Zemra e shëndoshë
Kjo është zemra e pastër, pa të cilën askush nuk do të shpetoj në Ditën e Gjykimit, ashtu siç thotë Allahu i Lartësuar:
"Atë ditë nuk do t' II bëjë dobi as pasuria e as fëmijët, përveç atij i cili vjen tek Allahu me zemër të pastër (prej shirkur dhe hipokrizisë)." (Esh Shuara, 88-89).
Fjalët e njerëzve janë të ndryshme për sa i përket domethënies së zemrës së pastër e të shëndoshë. Ato mund të përmblidhen në shprehjen: Ajo është zemra e cila ka shpëtuar dhe është pastruar nga çdo lloj epshi e dëshire që kundërshton urdhrin e Allahut dhe ndalesën e Tij, si dhe nga çdo e dyshimtë apo mëdyshje që bie ndesh me njoftimin e Allahut. Ajo zemër është pastruar nga të qenët në robërinë e dikujt tjetër përveç Allahut, si dhe nga të marrët për gjykues të dikujt tjetër përveç të Dërguarit të Tij. Ajo është pastruar me dashurinë për Allahun dhe me të marrët për gjykues të të Dërguarit të Tij, me frikë nga Ai, me shpresë tek Ai, duke iu mbështetur Atij, duke iu kthyer Atij me pendim, duke iu nënshtruar vetëm Atij, duke e paraprirë kënaqësinë e Tij në çdo gjendje, si dhe duke iu larguar zemërimit të Tij në çdo mënyrë. Kjo është esenca e adhurimit dhe të qenët rob vetëm i Allahut, dhe se kjo nuk i takon veçse AIIa1mt, Një. Zemra e ka veçuar adhurimin e saj vetëm për Allahun e Lartësuar, me dëshirë, dashuri, mbështetje, dorëzim, nënshtrim, frikë dhe respekt. Ai që ka zemër të shëndoshë, bën gjithçka për hir të Allahut, nëse donë, donë për Allahun, nëse urren, urren për Allahun, nëse jep, jep për AIIahun dhe nëse mban, mban për Allahun. Punët e zemrës janë dëshira, dashuria, urrejtja dhe efektet e tyre, e po ashtu edhe punët e gjymtyrëve. Për të gjitha këto, të mëdhatë dhe të imëtat, është gjykues ai me të cilin ka ardhur i Dërguari i Allahut a.s .. Zemra e tij nuk paraprinë askënd para atij a.s., as në bindje, as në fjalë dhe as në vepër. Ashtu siç thotë Allahu i Lartësuar:
"O ju që keni besuar! Mos vendosni para se të vendos Allahu dhe i Dërguari i Tij." (El Huxhurat, 1)
Disa dijetarë kanë thënë: Për çdo vepër sado e vogël qoftë, hapet një dosje dhe shkruhet: Përse? Si? D.m.th.: Përse e bëre (a e bëre për hir të Allahut apo jo?) dhe si e bëre (a e bëre në përputhje me sunetin apo jo?). Rruga e të shpëtuarit nga pyetja e parë është pastrimi i qëllimit vetëm për Allahun. Dhe rruga e të shpëtuarit nga pyetja e dytë është vërtetimi i pasimit të Pejgamberit a.s., dhe pastrimi i zemrës nga ndonjë dëshirë për ndryshim të qëllimit dhe të sinqeritetit për Allahun, apo ndonjë dëshirë që e kundërshton pasimin e të Dërguarit a.s .. Kjo është e vërteta e zemrës së shëndoshë, për të cilën është garantuar shpëtimi dhe lumturia e përhershme.
