Kisha katolike ka miratuar iPhone aplikimin i cili do t’i ndihmon besimtarët të rrëfehen përmes teknologjisë së re, derisa zyrtarët e lartë kishtarë në Britaninë e Madhe dhe SHBA, tashmë kanë dhënë dritën e gjelbër, bënë të ditur BBC.
Aplikimi është përshkruar si "ndihmës i përsosur për çdo të penduar", sepse ofron këshilla dhe udhëzime, dhe i drejton nëpërmjet sakramentit.
Ndihmon monitorimin më të mirë të mëkatit dhe analizën e ndërgjegjes të bazuar në faktorët të tillë si mosha, gjinia dhe statusi martesor, por duke mos pasur qëllim të zëvendësojë plotësisht rrëfimin tradicional.
- Dëshira jonë është t’i ftojmë besimtarët krishterë që të përfshihen në fenë e tyre përmes teknologjisë dixhitale, tha projektuesi i i aplikimit, Patrik Leinen.
‘Programi i rrëfimit’ mund të blihet nëpërmjet iTune-s për 1,19 funte, ose dy dollarë.