Kinezit nga provinca Hubei i është hequr guri nga fshikëza urinare, i përbërë nga mineralet dhe proteinat, që peshonte më tepër se një kilogram.
Mjekët u habitën kur përmes rrezeve X e panë masën 11 centimetra të gjerë, pasi kinezi 43-vjeçar u ankua për dhimbje gjatë urinimit.
Kirurgu Wu Tianpeng tha se ky ishte guri më i madh që ka parë ndonjëherë në qeskën urinare të një njeriu.
”Fshikëza e njeriut normal mund të mbajë 300-500 mililitra urinë, maksimumi 1.000. Ky gur zinte një vëllim prej më tepër se 700 mililitrash. Prandaj ka shkaktuar dhimbje të mëdha”, tha Dr. Tianpeng
Ky është guri i dytë më i rëndë i gjetur ndonjëherë. Më i rëndi në botë peshonte 2.4 kilogramë, dhe iu hoq një gruas kineze në vitin 2009. Guri ishte aq i madh saqë operacioni për heqjen e tij, i cili normalisht zgjat 20 minuta, kërkoi më shumë se një orë.