Zemra e sëmurë
Lloji i dytë i zemrave është ajo zemër në të cilën ka jetë, por ka edhe sëmundje. Në të ekziston dashuria për Allahun e Madhëruar, besimi në të, sinqeriteti dhe të mbështeturit tek Ai, gjë e cila është edhe lënda e jetës së saj. Por, në të ekziston gjithashtu edhe dashuria për epshet, privilegjimi i tyre, përpjekja për arritjen e tyre, inatet, mendj em adhësia , vetëkënaqësa, dëshira për pushtet mbi tokë, gjë e cila, është lëndë e shkatërrimit dhe dëmtimit së saj. Ai që ka zemrën e sëmurë është nën ndikimin dhe sprovën e dy thirrësve, thirrësit për tek Allahu, tek i Dërguari i Tij dhe te bota tjetër, si dhe thirrësit për në kënaqësitë e kësaj bote kalimtare. Zemra i përgjigjet atij i cili e ka derën më pranë saj dhe që është komshi më i afërt me të. Zemra e sëmurë ose është më pranë shpëtimit dhe pastërtisë ose është më pranë prishjes dhe humbjes. Allahu i Madhëruar i ka përmendur të tria këto zemra së bashku në fjalën e Tij:
"Nuk kemi dërguar ndonjë të dërguar apo lajmëtar para teje dhe ai të shpallte nga mesazhi apo të fliste nga mendimi i tij, veçse djalli ka hedhur mashtrime në të. Por, Allahu dërrmon atë çfarë hedh djalli, pastaj Allahu vendos dhe ngre mesazhin e Tij. Dhe Allahu është i Gjithëdijshmi, më i Urti: me qëllim që Ai (Allahu) ta bëjë atë që është hedhur e përzier në të nga djalli, sprovë për ata, zemrat e të cilëve janë me sëmundje dhe për ata, zemrat e të cilëve janë bërë të ngurta. Por, është e sigurt se të padrejtët janë në përçarje e mosmarrëveshje, tepër larg (nga e vërteta); dhe me qëllim që ata të cilëve iu është dhuruar dija, të mësojnë se ai (Kurani) është e vërteta nga Zoti yt, që ata të besojnë në të dhe që zemrat e tyre t'i nënshtrohen Atij me përulje. Është më se e vërtetë se Allahu është Udhëzues drejt rrugës së drejtë i atyre që besojnë." (Haxh, 52-54).
Në këtë ajet, Allahu i Madhëruar i ka ndarë zemrat në tri lloje: dy prej tyre janë të sprovuara dhe të prekura, ndërsa e treta është e shpëtuar. Dy të prekurat janë zemra në të cilat ka sëmundje dhe zemra e ngurtë. Ndërsa, zemra e shpëtuar është zemra e besimtarit e përulur para Zotit të Tij. Kjo është edhe zemra e qetë dhe e sigurt, e nënshtruar ndaj Zotit të saj, e dorëzuar tek Ai dhe e .. përulur para Tij. Ndërsa, zemra e vdekur është e ngurtë, nuk e pranon dhe nuk përulet para së vërtetës. E zemra e sëmurë, nëse atë e mund sëmundja, ajo bashkohet me zemrën e vdekur dhe të ngurtë, e nëse e mund shëndeti, atëherë ajo bashkohet me zemrën e pastër dhe të shëndoshë. Zemra e sëmurë vazhdon të qëndrojë në dyshim dhe dilemë nga ajo që e sulmon shejtani, ndërsa zemra e shëndoshë dhe e pastër nuk dëmtohet kurrë nga ajo që e sulmon shejtani. Nëse zemra nxihet dhe përmbyset nga këto dy epidemi, asaj i shfaqen dy sëmundje të rrezikshme, të cilat e hedhin atë në mjerim dhe në shkatërrim.
Sëmundja e parë - Ngarërrimi i së mirës me të keqen, duke mos dalluar ndërmjet të mirës dhe të keqes dhe anasjelltas. Madje, ndoshta kjo sëmundje sundon mbi të derisa të besojë se e mira është e keqe dhe e keqja është e mirë.
Sëmundja e dytë - Marrja për gjykues e epshit të tij, e jo asaj, me rë cilën ka ardhur i Dërguari i Allahut a.s., si dhe të nënshrruarit ndaj epshit dhe dëshirave të tij dhe të pasuarit e tyre.
Në zemrën e bardhë ka lindur drita e besimit dhe ka ndriçuar kandili i tij. Nëse asaj i shfaqen sprovat, ajo i refuzon ato dhe i kthen mbrapsht, duke iu shtuar kështu drita, shkëlqimi dhe forca.
Sahabët (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) i kanë ndarë zemrat në katër lloje, ashtu siç është përcjell lajmi i saktë nga Hudhejfe ibnul Jemani, se ai ka thënë: "Zemrat janë katër lloje: zemra e pastruar në të cilën gjendet një kandil ndriçues, e kjo është zemra e besimtarit; zemra e mbyllur me këllëf, e jo është zemra e jobesimtarit; zemra e përmbysur, e kjo është zemra e hipokritit, i cili njohu e pastaj refuzoi, pastaj u verbua; si dhe zemra e përbërë nga dy lëndë: lënda e besimit dhe lënda e hipokrizlsë. Kjo zemër i përket asaj që triumfon mbi tjetrën nga ajo të dyja."
