Sadekatul fitri është urdhëruar në vitin e dytë hixhri, në vitin në të cilin është bërë obligim agjërimi i Ramazanit. Ky obligim është urdhëruar para urdhrit të dhënies së zekatit. Ai është bërë obligim si pastrim për agjëruesin nga fjalët e kota dhe të këqija dhe ushqim për të varfrit sepse dita e Bajramit është një ditë gëzimi, Për këtë, Ligjvënësi nuk dëshiron që në mesin e myslimanëve të ketë njerëz të uritur që zgjasin dorën në ditën e gëzimit të tyre.


Allahu dëshiron që të gjithë myslimanët të jetojnë në gëzim, pa shqetësime, siç është uria dhe merzia. Kështu Ligjvënësi e bëri obligim dhënien e sadakatul fitrit të varfërve në mënyrë që ata të ndajnë gëzimin me pjesën tjetër të myslimanëve dhe në shoqërinë myslimane mos të ketë njeri që është i mërzitur në ditën e Bajramit.
Hadithet e Pejgamberit a.s., janë të shumta të cilat merren si argument se sadekatul fitri është vaxhib, ndër to është edhe hadithi, të cilin e transmeton Abdullah ibën Umeri r.a., i cili ka thënë: "I Dërguari i Allahut a.s., ua ka bërë obligim sadekatul fitrin në Ramazan njerëzve një sa’(1) hurme, ose një sa' elb, për çdo të lirë apo rob, mashkull ose femër prej myslimanëve,"(2)

Kush është i urdhëruar ta japë sadekatul fitrin?

Sadekatul fitrin është i obliguar ta japë çdo mysliman i lirë, mashkull qoftë apo femër, i madh apo i vogël, i shëndoshë rnendërisht apo jo i shëndoshë, nëse e posedon nisabin, i cili i tepron mbi nevojat elementare edhe nëse nuk e ka arritur një vit (këtu dallon me zekatin). Kjo për arsye se Allahu i Madhërishëm nuk na ka urdhëruar që ta marrim zekatin prej të varfërve, por zekati duhet t' u jepet aryre.(3)
Transmeton Ebu Hurejre r.a., se i Dërguari i Allahut a.s., ka thënë: "Nuk ka sadaka (zekat) pos për atë që është i pasur."(4)
Kurse në një transmetim tjetër thotë: "Sadakaja më e mirë është ajo që pas saj mbetet pasuri në të cilën mbështetet pronari i saj për nevojat e tij, ndërsa dora e epërme është më e mirë se dora e poshtme. Fillo prej atij që kujdesesh.”(5)
Obligimi i dhënies së sadekatul fitrit nuk bie nga personi me shkatërrimin e pasurisë pasi që i është bërë vaxhib, Kjo është e kundërta e zekatit, obligimi i të cilit pushon me shkatërrimin e pasurisë. Pra, nëse nisabi shkatërrohet pas sabahut ditën e parë të bajramit, obligimi nuk bie nga personi, siç nuk bie obligimi i haxhit, sepse kjo e drejtë ka të bëjë me vetë personin e jo me pasurinë, kështu që mbetja e nisabit nuk është kusht për kërkimin e tij.(6)

Për kënd jemi të obliguar ta japim sadekatul fitrin?

Sadekatul fitri është obligim të jepet: për vete, për fëmijët e vegjël nëse janë të varfër, për fëmijën e rritur nëse është i sëmurë mendërisht.(7)
Këtë e dëshmon hadithi, të cilin e transmeton Ibën Umeri r.a., i cili thotë: "I Dërguari i Allahut a.s. e ka bërë detyrim sadekarul fitrin për çdo të vogël dhe të rritur, mashkull dhe femër për të cilët kujdeseni."(8)

Për kënd nuk jemi të obliguar ta japim sadekatul fitrin?

