Fotografia fascinante e NASA-së të qytetit të Kuvajtit e regjistruar natën ilustron pasurinë dhe madhështinë e Emirateve në Gadishullin Arabik.
I ndriçuar me mijëra drita, qyteti i Kuvajtit ndriçon si të ishte prej ari, i rrethuar nga një ngjyrë e errët e Gjirit Persik dhe shkretëtirës së papopulluar.
Pamja e qytetit natën ofron një perspektivë të re që është vështirë të dallohet gjatë ditës, prandaj në fotografinë e NASA-së shihen qartë arteriet e trafikut që shkojnë në drejtim të qendrës financiare të kryeqytetit të Kuvajtit, që ndodhet në kepin që hyn në Gjirin Persik.
Fotografia tregon edhe zhvillimin e mundshëm të Kuvajt City-t, i cili gjithnjë e më shumë shtrihet kah jugu, deri në fund, në unazën e shtatë që e rrethon qytetin.
Në fotografi, gjithashtu shihet shkëlqimi i aeroportit kuvajtian, por edhe pallati i Emirit të Kuvajtit.
Kuvajti është monarki kushtetuese me parlamentin më të vjetër të zgjedhur drejtpërdrejt mes shteteve arabe në Gjirin Persik. Vendi udhëhiqet nga dinastia El Sabah, ndërsa kreu i shtetit është Emiri ose Sheikhu (momentalisht Al Ahmed Al Xhaber Al Sabah).