Indiania e gjatë 62.8 centimetra është gruaja më e shkurtë në botë

Jyoti Amge, nxënëse e shkollës së mesme nga India, e gjatë 62.8 centimetra, është gruaja më e shkurtë në botë, bëri të ditur të premtën organizata e rekordeve Guinness.

Titullin e mori në ditëlindjen e 18-të, duke e festuar me familjen e saj në Nagpur, 520 kilometra në lindje të Bombait, në perëndim të Indisë.

Gjatësia e Amges arrin 62.8 centimetra. Ajo është matur tri herë brenda 24 orëve, sepse gjatësia mund të ndryshojë rrejshëm brenda një dite. Mjekët, në praninë tonë, e kanë matur tri herë në pozicion e shtrirë. Ndërsa ne zgjodhëm vlerën e mesme”, tha Rob Molloy, zyrtar i rekordeve të Guinnessit.
“Jam shumë e gëzuar që kam fituar në këtë rekord”, tha Amge, e veshur me kostumin tradicional sari.
Jyoti Amge vuan nga ahondroplazia, sëmundje e eshtrave tek të cilët trupi mbetet në madhësinë e fëmijës katër muajsh,
Babai i saj, Kisan Amge, thotë se ëndrra e Jyotit është të bëjë karrierë në kinematografinë e Bollywoodit.
Rekordin e mëparshëm, si gruaja më e shkurtë në botë, e mbante amerikania Bridget Jordan e cila ishte e gjatë vetëm 69.49 centimetra.