Miu sulmoi gjarprin për ta shpëtuar miun tjetër
Një mi i bardhë u lirua pasi sulmoi gjarprin helmues, në tentativë për ta shpëtuar miun tjetër.
Dy minj janë "shërbyer" si ushqim për një gjarpër helmues në kopshtin zoologjik ‘Jangzhou’ në provincën kineze Zhejiang.
"Gjarpinjve gjithmonë u japin ushqim të gjallë, nga dy minj. Por, herën e fundit ndodhi diçka e pazakontë. Kur gjarpri sulmoi njërin prej tyre, tjetri nuk iku, por e sulmoi gjarprin për të shpëtuar miun tjetër. Deri sot nuk ka pasur raste të tilla", thotë gardiani Wen Shao.
"Miu e kafshonte gjarprin në kokë, por prapë se prapë dështoi ta shpëtoj miun tjetër. Për shkak të këtij veprimi të guximshme ai meritoi të lirohet", shtoi Shao.
Artikulli i kaluar
Artikulli radhës