Maska ‘Linkase’ përmirëson sinjalin WiFi në celular

Maska e re Linkase me shtojcën WiFi për iPhone premton rregullimin e problemit të sinjalit të dobët me anë të një antene shtesë në anën e pasme, e cila do të rrit kapacitetin e sinjalit WiFi.

Me vendosjen e maskës në iPhone, në anën e pasme të saj gjendet një antenë e cila mund të nxirret nga lart dhe përmes saj do të behet përmirësimi i sinjalit.
Fabrika Absolute Technology e cila e zhvilloi këtë pajisje, premton se sinjali përmes kësaj maske do të rritet për 50% e më shumë.
Maska Linkase është punuar nga polikarbonati dhe nga ana e jashtme është e mbuluar me lëkurë që e bën atë më të përshtatshme për përdorim, ndërsa nga ana e përparme është e veshur me gomë për shkak të mbrojtjes më të mirë të qelqit.
Maska do të ketë ngjyrë të bardhë, të zezë, të kuqe, të kaltër dhe hiri