Qeveria kineze gabimisht ia dhuron kambanën xhamisë Ferhadije

Kryeministri kinez, Wen Jiabao, i kërkoi falje Bashkësisë Islame të Bosnje e Hercegovinës, për shkak të një keqkuptimi të madh, pasi Qeveria kineze për rikonstruktimin e xhamisë në Banja Llukë ka dhuruar një kambanë.

Qeveria kineze, bashkë me ambasadorin e Kinës në Bosnje, Fugu Vang, e ka planifikuar këtë donacion. Por, pasi kjo është menduar të jetë një surprizë, keqkuptimi u zbulua vetëm kur kamioni me kambanë erdhi para xhamisë Ferhadije.

"Vërtet na vjen shumë keq, nuk kishim qëllim ta fyejmë askënd, ne kemi qenë të pakujdesshëm dhe kemi bërë një gabim, tani deri sa të jem gjallë do ta di se kambanat janë për kisha e jo për xhami", tha kryeministri kinez.

Është vendosur që kjo kambanë t’i dhurohet kishës ortodokse apo asaj katolike, por pasi që në të është gdhendur "Ferhadije", as ata nuk e kanë pranuar, prandaj pritet që kjo kambanë të përfundojë në ndonjë hekurishte.