Vdes njeriu më i moshuar në Arabinë Saudite
Ndërroi jetë në moshën 120 vjeçare njeriu më i moshuar në Arabinë Saudite, sheiku Awad bin Abdul Aziz bin Saifi Al Qarni.
Pas vetë ka lënë 447 pasardhës, 24 djem dhe vajza që i ka pasur me gra të ndryshme. Djali i tij më i moshuar është 98 vjeç, ndërsa më i riu 22 vjeç. Nipi më i moshuar i tij është 65 vjeç.
Sheik Awadi ka vdekur në shtëpinë e tij në fshatin Al Baddad, ndërsa para vdekjes së tij ai nuk kishte pasur probleme shëndetësore.
"Sheiku Awad lindi në vitin 1893. Jetoi në tre shekuj. Ka qenë udhëheqës i fisit thuajse gjatë gjithë jetës. Fisi i tij dhe banorët tjerë të fshatit do ta mbajnë në mend atë si njeri të ndershëm, të mençur dhe të dashur", shkruan gazeta Sabq.
Artikulli i kaluar
Artikulli radhës