Fjala e tij, "zemër e pastruar", ka kuptimin e pastrimit nga gjithçka tjetër përveç Allahut dhe të Dërguarit të Tij. Ajo zemër është pastruar dhe ka shpëtuar nga çdo gjë tjetër, përveç së vërtetës. " ... në të cilën gjendet një kandil ndriçues", ai është kandili i besimit. Me fjalën "e pastruar", ai ka dashur të tregojë të shpëtuarit e saj nga e kota dhe epshet, ndërsa me kandilin në të, ai ka dashur të tregojë lindjen dhe 'shkëlqimin e saj me dritën e dijes dhe të besimit. Me zemrën e mbuluar, ai ka dashur tëtregojë për zemrën e jobesimtarit, pasi që ajo zemër gjendet brenda një mbulese dhe këllëfi, gjë e cila bënë që asaj të mos i arrijë drita e dijes dhe e besimit. Ashtu siç ka thënë Allahu i Madhëruar, kur tregon për çifutët:
"Dhe thonë: zemrat tona janë të mbështjella ... " (El Bekare, 88), pra brenda këllëfit të tyre. Ky këllëf është mbështjellja, të cilën e ka vendosur Allahu në zemrat e tyre si dënim për ta, ngase e kundërshtuan të vërtetën dhe e refuzuan atë me mendjemadhësi. Ky këllëf është mbështjellje për zemrat, shurdhëri për veshët dhe verbëri për sytë. Ajo është perdja e padukshme për sytë e tyre, e cila përmendet në fjalën e Allahut: "Dhe kur ti (o Muhamed) lexon Kuranin, ne vëmë mes teje dhe atyre që nuk besojnë në jetën e përtejme një perde të padukshme. Ne vumë mbështjellje mbi zemrat e tyre, që të mos e kuptojnë atë (Kuranin) dhe në veshët e tyre shurdhim." (Isra, 45-46).
Me zemrën e përmbysur, ai ka dashur të tregojë zemrën e hipokririr, ashtu siç thotë Allahu i Madhëruar:
"Ç'është kështu me ju që jeni ndarë në dy grupe për çështjen e hipokritëve, ndërsa Allahu i ka kthyer ata mbrapa për shkak të asaj që vepruan duart e tyre." (En Nisa, 88).
Pra, Ai i përmbysi ata dhe i ktheu mbrapa në të kotën e tyre në të cilën ata ndodheshin, si rezultat i veprave dhe i punëve të kota të tyre. Këto janë zemrat më të këqija dhe më të prishura, pasi që ato e besojnë të pavërtetën për të vërtetë dhe miqësohen me pasuesit e saj, ndërsa të vërtetën e konsiderojnë të pavërtetë dhe i armiqësojnë pasuesit e saj. Allahu është ndihmuesi më i mirë.
Zemra e vdekur
Lloji i tretë i zemrave është zemra e kundërt me atë të parën, zemra e vdekur, në të cilën nuk ka jetë në të. Kjo zemër nuk e njeh Zotin e saj, nuk e adhuron Atë ashtu siç ka urdhëruar Ai, e, as nuk e do Atë, ashtu siç ka pëlqyer Ai. Përkundrazi, ajo është e pushtuar nga epshet, dëfrimet dhe nga zemërimi i Zotit të saj për shkak të shthurjes së saj. Ajo nuk do t'ia dijë nëse me epshet dhe dëshirat e saj fiton kënaqësinë e Zotit të saj apo zemërimin e Tij. Ajo është rob i tjetërkujt në dashuri, frikë, shpresë, kënaqësi dhe zemërim. Nëse do diçka apo e do dikë, ajo e do për hir të epsheve të saj dhe e kundërta, nëse urren, urren për epshet e saj. Nëse jep, jep për epshet e saj, e nëse e mban, e mban për hir të epsheve të saj. Epshi i saj është më i privilegjuar dhe më i dashur se kënaqja e Zotit të saj. Epshi është prijës i saj, dëfrimi është komanduesi i saj, injoranca është udhëheqësi i saj dhe hutimi është anija e saj. Me të menduarit për arritjen e sendeve të kësaj dynjaje, ajo është e mbytur. Me rnarramendjen e epsheve dhe dashurinë e kalimtares, ajo është e dehur. Thirret për tek Allahu dhe për tek banesa e përhershme nga një vend i largët, por ajo nuk i përgjigjet këshilluesit, dhe ndjek çdo shejtan të pabindur e tiran. Dynjaja është ajo që e mërzitë dhe që e kënaq atë. Epshi e verbon nga çdo gjë tjetër përveç të kotës dhe të pavërtetës. Shoqërimi i zotëruesit të kësaj zemre është sëmundje, të jetuarit me të është sëmundje, e të qëndruarit me të është shkatërrim.
Referencat kryesore:
I. "Ringjallja e shkencave fetare - lhja ulmu ddin, Ebu Hamid el Gazali, "Përkujtimi - Et-Tedhkira ", Sheinsudin el Kurtbi, "Zgjimi i indiferentëve Tenbihu 'l-gafilin", Ebu Lejth es Semerkandi, "Adhurimi në Islam - El-ibadetu fi'l-islam", Jusuf el Kardavi, "Paprekshmëria e dijetarëve - Humetu ehu'l-ilmi", Muhamed el Mukadem. "Peshorja - El-Mizan", Esh-Sha'rani.