Shiten mbi 21 milionë iPhone 6 dhe 6 Plus

Ka kaluar afërsisht një muaj që nga lançimi i telefonëve inteligjent iPhone 6 dhe iPhone 6Plus nga kompania Apple.

Deri tani numri i përdoruesve të këtyre telefonëve ka kapur një shifër prej më shumë se 21 milionë përdoruesish.
Sipas informacioneve të marra nga kompania Typhone.nl,Appleshiti rreth 4 milionë iPhone 6plus dhe 17 milionë njësi të telefonit itneligjent iPhone 6.
Me këto shifra kompania Applegjithashtu lëshoi disa foto infografike, të cilat vendosin gjërat në perspektivë. A e dinit ju se bateritë e 21 milion telefonëve inteligjent iPhone 6 dhe iPhone 6Plus kanë aq energji sa për të siguruar që makina elektrike Tesla Model S të qarkullojë rreth tokës 25 herë?
Në qoftë se vendosni pas njëra-tjetrës të gjitha njësitë e shitura të iPhone 6 dhe iPhone 6 Plus do të formonit një kullë 16.5 herë më të madhe se mali Everst, i cili është 8,848 m mbi nivelin e detit. Këto ishin disa nga faktet, interesante që Applekishte shtuar në fotot infografike.