Mrekullitë nuk kanë të ndalur në Gadishullin Arabik. Për këtë flet edhe ky video incizim, ku një arab në zemër të shkretëtirës gjen burim të ujit.
Video e cila para disa dite është postuar në YouTube tregon gëzimin e sauditit i cili gjen burimin e vërtetë, nga i cili rrjedh sasi e madhe e ujit, sa që gati e kishte formuar një lumë të tërë.
Ai ishte aq i gëzuar saqë deshi të pijë ujë, mirëpo sasia e madhe e ujit që ka rrjedhur nga burimi ia pamundësoi këtë.
I mirëseardhur, por jo edhe befasues, sepse Muhammedi a.s. 14 shekuj më parë ka paralajmëruar për gjelbërimin e shkretëtirave dhe shndërrimin e tyre në kullosa dhe lumenj.
“Nuk ka për te ndodhë Kiameti derisa sa të kthehet toka e Arabisë ne kullota e lumenj” (Muslimi)