Studenti 19 vjeçar zbulon pajisjen që pastron detin nga mbetjet plastike

Studenti i inxhinierisë, Boyan Slat, ka zbuluar pajisjen, për të cilën thotë se mund të pastrojë më shumë se 20 miliard tonë plastikë në oqean.

Boyan Slat, si një adhurues i detit, ka zbuluar një pajisje lundruese, e programuar për të mbledhur mbetjet plastike në oqean apo dete.
Pajisja posedon një sistem mjaft të zgjuar, i cili i lejon që të mbledhë vetëm mbetjet plastike, ndërsa nuk dëmton planktonet apo peshqit që mund të kalojnë në të.
Slat beson se nëse zbulimi e tij vihet në zbatim, ajo mund të reduktojë ndjeshëm ndotjen që shkaktojnë mbetjet plastike në oqean në vetëm pesë vjet.
Miliona ton mbetjesh plastike derdhen në oqeane dhe grumbullohen në vende të përqendruara.