Guximi i jashtëzakonshëm i Pejgamberit a.s.


Sa i përket guximit dhe trimërisë së Pejgamberit a.s në beteja dhe luftëra, sahabët shpeshherë ishin strehuar tek i Dërguari i Zotit, kur beteja arrinte kulmin dhe vringëllonin shpatat. Hazreti Aliu ka thënë: "Ndërsa beteja vazhdonte me të gjithë ashpërsinë e saj, re strehoheshim pas shpinës së Pejgamberit. Ai isllte më i guximshmi ndër të gjitllë."(1)
Zoti i Plotfuqishëm pasi ia mundësoi Muhamedit a.s. çlirimin e Mekës dhe kurejshët iu bindën atij, disa fise mbetën në idhujtarinë dhe armiqësinë e tyre ndaj Islamit dhe myslimanëve. Në krye të tyre ishin fiset Hevazin dhe Thekif dhe fiset arabe përreth tyre. Këto dy fise bënë marrëveshje me qëllim që të luftonin kundër myslimanëve dhe t'i shkatërronin myslimanët para se këta të arrinin ta përhapnin fenë islame në tërë Arabinë.
Kur Pejgamberi a.s. dëgjoi për planet e fiseve armike, ai urdhëroi ushtrinë e vet që të nisej drejt Taifit. Numri i myslimanëve ishte 12 mijë ndërsa armiku kishte 4 mijë. Për herë të parë myslimanët ishin më të shumtë në numër ndryshe nga beteja e Bedrit. Prandaj, myslimanët ndiheshin të sigurt, të vetëkënaqur dhe duke menduar se do të ishte një betejë e lehtë.(2)
Madje ata të mahnitur me fuqinë e tyre duke parë numrin e madh të njerëzve që kishin, kishin thënë:
"Ne kurrë nuk do të pësojmë disfatë!" Me të dëgjuar këto fjalë, i Dërguari i Zotit e kuptoi se myslimanët po mburreshin së tepërmi me numrin e tyre dhe për shkak të kësaj nuk do të kishin sukses. Pejgamberi a.s. kishte thënë: "Sot nuk do të mposhtemi për shkak të numrit tonë të vogëll!”(3) Ai kërkoi që ata t'i drejtoheshin fuqisë së Allahut e jo fuqisë që kishin!
Mburrja me fuqinë e tyre nga numri i madh, ishte një nga shkaqet e humbjes së betejës në fillim. Rreth ngjarjeve dhe situatave që e shoqëruan atë dhe mësimeve që duhet të nxirren prej saj, Zoti shpalli: "Nuk ka dyshim, se Allahu ju ka ndihmuar në shumë beteja, e edhe në ditën e Hunejnit, kur juve ju mahniti numri i madh i cili nuk ju vlejti asgjë, dhe me gjerësinë e saj, që kishte toka ju dukej se është e ngushtë për ju, pastaj ju u zmbrapsët (ikët). Pastaj Allahu zbriti qetësinë e vet në të Dërguarin e Tij dhe në besimtarët, zbriti një ushtri që ju nuk e patë, i dënoi ata që mohuan, e ai ishte ndëshkim ndaj mosbesimtarëve." (Et Tevbeh, 25-26).
Nëse Beteja e Bedrit u dëshmoi sahabëve, dhe myslimanëve pas tyre, se nuk do t'i dëmtonte numri i vogël përballë numrit të madh të armiqve për sa kohë që ishin të durueshëm dhe të devotshëm, Beteja e Hunejnit u dëshmoi myslimanëve se atyre nuk do t'u ndihmojë numri më i madh se nëse nuk janë të durueshëm dhe të devotshëm.
Koha e betejës ishte afruar. Ushtria myslimane përparonte nëpër shtegun e Hunejnit, gjerësisht nëpër grykat e ngushta të maleve shkëmbore, drejt luginës, ku ishin duke pritur hevazinët dhe fiset e tjera. Ishte mëngjes i hershëm dhe dita ende nuk kishte zbardhur. Myslimanët nuk e dininse nën hijen e errësirës luftëtarët hefazin ë kishin hipur në male dhe kishin zënë ptitat. Kur myslimanët arritën në një ngushticë, hevazinët u hodhën në sulm. Në fillim ata hodhën gurë e më vonë sulmuan me shigjeta dhe shpata.(4)
Nga Xhabir ibn Abdullahu transmetohet si vijon: "Kur arritëm përballë luginës së Hunejnit, u lëshuam në njërën nga luginat e Tihames, ishte mjaft e gjerë dhe shumë e pjerrët kështu që zdirgjeshim teposhtë saj. Ishte afër fundit të natës, në errësirën e dendur, pak para agimit, kurse ata kishin mbërritur në atë luginë para nesh dhe gjithkund rrugës nëpër shtigje e tërthore, lugje e gryka, kishin vendosur prita si dhe ishin përgatitur dhe rregulluar mirë. Vallahi, derisa ne po zdirgjeshim kështu, na befasoi ushtria e armikut, e cila u vërsul njëherësh, kurse myslimanët nisën të tërhiqeshin me të shpejtë duke rënë njëri mbi tjetrin."(5)
