Deri ku ngrihen duart? (3)

(Argumentet e hanefinjve për ngritjen e duarve deri te veshët)

Jemi dëshmitar se vitet e fundit, gjegjësisht dy dekadat e fundit, është zhvilluar një propagandë e fuqishme, me qëllime të caktuara, si futja dhe mbjellja e dyshimeve ndaj disa veprimeve të myslimanëve, që përgjatë gjithë historisë islame kishin vepruar asisoj, gjithmonë duke u bazuar në argumente të qarta e autentike. Njëra ndër pikat që lirisht mund të themi se ishte betejë apo arenë përleshjeje ishte edhe çështja e ngritjes së duarve deri te veshët. Ajo akoma mbetet e tillë, dhe kjo vetëm për shkak se ndokush ka mendim tjetër, apo se ideologjia në të cilën është ai nuk përkon me ngritjen e duarve deri te veshët.
Në temën paraprake kam shtjelluar opinionin e parë për ngritjen e duarve, e që kishte të bënte me ngritjen e duarve deri te supet. Tematika e këtij punimi do të jetë opinioni i dytë, që ka të bëjë me ngritjen e duarve deri te veshët. Madje, jo vetëm ky punim, por edhe ai i radhës ka të bëjë me ngritjen e duarve deri te veshët.
Janë mbajtur ligjërata të shumta dhe janë shkruar libra me pretekstin se ngritja e duarve deri te veshët nuk është e bazuar në argumente. Kjo frymë e ardhur te ne, kryesisht viteve të fundit, ka ndikuar që të ketë ndarje mes dy shtresave të shoqërisë; të moshuarve dhe rinisë.
Te të moshuarit është futur dyshimi se veprimi i tyre është plotësisht gabim, ndërsa te rinia është ngulitur mendimi se ngritja e duarve deri te veshët është plotësisht e pabazë. Mungesa e dijes për t'i kuptuar gjërat drejt ka krijuar kaos e rrëmujë në mesin e shoqërisë, dhe në skenë janë shfaqur pikëpamje dhe qëndrime pragmatike. Prandaj, është më së e nevojshme që kjo çështje të sqarohet dhe të shpjegohet me argumente e fakte, në mënyrë që masa e gjerë të kuptojë drejt se ngritja e duarve deri te veshët është çështje e argumentuar, e praktikuar nga pjesa dërmuese e myslimanëve përgjatë gjithë historisë së tyre.

Opinioni i dytë: Ngritja e duarve deri te veshët

Për ngritjen e duarve deri te veshët gjatë tekbirit fillestar mendojnë një pjesë jashtëzakonisht e madhe e dijetarëve, dhe mund të themi plejada e tyre, si për shembull: Ibrahim Nehaiu, Ibën Ebi Lejla, Alkame ibën Kajs, Esved ibën Iezid, Amir Esh-Shabiu, Ebu Ishak Es-Sebiij, Sufjan Eth-Thevriu, Ebu Hanife, Ebu Jusufi, Muhamed ibën El-Hasen, Zufer ibën El-Hudhejl, Hajtheme, Kajsi, Mugire, Vekiu, Asim ibën Kulejbi, Maliku, e në njërin prej transmetimeve, ľbën El-Kasimi dhe shumica e malikinjve, dhe po ashtu e tërë Kufa.(1) I këtij mendimi, se duart gjatë tekbirit fillestar duhet të ngrihen deri te veshët, gjegjësisht deri te pjesa e sipërme e veshëve, është edhe Ibën Kajim El-Xhevziu, nga shkolla hanbelite, nxënësi më i dalluar i ľbën Tejmijes, por pa përjashtuar as mendimet tjera.(2)
Shkolla hanefite është e mendimit se ngritja e duarve gjatë tekbirit fillestar duhet të jetë deri te veshët.(3) Vlen të përmendet se këtë mendim e kanë edhe shumica e juristëve nga shkolla malakite, të cilët kanë vepruar në bazë të praktikës medinase, si dhe Ahmedi sipas njërit transmetim.(4)
Sipas shkollës hanefite, gjatë ngritjes së duarve në tekbirin fillestar, duart ose ngrihen në drejtim të veshëve,(5) që i bie të jenë paralel me veshët, ose më konkretisht gishti i madh të prek të butët e veshit (pjesën e poshtme të veshit).(6) Ibën Humami, në kryeveprën e tij "Fethu-l Kadir thotë: ”...derisa me gishtat e mëdhenj të prek të butët e veshëve, gjegjësisht me majat e gishtërinjve pjesën e poshtme të veshëve.”(7)
Kur ngrihen duart gishtërinjtë duhet të jenë jo të bashkuar a të ngjitur për njëri-tjetrin, por të ndarë nga njëri-tjetri. Thjesht, duhet të mbahen në gjendje normale dhe të zakonshme. Pjesa e brendshme e duarve, gjegjësisht e shuplakës së duarve, duhet të jetë karshi pozicionit të kibles. Juristi i mirënjohur hanefi, Samerkandiu, thotë: "Gjatë ngritjes së duarve, synet është që gishtat të jenë të hapur, e shuplaka e dorës të jetë në drejtim të kibles. Por, jo të jenë krejtësisht të hapur.(8) Të këtij mendimi janë thuajse gjithë juristët hanefinj.(9)

