Disa nga shenjat se telefonin juaj është duke u përgjuar

Sot të gjithë kanë telefona celularë dhe nuk është aspak e vështirë për t’i përgjuar ata.

Janë disa mënyra se si përgjohet telefoni, e që ju mbase nuk keni mundur t’i vëreni. Kur bateria harxhohet shpejtë, kjo ndodh për shkak se programet e përgjimit shpejt shterin fuqinë kur pajisja juaj nuk përdoret.

Kur telefoni ndalet ngadalë, apo kur merr më shumë kohë se zakonisht për ndalje, kjo është shenjë e përgjimit. Kjo ndodh sepse programet e përgjimit marrin kohë për t’u ndalur. Tingujt e çuditshëm tregojnë se ka probabilitet të lartë se jeni të përgjuar. Shumë njerëz nuk mendojnë për këtë opsion, meqë thonë se lidhja është e dobët. Megjithatë, teknologjia e sotme është shumë e avancuar dhe moderne që të ketë pengesa të tilla.
Zëri i distonuar, në formë roboti, është dëshmi se dikush po ju xhiron apo po ju dëgjon. Vëmendje e veçantë duhet t’i kushtoni veprimit jonormal të telefonit, sepse kjo mund të jetë po ashtu dëshmi se ka të instaluar programin për përgjim. Ato lehtë hidhen tek ju përmes e-mailit apo Bluetoothit.