Qyteti fantazmë - Pripyat afër Çernobilit

Pripyat është qytet i braktisur në veri të Ukrainës. Në këtë qytet jetonin të punësuarit në centralin bërthamore të Çernobilit

Pripyat dikur kishte rreth 50.000 banorë, por pas aksidentit në vitin 1986, ai u braktis. Sot është qytet plotësisht i boshatisur.
Thuhet se reaktorët e atëhershëm nuklear ishin krenaria dhe prosperiteti i Bashkimit
Sovjetik. Edhe pse centrali duhej të ndërtohej vetëm 25 kilometra larg kryeqytetit ukrainas Kiev, Akademia e Shkencave ukrainase ka insistuar që ai të ndërtohet më larg, përkatësisht 100 km nga Kievi, në qytetin Pripyat.
40 orë pas aksidentit i gjithë qyteti ishte evakuuar. Pripyati dhe rrethina e tij nuk do të jenë edhe disa shekuj të sigurt për kthimin e banorëve.
Gjatë aksidentit janë liruar sasi të mëdha të rrezikshme radioaktive, prandaj nevojiten rreth 300 vjet që këto sasi të mëdha radioaktive të zhduken.