Do të ketë dhoma të ajrosura, gjelbërim dhe pa dyshim do të ketë shërbim me pesë yje.
Arsyeja kryesore që klientët do të shkojnë në Hotel Ark do të jetë aftësia e tij për t’i shpëtuar nga një fatkeqësi natyrore me përmasa të mëdha.
Kjo për shkak se ndërtimi i së ardhmes është projektuar për t’i bërë ballë përmbytjeve të shkaktuara nga rritja e nivelit të detit.
Gjigandi lundrues është një ‘biosferë’ e konceptuar si një strehë e sigurt.
Është quajtur si një mjedis i gjelbër, i vetëqëndrueshëm për mysafirët, hoteli në formë guacke do të përballojë valë baticash dhe fatkeqësish të tjera natyrore.
Arkitektët thonë se ndërtimi i hotelit me harqe dhe kabllo do të shpërndajë peshën në mënyrë të barabartë dhe do të jetë gjithashtu rezistent ndaj tërmeteve.
Dizajni përdor panele diellore dhe një sistem për grumbullimin e ujit të shiut për t’iu siguruar banorëve energji dhe ujë.
Mjedisi me serë gjithashtu ofron bimësi për të ndihmuar në cilësinë e ajrit dhe të sigurojë ushqim.
Struktura transparente mundëson futjen e dritës së mjaftueshme në dhoma të brendshme për të reduktuar nevojën për ndriçim.
Dhe për të siguruar cilësinë e dritës, pjesa e jashtme është e mbrojtur me një shtresë pastrimi.
Hotel Ark është projektuar nga firma ruse Remistudio me ndihmën e Unionit Ndërkombëtar të Arkitektëve të programit të arkitekturës për ndihmën gjatë katastrofave.
Alexander Remizov, i Remistudios, ka thënë më parë: “Për arkitekturën, ekzistojnë dy shqetësime të mëdha.
“E para është ruajtja e sigurisë dhe masave kundër kushteve ekstreme të mjedisit dhe ndryshimeve klimatike. E dyta është mbrojtja e mjedisit natyror nga aktivitetet njerëzore.
‘Arku është një përpjekje për t’iu përgjigjur sfidave të kohës sonë. Është kryer një parashikim për një sistem të pavarur mbështetës për jetën.
“Të gjitha bimët janë zgjedhur në përputhje me ndriçimin dhe efikasitetin e prodhimit të oksigjenit dhe me qëllim krijimin e një hapësire tërheqëse dhe relaksues.
“Nëpërmjet çatisë transparente sigurohet mjaft dritë për bimët dhe për ndriçimin e dhomave të brendshme”.