Meditimi shuan dhimbjen

Meditimi ndryshon strukturën e kores cerebrale deri në pikën që e bën të pandjeshme dhimbjen fizike.

Në këtë përfundim ka dalë studimi i kryer nga Universiteti i Montreal. Ekipi i studimit vlerësoi ndjeshmërinë e dhimbjes së shkaktuar nga nxehtësia, duke analizuar të dhënat nga truri nëpërmjet rezonancës manjetike.

“Kemi zbuluar lidhjen mes meditimit dhe disa zonave të kores së trurit, të ndjeshme ndaj dhimbjes”, shprehet një prej studiuesve. Rezultati më interesant i studimit është se lëkura e njerëzve që meditojnë, e ka duruar temperaturën 53 gradë.

Në total, njerëzit që meditojnë janë 18 % më të predispozuar për ta mposhtur dhimbjen, në krahasim me njerëzit që nuk e kryejnë këtë praktikë. /top channel/