Edhe kjo mund të ndodhë: Njeriu ndërton xhaminë vetëm për vete

Banorët e një qyteti të vogël në Arabinë Saudite kanë pritur disa javë që bashkëvendësi i tyre të përfundon ndërtimin e xhamisë prej druri.

Por, pasi ajo përfundoi, ata mbetën të shokuar. Njeriu u tha se ky objekt është pronë e tij, prandaj ata duhet të qëndrojnë larg tij.

- Banorët shkuan të falen në xhaminë e qytetit lindor Dammam, ata aty panë një njeri duke e falur namazin e tij të parë në xhaminë e porsandërtuar. Kur ata tentuan të hyjnë brenda, njeri i ndaloi dhe u tha që të luten diku tjetër. Ata thonë se siç duket ky njeri paska ndërtuar xhaminë vetëm për vete, shkruan gazetë arabe ‘Kabar’.