Këta bazohen ne tekstet profetike që kanë ardhur në lidhje me mënyrën e ngritjes së duarve, sikurse në hadithin e transmetuar nga Ebu Hurejre, i cili është në koleksionin e Tirmidhiut:
Na ka treguar Kutejbeh dhe Ebu Seid El-Eshexhxhu, të cilët kanë thënë: "Na ka treguar Jahja ibën El-Jeman, nga ibën Ebi Dhi’bi, e ky nga Seid ibën Sim'ani, e ky nga Ebu Hurejre, i cili thotë: "Kur i Dërguari i Allahut shqiptonte tekbirin për namaz (fjala është edhe për ngritjen e duarve), gishtat e duarve i linte hapur (i shtrinte).”(10)
Pra, meshkujt ngrisin duart deri te veshët, ndërsa femrat deri te kraharori i tyre, sepse kjo për femrat është mbrojtje ndaj pjesëve të trupit ku kërkohet mbulimi i tyre.(11)
Praktika e ngritjes së duarve deri te veshët nuk është një praktikë e re e futur nga disa njerëz të shkollës hanefite, e as që është një praktikë e panjohur për gjeneratat e hershme, por është një praktikë që bazohet në praktikën e sahabëve dhe në transmetimet e tyre prej të Dërguarit të Allahut.

Argumentet për ngritjen e duarve deri tek veshët

S'ka dyshim se veprimi i hanefinjve për ngritjen e duarve deri te veshët është veprim i bazuar në hadithet e Pejgamberit dhe në transmetimet e shokëve të tij.
Ka shumë hadithe që flasin për ngritjen e duarve deri te veshët, sikurse që janë transmetimet e njohura të sahabëve si: Vail ibën Huxhri, Malik ibën El-Huvejrith, Berra ibën Azib dhe Enes ibën Malik.
Transmetimi i Vail ibën Huxhrit është në koleksionin e Muslimit, si dhe në koleksionet e tjera, e teksti i mëposhtëm është i Muslimit: "Na ka treguar Zuhejr ibën Harb, na ka treguar Affani, na ka treguar Hemmami, na ka treguar Muhamed ibën Xhuhadeh, më ka treguar AbdulXhebbar ibën Vail, e ky nga Alkame ibën Vail, e ky nga babai i tij, Vail ibën Huxhri, i cili e kishte parë të Dërguarin e Allahut, i cili kishte ngritur duart kur hyri në namaz, dhe kishte shqiptuar tekbirin, e Hemmami (njëri nga transmetuesit) e kishte përshkruar (ngritjen e duarve) në drejtim të veshëve, e më pas pështolli rrobën e tij dhe e vendosi dorën e djathtë mbi të majtën...” (Muslimi në Sahih, nr. 608).
Ky hadith gjendet në koleksionin e Muslimit dhe është autentik-sahih, si nga ana e transmetimit (senedit) ashtu edhe nga ana e tekstit (metnit), dhe se për këtë kanë dëshmuar edhe dijetarët me vlerësimet e tyre. Hadithi në fjalë përcillet kryesisht përmes dy rrugëve të transmetimit, ku që të dyja rrugët e transmetimit janë autentike. Këtë e potencon edhe Albani, i cili hadithin në fjalë e vlerëson se është në gradën më të lartë të autencitetit (sahih).(12)

Rruga e parë e transmetimit të këtij hadithi është kjo:

