Pasioni i shikimit, hulumtimit të të metave dhe i vetëekspozlmit


Kur'ani e fton mendjen e njeriut që të studioj e të hulumtoj në krijimin e Zotit; dhe jo që të ndërrohet në një spektator pasiv. Në kohën bashkëkohore dominimi gjithnjë e më i madh i të perceptuarit vizual, sikurse vëren dr. Mehmet Gormez, veç tjerash e ekspozon njerëzimin në tri sëmundje: të teferuxhit; texhessusit dhe tekeshshufit.
Sëmundja teferuxh është varësia ndaj shikimit, ku gjithçka reduktohet në një imazh. Të shikosh (teferruxh) është një gjë, ndërsa të soditesh apo meditosh është diçka tjetër.
Te meditosh për krijesat e Zotit do të thotë të arrish në qëllimet dhe objektivat e ajeteve kur’anore dhe atyre në horizont. Kjo arrihet përmes zbatimit të mendimit; përsiatjes dhe ushtrimit të përpjekjeve, me qëllim të arritjes së kuptimit të shenjave të Zotit në natyrë dhe kuptimin e mesazhit të tyre.
Ndërkaq, varësia ndaj shikimit e shndërron njeriun, si krijesën më të ngritur dhe të ndritur i cili është mëkëmbës, i Zotit mbi Tokë dhe dëshmitar i së vërtetës, në shërbëtor të figurës, imazhit dhe pamjes. Në këtë sëmundje ka shikim për kënaqësi ose për të kaluar kohën e lirë. Kjo shpie në hedonizëm. Kështu lind një spektator i tillë që redukton mendjen në sy, duke e kthyer syrin në dorë prekëse. Gjithçka lakmohet; pavarësisht se a është haram apojo.
Ndërkaq, Zoti ynë na paralajmëron për këtë çështje, duke thënë: "Dhe mos ia ngul sytë bukurisë së kësaj jete me të cilën i bëmë të kenaqen disa prej tyre (jobesimturë), e pët t'i sprovuar me të, sepse shpërblimi i Zotit tënd është më i mirë dhe është i përjetshem.” (Ta Ha, 131).
Sëmundja e dytë që rrethon njerëzimin me mbizotërimin e perceptimit vizual është texhessus. Kjo është dëshira dhe pasioni për të hulumtuar sekretet e tjetrit. Spiunazhi është një akt i ultë që Zoti i Plotfuqishëm e ndaloi atë për arsye se ai përveç tjerash përfshinë ndjekjen e privatësisë dhe zbulimin e fshehtësive të njerëzve duke kërkuar të zbulojnë gabimet dhe të metat e tyre. Çdo individ i civilizimit të ekranit është kapur me sëmundjen e texhessusit edhe pse Zoti na urdhëron: “ ... dhe mos hulumtoni për zbulimin e të metave të njëri-tjetrit ... “ (El Huxhurat, 12)
Të gjithë po përcjellin njëri-tjetrin. Po provohet të mbizotërohet privatësia dhe ajo pothuajse po zhduket plotësisht. Në civilizimin e ekranit, është sikur qenia njerëzore të jetë në konkurrencë me emrat e bukur të Allahut, sikurse janë El Habir, Ai është i njoftuar për gjithçka dhe El Alim, Ai di gjithçka.
Sëmundja e tretë që na rrethon të gjithëve është sëmundja e tekeshshufit. Pra, është varesia për t'u parë dhe shikuar. Domethënë është e kundërta e teferruxhit. Është një dëshirë për t'u parë e jo për të parë. Pra, është nevoja për vetë ekspozim të vazhdueshëm të njeriut. Disa pothuajse bien në dashuri me paraqitjen e tyre në ekran. Ai i ndan të gjitha veprimet e tij me botën, pavarësisht nëse është mirë apo keq.
Kështu gjërat që janë të shëmtuara dhe të papërshtatshme në shoqërinë e përgjithshme bëhen të zakonshme. Pamjet e pahijshme, skenat kinematografike dhe teatrale shfaqen dhe konsiderohen si art, kulturë e krijim artistik. Shoqëritë e forta janë shoqëri kohezive që bashkëpunojnë në drejtësi dhe devotshmëri që urdhërojnë mirë brenda kornizave të tyre ligjore dhe duke ndaluar atë që është e gabuar sipas kritereve të ligjshme. Zoti i ka mallkuar ata që shkatërrojnë rendin moral në shoqëri.
Pejgamberi a.s. thotë: "Umetit tim do t'i falen gabimet e tij, përveç ai i cili e bënë atë haptas.”
Pra, përveç atij i cili të keqen dhe të shëmtuaren që e bën, e publikon dhe e ndan atë me të gjithë.


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Dr. Violeta Smalaj - Prindërimi