Fëmijët që rriten në zonat rurale rrallë vuajnë nga astma dhe alergjitë. Pse është kështu? Këtë për herë të parë e shpjegon gazeta Journal of Allergy and Clinical Immunology.
Shkencëtarët nga Bochum (Gjermani), minjve u kanë dhënë një sheqer i cili është gjetur në pluhurin nga bari më të cilin ushqehen lopët. Doli që minjtë gjithë jetën e tyre mbeten të mbrojtur nga alergjitë.
"Sprejet ose pikat për hundë për disa vjet edhe foshnjat do t’i bëjnë imun, me kusht që testet ndaj njeriut të tregohen të suksesshëm," shpjegon Marion Kauth, bashkautore e studimit.
Sheqeri që është përgjegjës për fitimin e imunitetit është arabinogalaktan. Kërkimi për sheqerin përgjegjës për shkencëtarët ka paraqitur kërkimin e gjilpërës në grumbull të kashtës. Atyre u është dhënë kashtë nga fshatrat e ndryshme të Gjermanisë, Austrisë dhe Zvicrës.
"Përparësia e fëmijëve që rriten në fshat është që ato nga mosha e hershme e thithin këtë pluhur. Në shumë fshatra, bari ruhet mbi stalla, kështu që me kalimin e kohës pluhuri i saj e pasuron ajrin, "shpjegon shkencëtarja Kauth.