Oymyakoni rus, vendi më i ftohtë i populluar në botë më -71,2 ° C

Nëse mendoni se në vendin tuaj dimrat janë të padurueshëm, vizita në fshatin rus Oymyakon do t’ju bëjë që ju të ndryshojë mendjen.

Temperatura mesatare në këtë fshat në veri lindje të Rusisë në muajin janar është minus 50 gradë celsius. Prandaj nuk është për t'u habitur që Oymyakon mban titullin e vendit më të ftohtë të populluar në botë.
Temperatura më e ulët e matur ndonjëherë në Oymyakon ishte minus 71,2 gradë celsius. Një temperaturë kaq e ulët nuk është matur në asnjë vend tjetër të banuar në Tokë.
Ironikisht, Oymyakon do të thotë "uji që nuk ngrihet", këtë emër e ka marr nga një burim i afërt termik.
Pavarësisht temperaturave shumë të ulëta, në fshat jetojnë 500 banorë, të cilët kryesisht merren me blegtori. Shumica e shtëpive në këtë fshat nxehen me qymyr dhe dru, vetëm një pjesë e vogël jeton në komoditetin e teknologjisë moderne.
Vendasit kryesisht ushqehen me mish kali dhe dreri. Fshati ka vetëm një dyqan që është e pajisur me gjërat themelore, dhe një shkollë e cila mbyllet vetëm kur temperaturat bien nën minus 52 gradë celsius. Nëse njëri prej fshatarëve vdes, varrimi duhet të presë disa ditë derisa toka të shkrihet me prush.
Vendasit janë mësuar me këto kushte atmosferike dhe nuk kanë probleme shëndetësore, ndërsa mjekët thonë se për këtë duhet t’i falënderojnë mikronutrijentët nga qumështi dhe mishi i bagëtisë së tyre.
Dita në këtë vend zgjat nga tre orë në dhjetor, deri në 21 orë gjatë verës, kur temperaturat ngritën deri në 30 gradë celsius.