses i qëndrueshëm i shekullit 20.
Dituria Islame 218