Liqeni rozë në Senegal mahnit vizitoret me ngjyrën e tij të jashtëzakonshme

Bëhet fjalë për një liqen të kripur i cili gjendet në Senegal, ku jetojnë alga që adhurojnë kripën.

Shkaku i marrjes se ngjyrës rozë të liqenit që prodhon kripë është prodhimi i pigmenteve të kuqe duke përdorur energjinë diellore nga ana e baktereve që jetojnë në të.

Liqeni Retba në Senegal, në Afrikën Perëndimore, merr këtë ngjyrë të çuditshme për shkak të nivelit të lartë të kripës, ku në disa zona shkon më shumë se 40 për qind. Këtu lirisht mund të shtriheni në ujë, dhe mos të fundoseni.

Majkëll Danson, ekspert i baktereve ekstremofile nga Universiteti Bath thotë: “Ngjyra si luleshtrydhe vjen nga organizmat kripë-dashës të quajtura Dunaliella salina. Ato prodhojnë një pigment të kuq që thith dhe përdor energjinë e diellit për të prodhuar më tepër energji, duke e bërë ujin të kuq. Liqeni Retba dhe Deti i Vdekur, të cilët kanë përqindje të lartë kripe, dikur mendohej se nuk kishin jetë (prej këtu e marrin emrin). Por, në fakt në ta ka jetë”.

Në këtë liqen ku nxirret afërsisht 24 tonë kripë në vit përdoret vetëm forca njerëzore për prodhimin e saj. Kodrat e kripës lartësohen menjëherë pas liqenit.

Burrat të cilët me ndihmën e varkave shkojnë në mes të liqenit për të mbledhur kripë kthehen në breg me një sasi të mjaftueshme kripe. Ndërsa ne breg rolet ndryshojnë. Grave u takon më pas të mbartin kripen e mbledhur në det nga varka.

Mbledhësit e kripës duhet ta lyejnë lëkurën me një përbërës të veçantë, që i mbron nga dëmtimi prej kripës në liqenin tri metra të thellë.

Kristalet e kripës ngjiten pas trupave të punëtorëve që punojnë përditë në liqen për ta mbledhur. Fshatarët mandej e përpunojnë para se ta përdorin apo ta sheshin mineralin e çmuar.

Liqeni rozë çdo ditë pret me qindra vizitorë.