Sadekatul fitri nuk është obligim të jepet:
Për fetusin, për arsye se ai nuk quhet fëmijë.(9) sepse fëmijë quhet prej momentit të daljes së tij nga barku i nënës së tij e derisa të hyjë në moshën madhore.(10)
Për fëmijët tanë të vegjël, të cilët janë të pasur nga pasuria e tyre. Mirëpo, në qoftë se fëmija dhe personi i sëmurë mendërisht kanë pasuri, kujdestari i tyre duhet ta kryej këtë obligim. Nëse kujdestari nuk e kryen këtë obligim në vend të tyre, atëherë detyrë e fëmijës është që ta kryejë kur të rritet, kurse personi i sëmurë mendërisht kur të shërohet.(11)
Për fëmijët moshërritur e mendërisht të shëndoshë, meshkuj qofshin apo femra, edhe në qoftë se janë të varfër, për shkak të ndërprerjes së autorizimit të kujdestarisë sonë ndaj tyre me të hyrë në moshën madhore.
Për prindërit dhe për të afërmit tanë edhe nëse janë nën kujdesin tonë, për shkak rë mosekzistimit të autorizimit të kujdestarisë sonë ndaj tyre.
Për bashkëshorten, për shkak të mosekzistimit të autorizimit të kujdestarisë së burrit ndaj gruas, ai nuk ka autorizim ta administrojë pasurinë e saj.(12)
Mirëpo nëse jepet sadekatul fitri për këta që i përmendem, për të cilët kujdesemi pa dijeninë e tyre, pranohet për shkak të ekzistimit të pajtimit parimor në të shumtën e rasteve.(13)

Shuma e sadekatul fitrit

Shuma e sadekarul fierit që obligohet për çdo mysliman është gjysmë sa'(14) grurë apo miell, ose një sa hurme, ose një sa' elb apo një sa rrush të terur. Këtë e argumentojmë me hadi th in, të cilin e transmeton Ebu Seid el-Hudriju r.a., i cili ka thënë: "E jepnim në emër të sadekatul htrit një sa' ushqim, ose një sa elb, ose një sa' hurme, ose një sa djathë, ose një sa' rrush të tharë."(15)

A lejohet ta japim sadekatul fitrin me të holla?