Aty u krijua një gjendje kaotike, myslimanët të befasuar e të frikësuar filluan të iknin nga fushëbeteja dhe të largoheshin nga të mundnin. Ndërkaq, Pejgamberi a.s. qëndroi i patundur në vendin ku gjendej, nuk bëri asnjë hap prapa, por qëndroi përballë ushtrisë armike në front."(6)
Pejgamberi a.s. filloi të thërriste me zë të lartë: "O burra, ejani tek unë, unë nuk jam Pejgamber i rrejshëm, unë jam Muhamed ibn Ahdullahi!" Njerëzit megjithatë ikën. Ai mbeti së bashku me Ebu Bekrin, Aliun, xhaxhain e tij, Abasin, dhe me një numër të vogël muhaxhiresh dhe ensarësh.(7)
Abas ibn Abdulmutalibi tregon: "Unë kam qenë me Pejgamberin a.s. dhe e mbaja për freri mushkën e tij të bardhë. Unë isha trupmadh dhe kisha zë të fortë dhe kur Pejgamberi a.s. e pa rrëmujën tek njerëzit, u thirri atyre: 'Ku po shkoni, o njerëz!?' por nuk vërejta se njerëzit po ia vinin veshin ndonjë gjëje. Atëherë më tha mua: 'O Abas, thirr: ‘O ensarë, o populli i Semures!' dhe atëherë ata filluan të thonë: 'Të përgjigjemi, ja po vijmë!"(8)
Pejgamberi a.s. i thirri myslimanët që kishin ikur të ktheheshin dhe të qëndronin me të. Myslimanët përfundimisht rifituan kontrollin dhe e mposhtën fisin Beni Hevazin.(9) Pejgamberi a.s. gjithashtu u lut: "O Allah, ma jep fitoren që më ke premtuar!"(10)
Ibni Is'haku thotë: "Kur njerëzit ashtu të mundur u tërhoqën, disa të pagdhendur nga Meka që ishin me Pejgamberin a.s., kur e panë këtë disfatë, filluan ta shfaqin me keqdashje atë që kishin në zemrat e tyre. Ebu Sufjan ibn Harbi tha: "Dështimi i tyre nuk do të përfundojë derisa t'i dëbojmë gjer në Detin e Kuq, ndërsa shigjetat i kanë me vete në qese!" Atëherë Xhebele ibn Hanbeli bërtiti me zë të lartë: "Sot dështoi mrekullia!"(11)
Shejbe ibn Osman më vonë ka treguar: "I thashë vetes: 'Sot do ta marr hakun ndaj Muhamedit! Sot unë do ta vras Muhamedin!' Pastaj shkova në kërkim të Pejgamberit a.s. për ta vrarë! Atëherë një ndjenjë e çuditshme më kaploi dhe ma pushtoi zemrën dhe unë nuk mund ta duroja. Kështu kuptova se ai ishte i mbrojtur nga unë dhe se nuk mund t'i bëja asgjë."(12)
Asnjëherë Muhamedi, sala Allahu alejhi ves selem, nuk ka pohuar për për vete atë që nuk ishte. Qëndrimet e Muhamedit a.s. janë shembull dhe fokusi i vëmendjes, sepse ai ishte i paluajtshëm në situata trimërie, i fortë në situata force, i mëshirshëm dhe mik në situata mirësie.
Në asnjë luftë nuk është regjistruar se Muhamedi a.s. është larguar dhe ka ikur. Ai tregohej durimtar, i sigurt dhe me zemër të qetë. Ndonëse Pejgamberi a.s. ishte i butë dhe i mëshirshëm si asnjë njeri tjetër, ai ishte jashtëzakonisht i guximshëm. Ishte vendosmëria dhe qëndrimi i Pejgamberit a.s. që ndikoi që myslimanët të ktheheshin në betejë dhe të mblidheshin përreth tij, duke kuptuar se kjo ishte shenjë e fitores së myslimanëve kundër idhujtarëve.
Sikur Muhamedi a.s. të mos ishte vërtet Pejgamber i Zotit, apo të hezitonte në misionin e tij ai nuk do të vepronte në mënyrë të tillë duke rrezikuar jetën e tij, dhe as fitorja nuk do të arrihej!


____________________
1. Suvarun min shuxheatin nebij, sala Allahu alejhi ves selam, shih: https//www.islamweb.net/ar/article.
2. Nabeel Al-Azamt, Udhëheqja sipas Muhamedit a.s. (11 Cilësitë që ndryshuan botën), Dituria Islame, qershor Prishtinë, 2020, 11/: 355, f.43.
3. Biografia e Pejgamberit sal-lallahu alejhi ve sel-lem, Sra nga Ibn Hisham, Sira Prishtinë, 2021, f.306.
4. https//dl.lslamhouse.com/data/sqlih_boks/single/sq_Jeta_e_Profetit Muhamed.pdf
5. Ibn Hisham, op. cit., f.305.
6. Nabeal Al-Azami, op.cit., f.43.
7. Ibn Hisham, op. cit., f. 305.
8. Ibu Hisham, op. cit., f.306.
9. Nabeel Al-Azami, op. cit., f. 43.
10. Nabeel Al-Azami, .op. cit., f. 43.
11. Ibn Hisham, op. cit., f. 306.
12. Ibn Hisham, op. cit. F. 306:


Artikulli i kaluar
Këshillimi

Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Dr. Violeta Smalaj - Prindërimi