Na ka treguar Ebu Bekrete, na ka treguar Muemmel, na ka treguar Sufjani, ky nga Asim ibën Kulejb-i, ky nga babai i tij, e ai nga Vail ibën Huxhri, i cili thotë: "E kam parë të Dërguarin e Allahut kur mori tekbir për namaz, duart i ngriti deri te veshët e tij.” (TahaViu në Sher Meani-l Athar, nr.1166).
Hadithin në fjalë e transmeton Taberani, thuajse me përmbajtje të njëjtë: Na ka treguar Sufjani, na ka treguar Asim ibën Kulej bel-Xhermij, ky nga babai i tij, e ky nga Vail ibën Huxhri, i cili thotë: "E kam parë të Dërguarin e Allahun kur merrte tekbirin fillestar, i ngriste duart derisa ato ishin paralel me veshët e tij..." (Taberaniu në Mu'xhemu-l Kebir, nr. 17553).
Me përmbajtje të njëjtë e transmeton edhe Darekutniu në Sunen.(13) Në koleksionin e Ebu Davudit ky hadith transmetohet me një përshkrim që tregon për kureshtjen e madhe që kishte sahabiu Vail ibën Huxhri për të mësuar mënyrën e faljes së namazit të Pejgamberit a.s.:
Na ka treguar Museddedi, na ka treguar Bishr ibën El-Mufeddal nga Asim ibën Kulejbi, ky nga babai i tij, e ky nga Vail ibën Huxhri, i cili ka thënë: ”Thashë: Do ta shikoj namazin e Pejgamberit a.s., se si do të falet ai. U ngrit (Pejgamberi a.s.), u drejtua kah kibla, mori tekbir dhe i ngriti duart e tij gjersa ato ishin afër veshëve të tij...”(14) Hadithin në fjalë e transmeton edhe Nesaiu në koleksionin e tij, e ajo që vlen të potencohet është fakti se teksti i hadithit përputhet plotësisht me mënyrën e ngritjes së duarve deri te pozicioni i veshëve, po sipas shkollës hanefite. Sjellim hadithin e përmendur nga koleksioni i Nesaiut:
"Na ka treguar Muhammed ibën Rafi, i cili tha: "Na ka informuar Muhammed ibën Bishr, i cili tha: "Na ka in- foimuai Fitr ibën Halifeh nga Abduhhebbai ibën Vail, e ky nga babai i tij, se e kishte parë të Dërguarin e Allahut a.s. që, kuir ia fillonte namazit, i ngriste duart e tij gjersa gishtat e tij të mëdhenj thuajse kishin barazuar laprat e veshëve të tij.” (Nesaiu, Sunen Es-Sugra, nr. 872).

Rruga e dytë e transmetimit të hadithit në fialë është kjo:

Na ka treguar Mikdam ibën Davud, na ka treguar Esed ibën Musa, na ka treguar Ebu-l Ahves, na ka treguar Asim ibën Kulejb, ky nga babai i tij, e babai i tij nga Vail ibën Huxhn, i cili ka thënë: “U fala pas të Dërguarit të Allahut dhe thashë: "Do ta mësoj namazin e Pejgamberit (do ta mbaj në mend si po falet), Kur hyri në namaz shqiptoi tekbirin dhe ngriti duart e tij derisa ato ishin te veshët e tij...” (Taberani në Mu'xheinu-l Kebir, ni. 17548).
Tehaneviu në kryeveprën e tij ”I'lau-s Sunen”, rreth hadithit të transmetuar nga Vail ibën Huxhri, thotë: "Ngritja e duarve gjatë tekbirit fillestar deri te veshët është shenjë e qartë.”(15) Pra, sipas tij, ky hadith sinjalizon se duart duhet të ngrihen deri te pozicioni i veshëve, sepse është shenjë e qartë nga Vail ibën Huxhri, i cili e kishte parë të Dërguarin e Allahut të vepronte ashtu, andaj edhe kishte transmetuar formën që e kishte parë nga i Dërguari i Allahut. Hadithi tjetër ku argumentohen hanefinjtë është në koleksionin e Muslimit dhe në koleksionet e tjera, i cili transmetohet nga Malik ibën El-Huvejrith:
Me ka treguar Ebu Kamil El-Xhahderij, na ka treguar Ebu Avanete nga Katade, e ky nga Nasr ibën Asim, e ky nga Malik ibën El-Huvejrithi, i cili thotë se, i Dërguari i Allahut kur shqiptonte tekbirin, i ngriste duart derisa ato ishin në nivelin e veshëve të tij...”(16)
Ky hadith transmetohet edhe në koleksionet tjera, me disa ndryshime të vogla, po përmbajtja është e njëjtë por me rrugë transmetimi të ndryshme. Edhe ky hadith, sikurse ai paraprak, është autentik (sahih), Albani në klasifikimin e këtij hadithi, pasi që tregon dy rrugët e transmetimit dhe sinjalizon për shumicën e koleksioneve që e transmetojnë atë, jep vlerësimin se hadithi në fjalë është i rangut sahih, që nënkupton për gradën me të lartë të vlerësimit.(17) Ky hadith në koleksionin e lbën Maxhe-s përshkruan se duart e të Dërguarit të Allahut gjatë tekbirit fillestar ishin krejtësisht afër veshëve të tij:
Na ka treguar Humejd ibën Mes'adeh, na ka treguar Jezid ibën Zurej, na ka treguar Hishami nga Katadeh, e ky nga Nasi ibën Asim, e ky nga Malik ibën El-Huvejrithi, se i Dërguari i Allahut, kur shqiptonte tekbirin, ngriste duart derisa ato ishin shumë pranë veshëve të tij...(18) (Vijon)