Lejohet të jepet kundërvlera e sadekatul fitrit me para, sepse qëllimi është që skamnori të furnizohet për ditën e Bajramit të Ramazanit. Është e ditur se në kohën tonë plotësimi i nevojave nuk arrihet me dhënien e grurit, elbit, hurmës dhe rrushit të terur, ashtu siç arrihet me dhënien e të hollave, sepse i varfëri mund të ushqehet me të gjitha llojet e ushqimeve, për shkak të përhapjes së të hollave dhe të këmbimit të tyre (ndryshe nga koha e mëhershme). Prandaj mund të themi se gjëja më e mirë për furnizimin e skamnorit, në kohën në të cilën po jetojmë ne, është dhënia e të hollave, sepse të hollat janë bazë përmes të cilave ai arrin t'i plotësojë të gjitha nevojat e jetës, ndryshe nga koha e të Dërguarit të Allahut a.s. kur ushqimi ishte më i mirë për furnizimin e skamnorëve, sepse në atë kohë njerëzit i shkëmbenin mallrat me njëritjetrin. Në kohën tonë, dhënia e ushqimit nuk e ka këtë kuptim, për shkak të mungesës së shkëmbimit të mallrave, mirëpo qëllimi arrihet me dhënien e të hollave dhe skamnorët mund të blejnë çfarë kanë nevojë. Atyre nganjëherë Ll nevojitet diçka tjetër pos ushqimit, prandaj është thënë dhënia e kundërvlerës me dërhem është më e mirë dhe më e dobishme se të jepet ushqim në kohën e bollëkut. Mirëpo, në kohën e mungesës dhe krizës për ushqim është më mirë të jepet ushqim se para.(16)
I Dërguari a.s. e ka përmendur ushqimin në sadekarul firr, për shkak të mungesës së tij nëpër tregje në atë kohë dhe nevojës së madhe të të varfërve për ushqim, veshmbathje e jo për të holla. Mirëpo, në kohën tonë të varfrit kanë nevojë për të holla për plotësimin e nevojave të tyre, prandaj është obligim që sadekatul fitri të jepet nga ajo që kanë dhe nuk obligohen që të sjellin grmë apo produkte të tjera që i kemi përmendur për ta dhënë sadekatul fitrin.
Argumente nga hadithi se lejohet të jepet kundërvlera për sadekarul fitrin janë të shumta, por ne do i përmendim vetëm disa. Ndër to:
Tiansmerohet nga Tavusi r.a., i cili ka thënë: "I Dërguari i Allahut a.s., e dërgoi Muadhin në Jemen dhe e urdhëroi që ta marrë zekatin nga gruri dhe elbi, ndërsa ai mori mall dhe rroba në vend të grurit dhe elbit."(17) Marrja e mallit dhe e rrobave është marrje me kundërvlerë. E kanë vlerësuar se sa është zekati në grurë dhe elb, pastaj e kanë marrë kundërvlerën e tyre prej mallit dhe rrobave. Ky veprim sikur të ishte në kundërshtim me Sheriatin, atëherë këtë nuk do ta kishte miratuar i Dërguari i Allahut xh.sh., por do ta urdhëronte që atë t'ua kthente atyre të cilëve ua kishte marrë.
Gjithashtu, transmetohet nga Zuhriu, i cili thotë se e kam dëgjuar Ebu Is'hakun r.a. duke thënë: "I kam arritur ata, dhe ata jepnin dërhem me vlerë të ushqimit për sadakanë e Ramazanit."(18)
Se dhënia e sadekatul fitrit lejohet me të holla e dëshmon edhe fjala e Hasan Basriut r.a., i cili ka thënë:
"Nuk ka gjë të keqe të jepet dërhem në sadekatul fitr.”(19)

Koha e kryerjes se obligimit të sadekatul fitrit

Koha e dhënies së sadekatul fitrit është hyrja e kohës së sabahut të Bajramit të Ramazanit. Kush vdes para agimit, ose varfërohet, apo kush hyn në moshën madhore apo hyn në islam pas agimit, nuk është i obliguar për dhënien e sadekatul fitrit.
Është mustehab që sadekatul fitri të jepet ditën e Bajramit para shkuarjes në namazin e Bajramit, në mënyrë që skamnori të sigurohet për atë ditë, duke argumentuar me hadithin, të cilin e transmeton Ibën Umerit r.a., i cili ka thënë:
"Pejgamberi a.s. ka urdhëruar që të jepet sadekatul fitri para daljes së njerëzve në namaz (të Bajramit)."(20)
Në qoftë se sadekatul fitri jepet para ditës së Bajramit, kjo lejohet, për shkak të ekzistimit të obligimit. Transmetohet se Abdullahu r.a. e ka dhënë një apo dy ditë para Bajramit. Këtë e dëshmon hadithi, të cilin e transmeton Nafiu r.a. se Ibën Umeri r.a. ka thënë: "I Dërguari i Allahut a.s., ka urdhëruar që nxjerrja e sadekatul fitrit të bëhet para daljes së njerëzve (për namaz të Bajramit). (Nafiu ka thënë) Abdullahu e jepte atë një apo ditë para tij (ditës se Bajramit)."(21)
Në qoftë se sadekatul fitri nuk jepet deri pas ditës së Bajramit, obligimi nuk bie, por duhet të jepet, sepse ai është ibadet material, prandaj nuk bie pasi që është bërë obligim veçse me dhënien e tij (sikurse edhe zekati).
Po ashtu, sadekatul fitri nuk bie nëse nisabi shkatërrohet pas sabahut ditën e parë të Bajramit, domethënë pasi që është bërë obligim, siç nuk bie obligimi i haxhit, sepse sadekatul fitri është obligim në bazë të mundësisë. Kjo konfirmohet me mundësinë e kryerjes së obligimit dhe nuk është kusht mbetja e nisabir për mbetjen e obligimit.

