Sa ka ndryshuar planeti ynë?
Në këtë video nga hapësira mund të shihen ndryshimet e vendeve si Dubai, Shangai apo edhe pyjet braziliane gjatë 30 viteve të fundit.
Satelitët kanë filmuar ngritjen e Dubait nga rëra në qiellgërvishtësit e saj, komplekset gjigante të hoteleve, qendrat tregtare dhe hyrjen në det me resortet e njohura botërore të Palmave.
Janë fotografuar edhe pyjet në Rondonia të Brazilit teksa zvogëlohen nga prerja e pemëve, dhe qiellgërvishtësit e Shangait duke zëvendësuar fshatrat e dikurshme.
Videoja është krijuar nga miliona imazhe marrë nga tetë satelitë, që datojnë nga viti 1984.
Artikulli i kaluar
Artikulli radhës