Qytetet më të ndershme në botë!
Një studim i realizuar nga Reader’s Digest ka zbuluar se cilët janë qytetet më të ndershme në botë.
Për realizimin e këtij studimi janë zgjedhur disa qytete të ndryshme të botës, ku në secilin qytet janë hedhura nga 12 portofole, e në to janë futur nga 50 dollarë, plus foto familjare dhe detaje për ta kontaktuar pronarin.
Portofolet janë hedhur në disa prej shesheve dhe rrugëve kryesore të qytetit.
Nga 192 portofole të hedhur, më pak se gjysma janë kthyer, por rezultatet ishin interesante.
Në kryeqytetin e Finlandës, Helsinki, nga 12 portofolët janë kthyer 11, ndërkohë që në kryeqytetin e Portugalisë, Lisbonë është kthyer vetëm një portofol, dhe atë e kthyen një çift holandez që ndodhej aty për pushime.
Artikulli i kaluar