Stuhia Sandy i ka kursyer foletë e zogjve

Stuhia Sandy, e cila ka shkaktuar dëme të mëdha në bregun lindor të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, nuk u ka bërë shumë dëme foleve të zogjve.

Në paralagjen e New Jerseyt, në Edgewater, stuhia ka shkul një numër të madh të pemëve, degët e të cilave kanë përfunduar mbi makina dhe shtëpi. Edhe shtyllat elektrike të betonit nuk u kanë bërë ballë forcës së kësaj stuhie të fuqishme.

Megjithatë, foletë e zogjve, të cilat gjithashtu u janë ekspozuar stuhisë së fortë, për çudi të banorëve lokalë, nuk kanë pësuar dëme.

Tregues i inteligjencës së këtyre zogjve është forma e ndërtimit të foleve në pemë dhe shtylla elektrike që janë rezistent ndaj stuhive.

Një nga banorët e Edgewaterit, Luis Penia, tha se në këtë zonë është rrëzuar një numër i madh i pemëve dhe askujt nuk i ka shkuar mendja tek zogjtë.

" Për shkak të prishjes së kabllove elektrike i gjithë qyteti dhe rrugët ishin pa rrymë, por foletë e zogjve mbetën në vendet e tyre. Unë mendoj se zogjtë e dinë se si të mbijetojnë”, tha Penia.

Pesëdhjetë e katër vjeçari, Joseph Deposio, tha se foletë e zogjve janë më të sigurta se shtëpitë.