Pse njerëzit rrëqethen nga disa tinguj të pazakonshëm

Nëse vetëm rrëqetheni vetëm nga paramendimi i gërvishtjes së thonjve në tabelë, ju lirisht fajësojeni amigdalën tuaj, kompleksin e bërthamave që gjenden në maje të lobit temporal.

Shkencëtarët kanë zbuluar që kjo pjesë primitive e trurit qëndron pas averzionit ndaj toneve të larta. Sipas tyre, tingulli i cili krijohet pas gërvishtjes së tabelës me thonj, e cila gjendet në zonën e njëjtë të frekuencës sikurse bërtitja e fëmijës, parqet instiktin e lashtë për mbijetesë.

Gjatë hulumtimit është skanuar truri i trembëdhjetë vullnetarëve që kanë dëgjuar tinguj të ndryshëm, e që i kanë vlerësuar sipas asaj se sa shumë u pëlqen secili. Sa më i papërshtatshëm ka qenë tingulli, më aktive ka qenë amigdala, e cila pas kësaj ka aktivizuar korteksin dëgjimor, për ç’arsye tingulli ka qenë edhe më i papërshtatshëm.

“Duket se në kokë aktivizohet diçka shumë primitive, ndoshta ky është një lloj alarmi nga amigdala në kortesin dëgjimor. Ekziston gama e frekuencave në të cilët veshi ynë është më së shumti i ndjeshëm”, ka thënë Sukhbinder Kumar, nga Universiteti në Newcastle.

Vullnetarët si tingull më të sikletshmin e kanë vlerësuar atë që krijohet nga gërvishtja e xhamit me thikë. Ndërsa gërvishtja e thonjve në tabelë është vlerësuar si tingulli i pestë më i sikletshëm.


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Pak, por e vazhdueshme