Kujt i jepet sadekatul- fitri?

Atyre që u jepet zekati, u jepet edhe sadekatul fitri dhe nuk bën t'u jepet atyre që nuk lejohet t'u jepet zekati.
Lejohet që një person t'ia japë sadekatul fitrin një skamnorit apo një grupi skamnorësh, por është mekruh tenzihen t'i jepet një grupi të madh shfrytëzuesish. Po ashtu, lejohet që sadekatul fitri t'i jepet ehlul-dhimmeh, por më mirë është t'i jeper myslimanit. Ndërsa, sipas mendimit të Ebu Jusufit, një gjë e tillë nuk lejohet.(22)


_____________
1. Një sa' është: 3.25 kilogram. Mexhma El-Bahrejn fq. 47.
2 Muslimi, nr: 984. 2/677. Ebu Davudi, nr: 1611. 2/12. Et-Tirmidhi, nr. 676, 2/54. etj.
3 El-Lubab, 1/386.
4 El-Buhari mualekan, 4/5. Sunen El-Kubra li En-Nesai. nr: 2326, 3/51. Ahmedi. nr: 7155, 12/69.
5 El-Buhari. nr: 5355. 7/63. Muslimi, nr: 1034 2/717.
6 El-Mebsut, 3/104, El-Beda, 2/69, El-Xhevhere, 1/135. Fet'hu El-Kadir, 2/285-286, etj.
7. Fet'hu El-Kadir; 2/284-285, EI-Bedai. 2171-72, El-Hidajeh. 1/113, El-Xhevhere, 1/122, etj.
8 Sunen El-Kubra li El-Bejheki. nr: 7685. 4/272 dhe thotë: Senedi i tij nuk është i fortë.
9. El-Xhevhere, 1/133, Redu el-muhtar ala Ed-Durr: 2/361. etj.
10. Lisanu El-Arab. 11/402. Taxhu El-Arus, 29/370. etj.
11. El-Bedai, 2/69-70. Fet'hu El-Kadir, 2/285-286, El-Mebsut. 3/104, etj.
12. El-Hidajeh, 1/113. El-Xhevhere, 1/133. El-Muhit. 2/411. El-Mebsut. 3/105-106. etj.
13 El-Xhevhere. 1/133, El-Hidajeh, 1/113. Fet'hu EI·Kadir, 2/286. etj.
14 Një sa' është: 3.25 kilogram. Mexhma El-Bahrejn.fq. 47.
15 El-Buhari, nr: 1506. 2/131. Muslimi, nr: 985. 2/678.
16. Shiko: El-Bedai, 2/72- 74. Tebjinu El-Hakaik. 1/308, El-Xhevhere, 1/134, Mexhma El-Enhur, 1/228, Ed-Durr El-Muhtar: 2/366, Meraki El-Fetah, fq. 273. etj.
17 Ibën ebi Shejbe, nr: 104371. 2/404.
18. Ibën ebi Shejbe, nr: 10371, 2/398.
19 Ibën Ebi Shejbe. nr: 10370. 2/398.
20. El-Buhari, nr: 1509, 2/131, Muslimi. nr: 986, 2/679.
21. Ibën Hiban, nr: 3299, 8/93, Shejh Shuajbi thotë: Senedi i tij është sahih sipas kritereve të Muslimit.
22. Shiko: El-Mebsut, 3/108. Redu El-Muhtar, 2/367-368, Durrer El-Hukam. 1/195-196, El-Bedai, 2/74-75. El-Muhit, 2/409. El-Xhevhere, 1/134-135, etj.



Dituria Islame 364


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Dr. Violeta Smalaj - Prindërimi