Aktualitete

Për ju dashamirë të librit në Tiranë dhe jo vetëm, botimet më të reja dhe ato më të rëndësishmet të shtëpisë botuese “Dituria Islame” e cila vepron në kuadër të Kryesisë së BI-së, i gjeni që nga nesër në panairin e librit “Tirana 2024”

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, ka pritur sot në takim një delegacion nga Fondacioni “Shejh Zajed” i Emirateve të Bashkuara Arabe, i përbërë nga Muhamed al Mansoori – përgjegjës i projekteve jashtë vendit, znj. Khuloud al Kindi, znj. Shikha al Blooshi dhe znj. Maytha Abdullah.

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, ka pritur sot në takim komandantin e ri të KFOR-it, gjeneralmajorin Enrico Barduani.

Drejtoria për Financa dhe Buxhet e Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti trajnim me arkëtarët e institucioneve dhe organeve të Bashkësisë Islame të Kosovës rreth digjitalizimit të pagesave, e i cili do të hyjë në fuqi nga data 1 janar 2025.

Në kuadër të bashkëpunimit ndërmjet Bashkësisë Islame të Kosovës dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Vakëfeve të Turqisë, këto ditë, po realizohet projektit i dytë me radhë për të rinj me titull “Ëndërro, zbulo, dhuro vakëf”

Nga data 1 deri më 3 nëntor, nën organizimin e Fondacionit “Islam Alimleri Vakfi”, në Edirne të Turqisë, u mbajt Konferenca islame me temë “Në nënqiellin e kupolës sonë”, në të cilën morën pjesë përfaqësuesit nga bashkësitë islame të dhjetë shteteve të Ballkanit, si dhe intelektualë dhe profesorë eminent të shkencave islame nga Turqia.

Në fshatin Rimanishtë të Prishtinës, me pjesëmarrjen e Myftiut të Kosovës, Naim ef. Tërnava, hoxhallarëve dhe besimtarëve të shumtë, u mbajt ceremonia solemne e rihapjes së xhamisë, e cila është rinovuar ditë më parë.

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, priti sot në takim përkthyesit e veprës “Në kërkim të identitetit”, të autorit Anvar al Sadat, Ejup ef. Ramadanin dhe Resul ef. Rexhepin.

Me një ceremoni solemne është vënë gurthemeli i xhamisë re në Lagjen e Spitalit në qytetin e Gjilanit. Me ndërtimin e kësaj xhamie, e cila pritet të jetë më e madhja në Gjilan, do të plotësohen kërkesat e shumë banorëve për ndërtimin e një xhamie në këtë pjesë.

Sot, kryeimami i Bashkësisë Islame të Kosovës, Vedat ef. Sahiti, priti në takim studentët kosovarë që do të marrin pjesë në programin rinor “Ëndërro, zbulo, dhuro vakëf”, i cili do të mbahet në Stamboll dhe Bursa nga 3 deri më 8 nëntor 2024. 

Video

500 vjet xhami, 500 pajtime gjaku - Sadri Zeka hoxha i pajtimit, flamurit dhe kufirit

Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!