Taksi ngjyrë rozë, vetëm për femra

Kohët e fundit në Dubai është prezantuar taksi i veçantë ngjyrë rozë, ekskluzivisht për femra, bënë të ditur gazeta arabe Gulf News.

Taksi për femra, i cili përveç karoserisë edhe brendësia e tij është tërësisht ngjyrë rozë. Taksistet do të jenë femra, por dhe klientet do të jenë vetëm femra.
Gazeta shkruan se taksitë për femra tashmë janë testuar në relacionin aeroport-Dubai dhe kanë marrë mbështetje nga femrat që udhëtojnë vetëm.