Turku i punon tespihët nga meteori

Turku, Mesut Kasikci, i cili jeton në Francë, dhe për vete thotë se është gjahtar i meteorëve, erdhi në një ide interesante. Ai nga mbetjet e meteoritëve ka bërë tespihë.

Kasikci thotë se nga dashuria e madhe që ka për gjithësinë, mbledh meteoritë të madhësive të ndryshme.
Ai, viziton vende të ndryshme të botës për të gjetur lloje të ndryshme të meteoriteve.
"Unë jam gjahtar i meteoritëve. Aktualisht kam një koleksion të meteoritëve nga 50 vende të ndryshme të botës. Që njerëzve t'ju tregoj vlerën e tyre, kam vendosur që nga ato të bëj tespihë", tha Kasikci.
Ai shpjegoi se pjesët e vogla të meteorit nga të cilët janë punuar tespihët i ka blerë në Afrikën e Jugut.
Për punimin e tyre atij i është nevojitur një vit, e për këtë ka përdor materialin më të mirë.
"Tespihët përbëhen nga 33 meteoritë të vegjël. Gjatësia e secilit është nga një centimetër. Hekuri në meteoritë peshon rreth 450 gramë. Lidhësja e tespihëve është prej ari. Muzeu historik i natyrës në Paris ka konfirmuar se tespihët janë punuar nga meteoritët”, thotë Kasikci.



“Është një ndjenjë e bukur, kur i mban tespihët nga meteoriti në duar. Kjo është zemra ime. Kur në dorë i mbaj këto tespihë ndihem disi i veçantë. Kam shpenzuar një shumë të madhe të hollash për t’i mbledhur këto meteoritë për tespihë, por në gjithë këtë, dimensioni shpirtëror është më i rëndësishmi", thotë Kasikci.
Ai shtoi se në udhëtimet e tij gjithmonë me vete i mban tespihët nga meteoriti. Lagështia është armiku më i madh i meteoritëve, prandaj vëmendje më të madhe i kushton mbrojtjes së meteoritëve nga ky rrezik.
"Për këtë arsye jam shumë i kujdesshëm që djersa nga duart të mos kalon në meteoritë dhe t’i prishë ato", thotë Kasikci.