_______________
(1) Bedrudin El-Ajni, Nuhabu-l Etkar fi Tenkihi Mebani-l Ahbai, v. 5, f. 460.
(2) lbën Kajjirn el-Xhevziu, Zadu-l Mead ti Hedji Hajri-l Ibad, me recenzurë nga Shuajb dhe Abdulkadër Arnauti, Muesesetu-rr Rrisaletu, Bejrut-Liban, 14074986, bot. 14, V. 1, f. 194.
(3) Muhamed ibën El-Hasen Esh-Shejbani, Kitabu-l Asl (i njohui si el-Mebsut), me koment dhe recenzurë nga Ebu-l Vefa El-Afgani, bot.1-rë,1401-1981, Darufl Mearif En-Nu'rnanijetu, Lahore-Pakistan, v. 1, f. 6.
(4) Bedrudin el-Ajni, Nuhabu-l Efkar fi Tenkihi Mebanifl Ahbar, V. 5, f. 460.
(5) Ebu Bekër En-Rrazi El-Xhessas, Sherh Muhtesar Et-Tahavij, bot. 2-të, 1431-2010, Darus-Serraxh, Medine, V. l, f. 574.
(6) Shemsudin Ebu Bekër Muhamed Serahsij, El-Mebsut, v. 1, f. 16; AbdulGanij El-Gunejmij El-Mejdani, El-Lubab fi Sherhi-l kitab, me recenzurë nga Said Bekdash, v. 2, f. 143; Mahmud ibën Ahmed ibën MazehEl-Buharij Ebu-l Mealij, El-Muhitufl Burhanij fi-l Fikhi-n Nu'manij, v. 1,f. 332; Vizaretu-l Evkaf vesh-shuun el-lslamijetu, El-Mevsuatu-l Fikhijetu El-Kuvejti- jeku, bot. II-të, Metabi' Daiu-s Safvetu, Egjipt, v. 27, f. 84.
(7) lbën Humarn, Fet'hu-l Kadir, v. 1, f. 282.
(8) Alaudin Samer- kandi, Tuhfetu-l Fukaha, Bot. II-të, Darufl Kutub El-Ilmijetu, Bejrut-Liban, 1414-1994, V. 1 f. 126.
(9) lbën Huinam, Fet'hu-l Kadir, v.1, Ĺ282.
(10) Tirmidhiu në Sunen, nr. i hadithit 239, dhe thotë se ky hadith është i rangut hasen (i mire).
(11) Xhemaludin ez-Zejlei, Nasbu-rr Rrajeh Liehadithi-l Hidajeh, v. 1, f. 427.
(12) Albani, Irvau-l Galil fi tahrixh Ehadith Menaru-s Sebil, bot. 2-të, El-Mektebu-l lslamij, Bejrut-Liban, v. 2, Ĺ 68, hadithi ine numër 352.
(13) Shih hadithi me numër 1132 në Sunenin e Darektfniut.
(14) Ebu Davudi në Sunen, nr. 624 dhe 820. Albani pasi që i vlerëson hadithet në Sunenin e Ebu Davudit, kur vjen tek hadithi në fjalë, jep këtë vlerësim: “Autentik (sahih)”. Shih: Albani, Sahih ve Dait Sunen Ebi Davud, nr. i hadithit 726 dhe 957.
(15) Tehanevi, I’lau-s Surien, V. 2, f. 180.
(16) Muslimi në Sahih, nr. 589; Taberaniu në Mu'xhemu-l Kebir, nr. 15982; Bejhekiu në Ma'rifetu-s Sunen ve-l Athar, nr. 826.
(17) Albani, lrvau-l Galil fi tahrixh Ehadith Menaru-s Sebil, v. 2, t. 67, hadithi ine numër 351.
(18) lbën Maxhe në Sunen, ni, 849. Albani gjatë verifikimit të këtij hadithi është i mendimit se hadithi në fjalë është i rangut të lartë për nga besueshmëria dhe autenciteti i tij, ngase ai është autentik (sahih). Shih më tepër: irvau-l Galil, V. 2, f. 67; Albani, Sahih ve Daif Sunen ebi Maxhe, nr. 859. Ky hadith është edhe në koleksionin e Taberanit në Mu'xhemu-l Kebir, nr. 15984.



Mr. Ejup Haziri