Specat më djegës në botë rriten në Australi
Sipas librit të rekordeve Guinness, australianet Jarmilla Elders dhe Linda Sartoris janë pronare të plantazhës në të cilën rriten specat më djegës në botë.
Lloji i specave djegës Trinidad Scorpion Butch Taylor prej këtij muaji edhe zyrtarisht është lloji më djegës i specave në planet, ndërsa konsiderohet të jetë 300 herë më djegës se speci djegës i popullarizuar meksikan “jalapeno”.
Për kultivimin e këtyre specave nevojitet një cikël prej një viti nga mbjellja deri tek vjelja. /Telegrafi/
Artikulli i kaluar
Artikulli radhës